Kronikë
-
Reshjet e dendura që përfshinë vendin para disa ditësh kanë sjellë problematika edhe në zonën e Librazhdit. Siç duket edhe nga pamjet rruga lidhëse me Fushë-Studën ka pësuar dëmtime. Ndërkohë si pasojë e rrëshqitjes së dherave rrezikohen edhe gjashtë banesa në këtë zonë.
27 Janar 2021, 19:54 -
Ish gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj në KPA, kërkon të ruaj statusin e magjistratit
27 Janar 2021, 19:46Ish gjyqtari Apelit, Alaudin Malaj kërkon nga Kolegji Apelimit të ruajë statusin e magjistratit, ndërsa seanca ku pritet që KPA të ketë një vendimmarrje të mbahet më 9 shkurt.
-
Mbi 1 metër borë në fshatin që lidh Panaritin me Korçën, makinat tentojnë të hapin rrugën
27 Janar 2021, 19:35Fshati Shtyllë që lidh Panaritin me Korçën ka mbi 1 metër borë. Në videon e Report Tv shihen makina që tentojnë të hapin rrugën
-
Shqiptari kapet me 100 mijë paund në Angli, i kishte fshehur te kroskoti makinës! Akuzohet për pastrim parash
27 Janar 2021, 19:08Shqiptari Ajet Balesi, 29 vjeç është arrestuar nga autoritetet angleze pasi u kap me 100 mijë paund para të thata në makinë.
-
Mario Metaj i ekzekutuar në Greqi përcillet në banesën e fundit! Pistë hetimi, hakmarrja pas një sherri! Autori mund të ketë hyrë në Shqipëri
27 Janar 2021, 18:46Pista e policisë greke për vrasjen e 27-vjeçari shqiptar Mario Metaj që u ekzekutua dy ditë më parë në Patra mendohet se është hakmarrja. Ngjarja lidhet me plagosjen e të vëllait të viktimë me thikë 10 ditë më parë pas një konflikti.
-
Lë djalin në gjumë, largohet 25-vjecarja nga shtëpia/Nëna: Ka mbërritur në Zvicër, e trafikojnë! Pas emisionit, vajza lidhet me nënën dhe gazetaren: Nuk e di nëse do kthehem…
27 Janar 2021, 18:22La djalin 15 muajsh në gjumë dhe u largua nga shtëpia pa lënë asnjë adresë. Nëna e 24-vjecares nga Fieri Lindita Lamaj e ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ kërkon t’i vij në ndihmë vajzës, pasi ngre dyshime se ajo mbahet peng me qëllim shfrytëzimi.
-
Vrasja e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Laç, Prokuroria mbyll hetimet! Si tentuan njerëzit e Eduard Lamajt të pajtohen me familjen e biznesmenit
27 Janar 2021, 18:16Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armbajtje pa leje
-
Brenda 24-orëve, “Pa Gjurmë” gjen Maradona Alushin në Kavajë. I riu përdorues i lëndëve narkotike
27 Janar 2021, 18:13Humbi një javë më parë, “Pa Gjurmë” rikthen në shtëpi 29-vjeçarin. Maradona Alushi nga fshati Romë i Fierit prej datës 21 janar të këtij viti doli nga shtëpia mëngjesin e së enjtes duke humbur gjurmët.
-
Gjata: Hapja konvikteve rrezikon përhapjen e COVID! Studentët, praktikë në spitalet e rretheve ku jetojnë
27 Janar 2021, 18:12Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata tregon se mes propozimeve që u janë bërë komitetit teknik të ekspertëve për rikthimin e studentëve në auditorë, është dhe mundësia e kryerjes së praktikave në spitalet e rrethe ku studentët banojnë. Ndërsa një tjetër opsion është ardhja e studentëve në auditorë vetëm ditën e provimit, pa hapur konviktet.
-
-
Jahaj për Report Tv: Baret dhe restorantet sektori më i penalizuar, xhiroja ka rënë në 50%! Të ulet TVSH e të shtyhet afati i pagimit të tatimeve
27 Janar 2021, 17:47Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqates së Bareve dhe Restoranteve në një intervistë për Report Tv tha se një nga sektorët më të prekur nga pandemia janë bar-restorantet. Ndërsa ka theksuar se kanë pritur lehtësim të masav, Jahaj ka theksuar se këto biznese janë në krizë pasi kanë vetëm 50% të xhiros. Sipas tij njerëzit tanimë ashtu siç kanë harruar të japin dorën, kanë harruar dhe të pinë kafe e jo më të hanë darka.
-
Histori suksesi, njihuni me 34-vjeçaren nga Preza që realizoi ëndrrën e kultivimit të mjedrës: Ka shumë fusha në bujqësi për aktivizimin e të rinjve
27 Janar 2021, 17:15Manjola Hafizi nga Preza është një e re 34 vjeçare që zhvillon kulturën e mjedrës në tokën e saj në fshat në vendin tonë. Rasti i saj është padyshim një shembull suksesi për të gjithë të rinjtë/
-
COVID-19/ 876 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit
27 Janar 2021, 17:28Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 876 raste pozitive dhe 7 viktima. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
-
Mutacion i ri i COVID? Bino: Tek ne nuk ka deri tani! Pipero u infektua se organizmi s’ka antitrupa pas dozës së parë të vaksinës
27 Janar 2021, 17:01Silva Bino, shefja e epidemiologjisë në ISHP, ka komentuar infektimin me COVID të mjekut Pëllumb Pipero pas 14 ditës që kishte bërë dozën e parë të vaksinës duke thënë se kjo është diçka që mund të ndodhi pasi me dozë e parë të vaksinë organizmi i njeriut nuk ka krijuar të gjitha antitrupat që duhen për të qenë i mbrojtur. Në lidhje me lajmet se në vendin tonë është shfaqur një mutacion i ri i virusit COVID-19, Bino tha se nuk ka një gjë të tillë.
-
-
Leja për ndërtimin e thertores, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli padit në SPAK Xhelal Mziun
27 Janar 2021, 15:41Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli paditi në SPAK ish-kreun e bashkisë Xhelal Mziun. Sipas Sulit, ish-kryebashkiaku ka abuzuar me lejen e miratuar për ndërtimin e thertores në zonën e Laknasit.
-
Aksident në Vlorë, makina përplas një motor! Plagoset një person
27 Janar 2021, 15:36Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë. Një mjet tip "Opel" me drejtues një person me iniciale Y.L. u përplas me një motor me drejtues shtetasin A.M.
-
VIDEOLAJM/ Një arsye më tepër për të vizituar Dardhën, drerët dhurojnë pamje fantastike
27 Janar 2021, 14:53Pamje fantastike vijnë nga Dardha e Korçës. Përveç reshjeve të dëborës që kanë zbardhur rrugët dhe malet, janë parë dhe disa drerë duke dhuruar një pamje të bukur në këto ditë të ftohta dimri.
-
-
Pas rastit të Piperos/ Pse edhe të vaksinuarit mund të infektohen me Covid-19
27 Janar 2021, 14:44Mbrojtja prej 95% që ofrojnë vaksinat kundër Covid-19 vjen pas një kohë pritjeje. Moderna mati efikasitetin e vaksinës së saj duke filluar 14 ditë pas dozës së dytë, ndërsa Pfizer e mati atë duke filluar shtatë ditë pas dozës së dytë.