Kronikë
-
Të moshuarit nuk do të duhet të presin gjatë, por vaksinimi i tyre anti-COVID do të nisë menjëherë të shtëpitë e të moshuarve, paralelisht me mjekët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në ‘Air Albania’. Lajmi i mirë është se nga vaksinat e kryera ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë reaksion.
12 Janar 2021, 09:38 -
Shkodër/ Qëlloi me armë drejt një banese, në pranga një 33-vjeçar (VIDEO)
12 Janar 2021, 09:35Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës është arrestuar. Mbi të rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit për një ngjarje të ndodhur më 8 janar të 2020. Policia njofton se ai është shpallur në kërkim për një ngjarje ku 33-vjeçari me iniciale A.K. dhe vëllai i tij, 28 vjeçari me iniciale N.K. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në fshatin Grudë, Shkodër.
-
Përmbytjet në Lezhë/ Evakuohen 2 familje në Torovicë, 10 banesa në rrezik nga shembja e dherave! (VIDEO)
12 Janar 2021, 09:25Në qarkun e Lezhës është zvogëluar sipërfaqja e tokave të zaptuara nga ujit, kjo si pasojë e uljes e ndërprerjes së reshjeve të shiut.
-
Rrëshqitjet e dherave, dëmtohet rruga Kukës-Krumë! Pa probleme në akset e tjera nga reshjet e shiut (VIDEO)
12 Janar 2021, 09:23Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë problematika të shumta në qarkullimet e automjeteve në disa akse rrugore. Në aksin Kukës-Krumë, rruga ka pësuar një çarje por pa shkaktuar problematikë të madhe teksa automjetet vijojnë që të lëvizin.
-
Tërmet me magnitudë 4.1 'godet' Himarën
12 Janar 2021, 08:59Lëkundje tërmeti u regjistruan mëngjesin e sotëm në zonën e Himarës. Sipas IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 4.1 e shkallës Rihter dhe me thellësi 18 km.
-
‘Kundërzbulimi’/ Spartak Braho: Si e përgjuam SHIK-un dhe policinë e Berishës në ’96, urdhrat kriminalë që dëgjuam të jepeshin për të masakruar krerët e PS-së
12 Janar 2021, 08:45Braho me një ish-oficer policia montuan pajisje që kapin komunikimet në radio të Agim Shehut dhe Gazidedes, me porosi të Berishës dy ‘gjeneralët’ e PD-së urdhëruan masakrimin e Servet Pëllumbit, goditjen me shkopinj të drejtuesve të tjerë të PS-së, djegien e makinave të tyre dhe sabotimin e mitingjeve në 22 maj 1996, 4 ditë para zgjedhjeve të famshme
-
Nisja e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri/ Kalo: Fillimi i përfundimit të pandemisë! ‘Gjithologët' të mos vijojnë me teoritë konspirative
12 Janar 2021, 08:11Nisja e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri, mjeku Tiran Kalo, një ndër vullnetarët e parë që bëri ‘live’ këtë vaksinë e shikon si ‘fillimin e përfundimit të pandemisë. Në shkrimin e radhës në ditarin e tij në Facebook, Kalo nuk e ka kursyer edhe një mesazh për ‘gjithollogët’.
-
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
12 Janar 2021, 07:46Rreth 91 mijë shqiptarë jetonin në Shtetet e bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit 2018, sipas statistikave të publikuara nga Peë Research center, një institut kërkimor në SHBA, që ka publikuar të dhënat për popullsinë e lindur jashtë, që jeton në SHBA.
-
Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
12 Janar 2021, 07:24Vendi ynë do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta ku herë pas herë do të kemi reshje të izoluara shiu e dëbore në territor. Parashikohet që këto kushte të motit të vijojnë gjatë gjithë ditës.
-
Shkodër/ Plagosi 24-vjeçarin në këmbë pas një sherri afër një lokali, identifikohet autorit! Shpallet në kërkim
12 Janar 2021, 07:17Kur nuk kanë kaluar 24 orë nga plagosja në Shkodër, Report Tv mëson nga burime zyrtare se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:20 në lagjen “Tre Heronjt”, ku i plagosur mbeti Eduart Lekndreaj 24-vjeç.
-
Plagosje me armë zjarri në Shkodër! I riu qëllohet në këmbë pranë një lokali
11 Janar 2021, 22:56Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Qëllohet një i ri në këmbë. I plagosur ka mbetur Eduart Lekndreaj, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Pasi është qëlluar ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe po merr ndihmë mjekësore.
-
‘Duam ngrohje’! Nxënësit në Elbasan bojkotojnë mësimin! Prindërit: Është ftohtë, fëmijët në klasë me xhupa
11 Janar 2021, 20:58Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” në qytetin e Elbasanit rifillimin e procesit mësimor pas 2 javësh pushime, e kanë nisur me protestë për shkak të mungesës së ngrohjes. Ata paralajmërojnë se nëse situata nuk merr zgjidhje, bojkoti do të vijoje.
-
Edhe Shqipëria duhet të shkatërrojë shishet boshe të vaksinës COVID siç bën BE për të shmangur mundësinë që të ripërdoren
11 Janar 2021, 20:06Në Shqipëri nuk ndiqet e njëjta procedurë si në vendet e Bashkimit Evropian për asgjësimin e shisheve bosh të vaksinave anti-covid. Kjo procedurë është e domosdoshme për shmangien e mundësisë që shishet të mbushen me produktet false dhe të rihidhen në treg.
-
-
-
Rënia e dherave në Skuraj, bllokohet qarkullimi për disa orë në aksin Burrel-Tiranë! Furgoni rrezikoi të binte
11 Janar 2021, 19:28Një shembje e madhe e dherave ka bërë që rruga nacionale Burrel-Tiranë të bllokohet plotësisht për disa orë. Një masiv i madh dheu, në afërsi të urës së Ulzës, ka paralizuar qarkullimin.
-
Sot nisi vaksinimi anti-COVID/ Vasilika Hysi: Shqipëria nuk mbeti pas! Vaksina nuk nisi për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e tjera
11 Janar 2021, 19:22Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se sot Shqipëria bëri realitet vaksinimin anti-covid falë mirëmenaxhimit dhe përpjekjeve të qeverisë për ta siguruar atë edhe pse politikat e BE nuk ishin favorizuese.
-
Përplasje me armë zjarri mes bandave shqiptare në Athinë! Vritet një shqiptar, plagosen babai, vëllai i tij dhe një vajzë (FOTO+VIDEO)
11 Janar 2021, 19:02Një 25-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri nga 5 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë i ati i tij dhe vëllai. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një vajzë, punonjëse në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shkak i përplasjeve dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës, ndërsa ngjarja ndodhi në një lokal në Athinë.
-
Tritan Kalo flet pas vaksinimit: S’kisha asnjë efekt anësor! Ky është fillimi i fundit të COVID, vera e qetë! Jo vaksinës moshat 16-18 vjeç dhe shtatzënat
11 Janar 2021, 18:58Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID, e cila ka filluar ditën e sotme në vendin tonë dhe Kalo ishte ndër të parët që është vaksinuar, bashkë me mjekët Najada Çomo, Pëllumb Pipero dhe kryeministrin Edi Rama
-
Oboti nën pushtetin e ujit, shtëpitë si ishuj / Pamje me dron
11 Janar 2021, 17:47