Kronikë
-
Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, sot shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
7 Mars, 16:46 -
Grupi i Hajrullës trafikoi 1.9 tonë drogë nga Ekuadori drejt BE! Shefi i Policisë porositi 400 kg kokainë, por iu kap në Gjermani! U zbuluan nga SkyECC
7 Mars, 16:40Grupi kriminal i Hajrullës e kishte shtritë aktivitetin e trafikut të drogës në të gjithë vendet e BE. Edhe polici Rezart Kaçi, rezulton porositës i 400 kg kokaine nga Spanja drejt Gjermanisë, i cili sipas SPAK, bashkë me anëtarë të tjerë të grupit, kishte investuar edhe në mjete lundruese për transportin e drogës.
-
-
-
Banorët e Rrjollit 37 ditë protestë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt: S’i lëshojmë tokat tona, të ndalohen punimet deri sa të ‘flasë’ gjykata
7 Mars, 15:39Banorët e Rrjollit pretendojnë pronësinë e tokës ku po ndërtohet resorti, në një sipërfaqe prej 146 hektarësh. Sipas tyre, toka u është grabitur me dokumente false nga Shpellzaj, që një dekadë më parë ka qenë zyrtar në Kadastër. Më pas pronën ia ka shitur botuesit të lidhur me familjen Berisha, i cili tashmë po punon për të ndërtuar resortin me 33 godina rezidenciale dhe një hotel luksoz.
-
Aksident në Vlorë/ Pas përplasjes, dy mjetet dalin nga rruga, një i lënduar (VIDEO)
7 Mars, 15:44Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 14:30. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa AA 210 PJ ka goditur një mjet të parkuar tip “Renault” me targa AB 970 VV.
-
-
U ekzekutua 1 muaj pasi erdhi nga Spanja, grupi i Inez Hajrullës porositi vrasjen e Bledar Birçajt në Vlorë! SPAK zbardh ngjarjen
7 Mars, 13:3040-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë, ku 7 plumba i morën jetën.
-
85-vjeçarja në Vlorë rrëzohet dhe bllokohet në shtëpinë e saj, zjarrfikësit ndërhyjnë heroikisht nga tarraca e pallatit (VIDEO)
7 Mars, 11:24E moshuara kishte rrëshqitur dhe kishte rënë brenda në banesë, duke mbetur e shtrirë në dysheme për një kohë të konsiderueshme. Për shkak se dera e banesës ishte e blinduar dhe e moshuara nuk mund ta hapte nga brenda, zjarrfikësit u detyruan të ndërhyjnë nga tarraca e pallatit. E moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë! Në 2 atentate shpëtoi bashkë me Ervis Matodashajn
7 Mars, 11:00Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, në vitin 2017, 2019 dhe një atentat të organizuar në vitin 2023.
-
Kërcënoi me armë zjarri dy persona, policia i jep fund arratisë së 36-vjeçarit në Durrës
7 Mars, 09:54Në janar të këtij viti, 36-vjeçari ka kërcënuar me armë zjarri 2 persona drejt e nga automjeti me të cilin lëvizte. Në banesën e tij u sekuestruan municione, një thikë dhe dy radio policie.
-
-
-
-
Organizuan 2 vrasje e trafikuan 1.9 tonë drogë, SPAK godet grupin e Hajrullës! 8 urdhër arreste, shpëton i forti i Vlorës dhe miku i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër (EMRAT+VIDEO)
7 Mars, 07:41SPAK zbardh vrasjet e Gentjan Qarrit dhe të Bledar Birçaj në Vlorë në 2021. Grupi akuzohet edhe për trafik droge nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së. Përveç Hajrullës dhe Matodashajt, në kërkim edhe 3 të tjerë që dyshohet se ndodhen në Greqi e Itali. Në Zvicër u kap një ish-polic. Ndërsa, Polici Rezart Kuçi dyshohet se i ka shërbyer grupit Hajrulla edhe kur ka qenë shef i krimeve në Vlorë.
-
Protestat në Rrjoll/ Prek Molla: Policia po paguhet për të mbrojtur oligarkun Ulaj! Balliu: E patolerueshme dhuna e përdorur ndaj banorëve
6 Mars, 19:13Prek Molla ka deklaruar se Policia po paguhet për të mbrojtur Oligarkun Bashkim Ulaj, në mënyrë që ai të grabisë tokat e qytetarëve në Rrjoll, ndërkohë që Balliu është shprehur se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Rrjollit, është e patolerueshme.
-
-
Trafikuan 485 kg kokainë nga Kolumbia, SPAK identifikon 5 anëtarë të tjerë të grupit të Frakullës, 3 në pranga, 2 në kërkim! 10 të tjerë u dënuan me 89 vite burg
6 Mars, 17:27Sasia prej 485.5 kilogramësh kokainë, e përzier me pleh kimik, u zbulua më 24 nëntor 2022 në banesën e ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku e cila ishte kthyer në një laborator kokaine. Për këtë rast, në qershor të vitit 2024, 10 persona u dënuan me 89 vite burg nga Gjykata e Posaçme
-
Raporti/ 37 gra të vrara në katër vite, 27 prej tyre femicide! Avokati i Popullit: Forcim mekanizmit mbrojtës, njohje ligjore femicidit
6 Mars, 17:07Femicidi, apo dhunimi dhe vrasja e grave për shkak të gjinisë ngrihet si fenomen shqetësues në Shqipëri nga Avokati i Popullit. Në raportin e fundit nga Observatori i Femicidit, nga 37 gra dhe vajza të vrara nga viti 2021 deri në vitin 2024, 27 prej tyre janë vlerësuar si femicide.
-
Banorët e Fushë-Bulqizës protestë kundër ndërtimit të HEC-it ‘Shytaj’ nga ish-gjyqtari! Hyjnë me forcë në Bashki
6 Mars, 16:35Banorët e Fushë-Bulqizës mësynë sot në Këshillin Bashkiak duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-it “Shytaj”. Një nga aksionarët është Ervin Shyti, djali i ish-gjyqtarit të shkarkuar nga vetingu Bari Shyti.