Kronikë
-
Policia e Sarandës njofton se një ditë pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim për ngjarjen e 28 korrikut në Ksamil, agjentët prangosën në Pikën Kufitare të Qafë-Botës duke ikur për në Greqi, A.S., 36 vjeç, banues në Hungari
31 Korrik 2025, 10:15 -
Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy bashkëshortët në Borsh, 29-vjeçari i plagosur arrestohet te QSUT
31 Korrik 2025, 10:01I ndaluari është 29-vjeçari me inicialet Myfit Qevani, banues në Vlorë, që dyshohet se udhëtonte me shpejtësi. Nga aksidenti pati edhe dy persona të plagosur, mes të cilëve edhe vetë i arrestuari, që po mjekohen te QSUT në Tiranë
-
Maliq/ I vuri zjarrin 'Arave të Sulës' për të hapur kullota të reja, arrestohet piromani 26-vjeçar (VIDEO)
31 Korrik 2025, 09:16Policia e Korçës bëri sot me dije se ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin G. A., banues në fshatin Pirg
-
Po pinin alkool në lokal, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij në Borsh! Arrestohet nga policia, një tjetër shpallet në kërkim
31 Korrik 2025, 08:17Një plagosje me armë zjarri pistoletë ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje. Një i ri është qëlluar me plumb në dorë teksa po pinte alkool në lokal me një shok. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër person i përfshirë në konflikt.
-
Sot afati i fundit për lirimin e hapësirave në akset kombëtare! Nga nesër ndërhyn IKMT, gjoba e kallëzime penale
31 Korrik 2025, 07:15Sot është afati i fundit për bizneset, të cilat duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës. Pas këtij afati, në 1 gusht, do të nisin gjobat dhe ndërhyrja e IKMT, të cilat sikur rikthekson Kryeministri Edi Rama, do të nisin nga ata që refuzojë të zhvendosen
-
DOSJA/ ‘Më ka dhimbt në shpirt’, si iu kap vëllezërve Hoxhosmani 2 ton kokainë: Ra puna nga Ekuadori! Paska qenë lajm i fundit
31 Korrik 2025, 07:03Tjetër episod i trafikut të drogës zbardhet nga dosja për grupin kriminal që në përbërje kishte emra të njohur të botës së krimit, por edhe biznesmenë. 2 tonë kokainë iu sekuestrua dy vëllezërve biznesmenë në Portin e Roterdamit. Droga me vlerë 151 mln euro.
-
Drafti i Kodit të ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin
30 Korrik 2025, 17:25Mes shumë neneve të propozuara në draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar pak ditë në parë nga Ministria e Drejtësisë, përfshihen ndryshime edhe për kontrollin teknik të mjeteve. Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg.
-
Fier/ Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën! Autori pjesë e Strukturës së Armatosur të PD-së (VENDIMI)
30 Korrik 2025, 16:04Gjykata e Fierit ka dhënë sot verdiktin për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Ngjarja më 13 maj 2024, në Baltëz, pasi efektivi po ushtronte detyrën teksa autori bënte lëvizje të rrezikshme në rrugë me mjetin e tij
-
Fier/ Aksident në rrugën Cakran–Gorishovë, makina përplaset me murin rrethues, 2 të plagosur
30 Korrik 2025, 15:20Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.
-
Fier/ Tentohet të vidhet arka e Kishës së Shën Nikollës! At Dhimitër Lloshi: Ata që kryejnë vandalizma të tilla, përgjigjen do e marrin nga Perëndia! (VIDEO)
30 Korrik 2025, 15:18Rasti është konstatuar nga kujdestari i këtij obiekti kulti, i cili ka njoftuar Policinë e Fierit, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Përballë kësaj situate, At Dhimitër Lloshi dënon me forcë akte të tilla në objektet e kultit
-
Gjykata e Lartë u rrëzon rekursin, ngelin në qeli dy ish-zyrtarët që akuzohen për sulmin kibernetik ndaj SPAK
30 Korrik 2025, 15:00Dy ish-zyrtarët e burgjeve dhe IMT do të qëndrojnë në qeli, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.
-
U dhanë 2 mijë euro ryshfet për legalizimin e shtëpisë, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtarin e Kadastrës Fier! 1 vit për dy të tjerët (VENDIMI)
30 Korrik 2025, 14:51Gjykata e Posaçme i shpalli fajtorë të 3 të pandehurit për rastin e dorëzuar nga SPAK në muajin janar. Endri Ngresi, ish-punonjës i Kadastrës së Fierit, mori ryshfet 2 mijë euro për legalizimin nga dy të tjerët, Ardjan Kumaraku dhe Afërdita Vidhi. Për këtë të fundit GJKKO nuk dha masë izolimi
-
Tiranë/ Vodhën rreth 15 mijë euro dhe bizhuteri floriri në dy shtëpi, ‘Vlera’ prangos një nga hajdutët, tjetri shpallet në kërkim (EMRAT+VIDEO)
30 Korrik 2025, 14:40Gjenden në banesën e të arrestuarit edhe 900 mijë lekë, 5700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve. Policia siguroi edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë
-
Aksident i rëndë në Borsh, vdesin burrë e grua! Një tjetër në gjendje të rëndë! Fuoristrada që i përplasi ishte me 200 kilometra në orë (EMRAT+VIDEO)
30 Korrik 2025, 14:24Burrë e grua humbën jetën në rrugën Sarandë-Borsh, pas një aksidenti. Drejtuesi i një mjeti tjetër që u përfshi në aksident, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore
-
Tiranë/ I mori nëpërmjet mashtrimit 10 mijë euro qytetarit, ‘Fraud’ prangos 33-vjeçarin (EMRI)
30 Korrik 2025, 13:49Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Fraud” (Mashtrimi), duke vënë në pranga të riun banues në kryeqytet. Në periudha të ndryshme i ka marrë shumën totale prej 10 mijë eurosh, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar
-
Delvinë/ Ndezën zjarrin që dogji 18 banesa, kishën dhe 20 mijë rrënjë ullinj, nisin hetimet për 3 autorët (EMRAT)
30 Korrik 2025, 13:39Policia e Delvinës ka nisur hetimet për tre persona të cilët dyshohen se ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë.
-
‘Benz-i’ përplas triçiklin në rrugën Lushnjë-Fier, 2 persona të plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar (VIDEO)
30 Korrik 2025, 13:28Një mjet tip ‘Benz’, me targa AA681KJ, është përfshirë në aksident me një motomjet tip triçikël. Nga aksidenti ka pasur edhe dy të plagosur rëndë në spitalin e Lushnjës. Mjetet u përmbysën të dyja në rrugë pas përplasjes
-
Vlorë/ Mbajti me forcë bashkëmoshatarin në makinë, nën akuzë 34-vjeçari, mister shkaqet
30 Korrik 2025, 13:22Ngjarja ka ndodhur pasditen e 28 korrikut, në lagjen “15 Tetori” të qytetit. Policia njofton se shkak ishin motivet e dobëta, por pa dhënë detaje, hetimet po i ndjek Prokuroria
-
Vlorë/ Gjykata e Fierit ia kishte sekuestruar, 41-vjeçari i ndërron bravën apartamentit
30 Korrik 2025, 13:04Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së qytetit bregdetar bënë me dije se referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, duke marrë nën hetim 41-vjeçarin e dyshuar
-
Sarandë/ Turisti hungarez vjedh në Ksamil portofolin me lekë dhe kartat bankare të pushuesit, policia e shpall në kërkim
30 Korrik 2025, 12:58Policia shpalli në kërkim 36-vjeçarin që kishte ardhur me pushime në bregdetin e jugut, por dyshohet se është përfshirë në ngjarjen kriminale. Ngjarja më 28 korrik, i dëmtuari bëri denoncimin
