Kronikë
-
Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike.
31 Janar, 09:47 -
Tiranë/ Kontrabandonin veshje luksi nga Turqia dhe Kina e i shisnin pa faturë tatimore, në pranga 3 persona, nën hetim 4 të tjerë (EMRAT + VIDEO)
31 Janar, 09:30Këta persona u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po transportonin me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-
Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania njofton dhënien e 250 mijë paundëve ndihmë për 400 familje të prekura
30 Janar, 20:30Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se Gjermania do mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, përmes një fondi prej 250 mijë paundësh.
-
Nga azilkërkues në oficer emigracioni! 36 vjeçari shqiptar përballet me akuza vjedhjeje në Britaninë e Madhe
30 Janar, 16:31Bëhet fjalë për Besmir Matera, i cili akuzohet se së bashku me katër kolegë të tjerë përfitonte para nga emigrantët në momentin kur ata silleshin në portin e Doverit, pasi shpëtoheshin në det. Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë viteve 2021 dhe 2022.
-
Mbytet gjatë natës një varkë turistike në Ksamil, pronari dyshon se ngjarja mund të jetë e qëllimshme për arsye konkurrence
30 Janar, 15:16Një varkë turistike është mbytur gjatë natës në Ksamil. Pronari i mjetit lundrues dyshon se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme, për arsye konkurrence.
-
Operacioni ‘Ura’, në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 14:53Emri i Bledin Doçit figuron në dosjen e megaoperacionit “Ura” të zhvilluar mes SPAK dhe homologëve italianë më 21 maj të vitit 2025 ku u godit një prej grupeve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.
-
Delegacioni i EUROPOL vjen në Tiranë, Policia e Shtetit: Bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar!
30 Janar, 14:35Sipas njoftimit zyrtar, palët diskutuan për prioritetet e përbashkëta kundër krimit të organizuar, përfshirë zhvillimin e hetimeve proaktive të bazuara në inteligjencë, shkëmbimin e informacionit me EUROPOL-in dhe shtetet anëtare të BE-së, si dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë dhe lidhje ndërkombëtare.
-
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997 në Gramsh, arrestohet në Greqi me qëllim ekstradimin 59-vjeçari! U hakmor për vrasjen e vëllait (EMRI)
30 Janar, 14:33Kostandin Nishukuvrau me armë zjarri nipin e personit që i kishte vrarë vëllain. Prej vitesh, 59-vjeçari nga Gramshi ka jetuar me një identitet tjetër të tretë në vendin fqinj, me qëllim fshehjen nga autoritetet për arrestimin e tij.
-
Hetimet për koncesionet në Shëndetësi, SPAK kontrolle në kompaninë e lidhur me Klodian Allajbeun
30 Janar, 14:37Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar këtë të premte konkrolle në zyrat e kompanisë farmaceutike “Evita”, një tjetër firmë në zonën e ish Bllokut në kryeqytet si dhe në një banesë. Kontrollet në kompaninë e lidhur me biznesmenin Klodjan Allajbeu janë lëshuar në kuadër të një hetimi në SPAK për koncesionet në shëndetësi.
-
Tiranë/ Policia Rrugore vendos 237 gjoba për mosrespektim të radhës në trafik dhe mosvënies së kaskës, procedime dhe për shoferët që bëjnë drift (VIDEO)
30 Janar, 14:28Efektivët kanë kryer verifikime intensive rreth rasteve të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që publikohen në rrjete sociale. Për mosrespektim të rradhës në trafik, mosvënie të kaskës dhe pengim të qarkullimit, u vunë 237 gjoba.
-
Tiranë/ Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ (EMRI)
30 Janar, 14:03Në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, ai shiste produkte me logo false. Për këto produkte, ai nuk posedonte fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Fier
30 Janar, 13:34Një burrë 71 vjeçar është arrestuar sot në Fier, nën dyshimin se ka ngacmuar një vajzë të mitur. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit
-
Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier! Nën hetim 3 persona të tjerë
30 Janar, 13:3341-vjeçarja ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit. Ndërkaq, policia nisi hetimet për 3 persona, pasi përfituan nga kjo veprimtari kriminale.
-
Prej 11 ditësh i shtruar në spital! Përmirësohet lehtë shëndeti i drejtorit të burgut të Durrësit pasi pësoi hemorragji celebrale
30 Janar, 13:24Gjendja e tij shëndetësore ka shënuar një përmirësim të lehtë nga dita në ditë. Megjithatë, ai ende nuk është i vetëdijshëm dhe ndodhet nën monitorim të stafit mjekësor në reanimacion.
-
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës Artion Duka, në vend të tij komandohet Armir Gjikolaj
30 Janar, 13:20Largimin Duka e ka argumentuar për arsye familjare. Në vend të Artion Dukës është komanduar si drejtor i Policisë së Dibrës, Armir Gjikolaj.
-
Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, ish-presidenti nga qelia: Drejtësi me regji, prokurorët po manipulojnë që të zgjasin paraburgimin tim
30 Janar, 13:02Meta kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg” me një tjetër masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u rrëzua. Meta është në qelinë e paraburgimit 313 në Tiranë që prej tetorit 2024.
-
Namir Lapardhaja: Gjyqtarja Irena Gjoka duhet mbrojtur nga shantazhi, nga krimi dhe nga subjektet penale
30 Janar, 12:55Të mbrosh sot Irena Gjokën nuk do të thotë t’i japësh imunitet, por do të thotë të mbrosh parimin se verifikimet bëhen nga institucionet, jo nëpërmjet shantazhit dhe presionit publik, sepse që drejtësia të funksionojë nën shantazh është shumë herë më e dëmshme se sa një drejtësi që nuk funksionon.
-
Mungesat e theksuara në sistem, KLGJ përcakton kuotat për Shkollën e Magjistraturës! 10 vende për kandidatët për gjyqtarë
30 Janar, 12:21Për vitin e ri akademik, 10 kuota janë për kandidatët për gjyqtarë, 6 për kandidatët si ndihmës ligjore në Gjykatat e Apelit dhe 35 për kandidatët Ndihmës ligjore për Gjykata e Shkallës së Parë.
-
Prej ditësh protestë, Bashkia e Vlorës u jep zgjidhje tregtarëve: Do të ndërtohen dy tregje të përkohshme industriale (VIDEO)
30 Janar, 12:05Tregtarët e Vlorës u lajmëruan disa ditë më parë për largimin nga zona ku prej vitesh ushtronin aktivitetin e tyre me një afat kohor 3 ditë për tu zhvendosur. Por bashkia nuk i kishte dhënë zgjidhje se ku tregtarët do të vijonin punën duke nxitur një sërë protestash në dyert e bashkisë.
-
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, arrestohet nga policia (EMRAT + VIDEO)
30 Janar, 11:48Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Bastri Nuredini u arrestua, ndërsa Kongres Nuredini ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.