Kronikë
-
Nuk dorëzohet Zhaklina Peto. Pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i cili 5 ditë më parë njoftoi përfundimin e procedurave për verifikimin e kandidimit të saj për Gjykatën Kushtetuese, duke raportuar se ajo është tërhequr nga gara, Peto ka vendosur që të ankimojë serish vendimin e KED.
28 Dhjetor 2020, 12:30 -
'Të ulet kriteri i viteve të punës nga 13 në 7', Artur Metani letër ministres Gjonaj: Ndërhyni në ligj të plotësohen vakancat e ILD-së
28 Dhjetor 2020, 12:28Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve. ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite, në mënyrë që të plotësohen vakanca për inspektor në këtë institucion.
-
COVID-19, sociologu për Report Tv: Ka ndryshuar mënyra si festojmë! Adoleshentët dhe të moshuarit 'i vuajnë' më shumë kufizimet (VIDEO)
28 Dhjetor 2020, 12:27Këtë vit, do të duhet të festojmë ndryshe ndërrimin e viteve, kjo për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit si dhe të vendosjes së masave izoluese nga qeveria shqiptare. Për sociologun Gëzim Tushi, COVID-19 ka bërë një revolucion social dhe në mënyrën se si ne festojmë.
-
Tezgat plot, por bie fuqia blerëse për festat e fundvitit në Shkodër! Tregtarët: Çmimet janë të ulëta, por nuk blen kush (VIDEO)
28 Dhjetor 2020, 11:27Pamje e pazakonshme përpara festave të fundvitit në tregjet e Shkodrës. Aty shihen fare pak blerës ndonëse çmimet kanë rënë në minimumin e tyre. Vetë tregtarët thonë se blerjet kanë shënuar rënie për shkak të situatës ekonomike dhe pandemisë, por edhe informalitetit.
-
Pandemia i plaku dhe i largoi më shumë shqiptarët
28 Dhjetor 2020, 10:53Klodi ka disa vite e martuar, por heziton të bëhet nënë. Ajo gjithmonë ka ëndërruar të ketë një familje të vetën dhe fëmijë, megjithatë nuk guxon ende të sjellë në jetë një fëmijë. E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ajo punonte në një “Call Center”, por tani të njëjtën punë e bënë nga shtëpia dhe ka pasur një ulje të ndjeshme të rrogës.
-
Financimi i Turqisë për rindërtimin e 524 apartamente në Laç, Rama ndan pamjet e punimeve nga kantieri
28 Dhjetor 2020, 10:52Kryeministri Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga pamjet e kantierit të ndërtimit në Laç.
-
-
VIDEO/ 'Karma' bën të sajën edhe për Altin Goxhajn! Infektohet me COVID, ankohet kur qytetarët i kujtojnë mohimin e pandemisë dhe përplasjet me policinë
28 Dhjetor 2020, 10:24Ka qenë një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të mbajtjes së maskës dhë një protagonistëve të protestave të bërë kundër vendimit për masat e Qeverisë. Edhe pse prej muajsh ka propaganduar se koronavirusi nuk ekziston 'karma' ka bërë të sajën për Altin Goxhajn, i cili është infektuar nga COVID.
-
Korfuz/ U kap me 320 kg drogë, në pranga një 62-vjeçar! Lënda narkotike vinte nga Shqipëria
28 Dhjetor 2020, 10:19Një 62-vjeçar në Korfuz u arrestua nga policia pasi po transportonte 320 kg hashash. Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës, në Dassia, Villa Vasilaki. Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike ka hyrë nga Shqipëria por nuk dihet ende identiteti i tij.
-
-
Gara për vakancën e 7-të në Gjykatën Kushtetuese, KED vendos sot për kandidaten Sonila Bejtja
28 Dhjetor 2020, 08:50Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e sotme për të intervistuar kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila kandidon për vakancën e Presidencës.
-
Makina del nga rruga në Fier përfundon në kanal me ujë, humb jetën çifti i bashkëshortëve! Banori: I binin xhamit me grushte, nuk dolën dot dhe u mbytën (VIDEO)
28 Dhjetor 2020, 08:13Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (28 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Qarr. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:20 në vendin e quajtur 'Kthesa e Qarrit". Një makinë tip 'Toyota' doli nga rruga dhe ra në një kanal ku për pasojë kanë ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve, Nue dhe Pashkë Preçi, 62 dhe 61 vjeç.
-
Java nis me reshje shiu dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot
28 Dhjetor 2020, 07:18Parashikimi i motit 28 dhjetor.
-
Tregu i Kukësit bosh në prag festash! Banorët: Rritje çmimesh nuk ka, por s’kemi para (VIDEO)
27 Dhjetor 2020, 22:25Edhe pse jemi në prag të vitit të ri tregu i qytetit të Kukësit numëron blerësit me gishtat e dorës pasi qytetarët ankohen se nuk kanë të ardhura për të blerë ushqime.
-
Aksident në Vlorë! 3 të lënduar, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
27 Dhjetor 2020, 20:32Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Vlorë. Raportohet për 3 persona të lënduar. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë 3 vjeç
-
Krishtlindje në fshatin turistik! Boga veshur me petkun e bardhë, por e vetmuar! Pandemia largoi turistët
27 Dhjetor 2020, 20:23Rreth 40 minuta nga Shkodra ndodhet Boga, që të mrekullon me pamjen e saj. Kjo krishtlindje e gjen Bogën të veshur me petkun e bardhë. Për shkak të pandemisë situata nuk është favorizuese, pasi mungojnë turistët. Report Tv ju sjell magjinë e këtij fshati
-
-
Kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge në Evropën Lindore, kapet shqiptari në Spanjë, po priste 72 kg kokainë! Skema, si futej arka me polumbarë në anije (Emri)
27 Dhjetor 2020, 19:19Trafiku ndërkombëtar i drogës nuk pushon asnjëherë! Policia e Spanjës ka finalizuar me sukses, në një mënyrë spektakolare një operacion antidrogë, ku kanë rënë në pranga shqiptari 42 vjeçar Auron Dule, dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar. Nga operacioni janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike
-
Ardhja e emigrantëve për festa/ Fluks i lartë makinash në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë (VIDEO)
27 Dhjetor 2020, 18:10Ndërsa na ndajnë edhe 4 ditë nga Viti i Ri, pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë makinash në të dyja anët e kufirit në Shqipëri-Kosovë.
-
Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë dhe 1 i huaj! Transportonin hashash dhe marihuanë në Itali me kamionë (VIDEO)
27 Dhjetor 2020, 17:48Pesë shqiptarë dhe një spanjoll janë arrestuar nga policia spanjolle, si anëtarë të një bande kriminale me qendër në Malaga dhe Granada, e cila ishte e dedikuar për mbledhjen e sasive të mëdha të hashashit dhe marihuanës, të cilat i dërgonin drejt Italisë me kamionë