Kronikë
-
Aksidentet rrugore janë bërë një problem i rëndësishëm në vend ditët e fundit, të ndodhura për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve. Policia e Çekisë i ka dhuruar policisë shqiptare katër radarë dixhitalë modernë për monitorimin e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve
1 Korrik 2021, 21:58 -
-
-
Danimarka 1 milionë vaksina AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria
1 Korrik 2021, 21:47Danimarka do të dhurojë 1 milionë vaksina AstraZeneca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
-
Lushnje, pacientët bredhin me shiringa me gjak në duar nga shteti tek privati, për analizat
1 Korrik 2021, 21:33Pasi i merret gjak një pacienteje 77 vjeçare në shtet i thuhet që me shiringën e gjakut të paraqitet në privat për të kryer analizat dhe të marrë e përgjigjen.
-
’25 gërsheta t’i numërova pa fjeta’, këngëtarja e njohur greke këndon shqip dhe emocionon shqiptarët
1 Korrik 2021, 21:29Me këngën popullore “25 gërsheta” dhe zërin melodioz, këngëtarja e njohur greke, Glikeria ka kënduar për herë të parë në gjuhën shqipe, duke falur momente emocionuese për të gjithë shqiptarët.
-
“Jam e sëmurë me kancer, dua të të dhuroj 40 mijë euro”/ Zbulohet si funksionon skema e mashtrimit kibernetik: Gjithçka nis nga 155 euro deri tek… (Si i rezistoi shqiptarja dhjetëra mesazheve)
1 Korrik 2021, 21:24Jam importues i vajit të kuq dhe kam kompaninë, kam humbur burrin tim 6 vjet më parë, i cili më preku shumë dhe nuk mund të martohesha deri më tani, nuk kisha fëmijë. Unë jam i gatshëm të jap këtë para vdekjes time sepse ditët e mia janë të numëruara në këtë tokë, kështu që në mungesë të kësaj sëmundjeje kam pasur vetëm një qetësues në Kanada për arsyet e shëndetit tim”, i shkruan “Bucho” në Instagram.
-
Rikonstruksioni i kabinave, nesër në këto zona në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike
1 Korrik 2021, 20:59Nga dita e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
-
Prodhimi i energjisë në 2020 u ul me 10%! Kuvendi miratoi kredinë 100 mln euro për energjinë! Tërmeti vështirësoi faturimin e qytetarëve për ujin
1 Korrik 2021, 20:29Enti Rregullator i Energjisë dhe i Ujit raportoi në Kuvend se prodhimi i energjisë elektrike në vitin e kaluar është ulur, ndërkohë që janë konstatuar probleme në faturimin e qytetarëve për ujin.
-
Jo vetëm gjatë ditës, nga sot Kapshtica dhe Kakavija në punë 24 orë, ja kriteret për kalimin
1 Korrik 2021, 20:33Pas kaq shumë kohësh nën kufizimet anti-COVID dhe funksionimit me orare të reduktuara, udhëtarët shqiptarë do të mund të vizitojnë vendin fqinj, Greqinë, në çdo kohë pasi pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të punojnë përgjatë 24 orët e ditës.
-
Afera që fsheh tymi i plehrave mbi Peqin, bashkia 1 milion USD kompanisë ‘Viola Green’ për 288 kontenierë me mbetje, nuk i dërgojnë në incenerator për të fshehur volumin real
1 Korrik 2021, 20:22Report Tv zbulon detaje të reja rreth skandalit të djegies së plehrave në Peqin. Bashkia tender 1 milionë USD për kompaninë ‘Viola Green’ për zbrazjen çdo ditë të 70 kontenierë me mbeturina në qytet dhe zbrazjen dy herë në javë të 218 kontenierëve në zonat e tjera. Dyshimet të forta se volumi i plehrave të përcaktuara nuk është real dhe nuk justifikon paratë. Nëse mbetjet do dërgoheshin në Inceneratori i Elbasanit, do mateshin duke dalë volumi real. A është kjo arsyeja se pse mbetet hidhen nëpër fusha dhe digjen, duke shmangur inceneratorin?
-
-
Brataj takohet me virologun Domi: E keqja më e madhe e pandemisë ka kaluar! Nuk do të ketë valë me përmasa si ato që përjetuam, kujdesi të vazhdojë
1 Korrik 2021, 20:02Mjeku Skënder Brataj në një takim me virologun Arban Domi ku folën edhe për vitin e vështirë të pandemisë së COVID-19, zbuluan se ndanin të njëjtin mendim, se e keqja më e madhe e kësaj sfide ka kaluar.
-
Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, bëhen bashkë Ruçi, Meta, Basha! Mungon Rama, i pranishëm dhe Princ Leka! Kim: Dolli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
1 Korrik 2021, 20:01Në ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë bërë bashkë të gjithë figurat e larta të shtetit, duke nisur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ministrat e qeverisë Rama, krerët e komuniteteve fetare, kryeprokurorin Olsian Çela.
-
Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, SHBA: Shqipëria tregoi rritje të përpjekjeve për eliminimin e fenomenit! U shtua ndjekja penale e trafikantëve dhe ndihma për viktimat
1 Korrik 2021, 19:40Departamenti i shtetit ka publikuar ditën e sotme raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2021, edhe për Shqipërinë. Në raport vendi ynë vlerësohet se po bën përpjekje të konsiderueshme për ta luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, edhe pse DASH nënvizon se ende nuk i përmbush plotësisht standardet minimale.
-
'Bakshishe' për familjen e Musaenit, kamarieri Toska: Kolegët e mirëpritën nismën, politika s'dha ndihmë! I kam shërbyer babait të 20 vjeçarit para se të vdiste
1 Korrik 2021, 19:29Një ditë pas vrasjes së 20 vjeçarit Musaen Zeneli nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës së tij si kamarier, kolegët e tij në Shkodër ndërmorën një iniciativë për të mbledhur bakshishe të kamarierëve si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.
-
Sezoni turistik/ Eksperti Kurti: Politika me kufij të hapur e Qeverisë i ka dhënë turizmit avantazh me vendet e rajonit! Kërkesa është shumë e lartë
1 Korrik 2021, 19:03Me vendimin për të ndjekur politikën e kufijve të hapur qeveria shqiptare i ka dhënë ndihmesën më të madhe sektorit të turizmit në vend dhe i ka dhënë një avantazh shumë të madh krahasuar me vendet e rajonit. Astrit Kurti, ekspert i hotelerisë dhe turizmit, në një intervistë të dhënë për Report Tv tha se ky vendim i qeverisë ka bërë që sezoni të nisë me një pozitivitet të madh dhe numri i kërkesave është i kënaqshëm.
-
Xhaçka në Forumin e Prespës: BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, por ne s’duhet të ndalim! Të krijojmë Europën në rajonin tonë
1 Korrik 2021, 18:50Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës në panelin “Ndërtimi i Besimit Përmes Dialogut” që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, tha se ka ardhur koha për një ndryshim në mënyrën e qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor.
-
-
Plazhi i Hidrovorit në Vlorë 30 vjet i mbuluar nga plehrat, kryetari i Këshillit të Qarkut: Sot nisi aksioni i pastrimit
1 Korrik 2021, 17:57Një nga plazhet publike më me hapësirë në Vlorë, ai i Hidrovorit prej 30 vjetësh nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa rëra është e mbushur me mbeturina. Por sot kryetari I Këshillit të Qarkut njoftoi nisjen e aksionit të pastrimit dhe premtoi se shpejt do te nisin edhe investime te tjera.
