Kronikë
-
5 Shtator 2021, 15:32
-
Elbasan/ Po riparonte çatinë e shtëpisë, bie 60-vjeçari, ndërron jetë rrugës për në spital
5 Shtator 2021, 15:13Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga lartësia. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në fshatin Kusarth, ku 60-vjeçari me inicialet D.L., kishte hipur për të riparuar çatinë e banesës së tij, por fatkeqësisht u rrëzua. Ai ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
-
-
U merrte 150 euro secilit për t’i kaluar drejt vendeve të BE, kapet në kamion me 68 emigrantë! Për të shpëtuar tentoi të korruptonte policin me 1000 lekë
5 Shtator 2021, 13:38Një 40-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 68 emigrantë të paligjshëm në kamion në tentativë për t’i kaluar ato drejt vendeve të BE-së kundrejt shumës 150 euro secilit. Në momentin e ndalimit, 40 vjeçari ka tentuar të korruptojë policinë me 1000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit.
-
COVID/ Delta shkakton 54 viktima dhe mbi 16 mijë raste në 35 ditë në Shqipëri, grupmosha 30-39 vjeç më e prekura
5 Shtator 2021, 13:02Varianti Delta i COVID solli një përkeqësim të situatës në vendin tonë ku që prej muajit gusht e deri më sot janë shënuar jo pak por 54 qytetarë që kanë ndërruar jetë. Tirana është zona me më tepër infektime ndërsa grupmosha më e prekur nga virusi gjatë periudhës së pandemisë është nga 30-39 vjeç.
-
-
Mesazhi i Yuri Kim nga 2,764 metra lartësi e malit të Korabit: Hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku
5 Shtator 2021, 12:19'U desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam dhe arritëm në majë.', kështu u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim mbi aventurën e saj të re ne majën e Korabit. Nëpërmjet një postimi në Instagram diplomatja vlerëson alpet shqiptare.
-
-
Kopshti Zoologjik i Tiranës gati në fund të 2021, Veliaj: Surprizë e këndshme për fëmijët
5 Shtator 2021, 11:51Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021.
-
-
Shpëtoi 59 afganë nga talebanët, gazetarja e BBC Yalda Hakim për Report Tv: Me pranimin e refugjatëve Shqipëria shkroi historinë e saj në botë! Do t'ia rrëfej të gjithë globit
5 Shtator 2021, 11:09Me pranimin e afganëve Shqipëria shkroi historinë e saj, ky është një popull me empati të madhe dhe ka hapur dyert për popullin e vendit tim. Përmes këtyre mesazheve gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News Yalda Hakim tregon mirënjohjen e saj për atë që shqiptarët kanë bërë këto ditë për bashkatdhetarët e saj.
-
Kukës/ Vihet nën kontroll zjarri në pyjet në ‘Majën e Zezë’, flakët djegin sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre
5 Shtator 2021, 11:08Zjarri i rënë një ditë më parë në pyjet e ‘Majës së Zezë’ në Kukës është zioluar pasditen e sotme dhe është vënë nën kontroll. Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, ndërsa gjatë ditës së sotme në terren u angazhuan 36 forca që bënë të mundur neutralizimin e situatës.
-
Durrës, pajisën 483 udhëtarët me teste të shpejta për ‘COVID-19’ për të shkuar në Itali, pa qenë të licencuar, arrestohen 5 persona, një në kërkim
5 Shtator 2021, 10:545 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi pajisnin qytetarët me teste të shpejta për të shkuar në Itali, pa qenë të licencuar. 483 qytetarë janë pajisur me test të shpejtë të falsifikuar, ndërsa këto bëheshin në një laborator në lagjen nr.4, Durrës
-
Radhët kilometrike në Morinë, komandanti i kufirit në Kosovë për Report Tv: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim, ka ende që thonë ‘po vij për një drekë në Prizren’
5 Shtator 2021, 10:29Prej disa ditësh në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar radhë kilometrike për të kaluar për shkak të masave anti-COVID që janë vendosur nga pala e Kosovës. Nexhmi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë, tha se ka pasur shtim të stafit në pikën kufitare me 30 %, por fluksi është tepër i lartë për shkak se qytetarët kthehen edhe nga pushimet dhe është fundjavë. Ai kërkoi ndërgjegjësim edhe nga ana e qytetarëve.
-
E kërcënoi se do e vriste po nuk i dha 10 mijë euro, arrestohet në Itali 36-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohet në vendin tonë
5 Shtator 2021, 09:5836-vjeçari Behar Aliaj është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në vendin tonë ku prittë të vuaj dënimin me burg për gjobvënie dhe kanosje për dhënie pasurie.
-
Plas një kapsollë në sheshpushimin e një pallati në Tiranë, trembet banori, alarmon policinë për lëndë plasëse
5 Shtator 2021, 09:44Në sheshpushimin e një pallati në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit gjatë orës 03:00 të mëngjesit ka shpërthyer një kapsollë duke trembur banorët.
-
FOTO dhe VIDEO/ Pasi i shpëtoi në Kabul nga Talebanët, gazetarja e BBC Yalda Hakim takon vajzat afgane në Shëngjin
5 Shtator 2021, 09:40Dhjetëra gra dhe vajza kryesisht pjesë e universitetit amerikan të vajzave në Kabul jetojnë aktualisht në Shëngjin pasi u shpëtuan fatmirësisht nga fondacioni i gazetares së BBC, Yalda Hakim.
-
Studimi/ Profili shqiptar i pandemisë, gjatë dimrit 2020-2021, të rinjtë grupmosha më e infektuara
5 Shtator 2021, 09:22Gjatë dimrit 2020-2021, grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç (20.03%), e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht është e shkujdesur dhe e neglizhon zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).
-
-
45-vjeçari kishte dalë për peshkim dhe i përmbyset varka nga dallgët në Liqenin e Prespës, mbytet! Pas disa orë kërkimesh, trupi i peshkatarit gjendet afër kufirit me Greqinë
5 Shtator 2021, 09:14Stavri Vasilovski, 45-vjeçar, është mbytur në Liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte dalë për të peshkuar së bashku më vëllain dhe një tjetër. Trupi i tij u gjet pasditen e sotme, pasi disa orë kërkimesh nga polumbarët