Kronikë
-
Edhe këtë vit Sazani dhe Karaburuni në qytetin e Vlorës vijojnë të mbeten atraksionet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj, pavarësisht se numri i tyre është mjaft i ulët për shkak të COVID-19. Kjo situatë pranohet edhe nga administrator të anijeve, por shpresa se ditët në vijim situata do jetë më e mirë, është e madhe.
12 Korrik 2020, 13:24 -
Pas 4 muajsh nis punën transporti urban në Elbasan, ka qytetarë që nuk mbajnë maska (VIDEO)
12 Korrik 2020, 13:09Pas katër muajsh ka rinisur punën transporti publik urban në qytetin e Elbasanit.
-
Rritja e shifrave/ Sanatoriumi nesër nis përgatitjet për të pritur pacientët me COVID (VIDEO)
12 Korrik 2020, 13:06Aktualisht te Infektivi, i vetmi për momentin spital COVID janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
-
Nga Tirana në Vlorë për të kultivuar kanabis me llampa, 2 të arrestuar, hetim elektricistit, gjenden disa armë dhe një shpatë
12 Korrik 2020, 13:00Të arrestuarit janë P. S. 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B. 25 vjeç, banues në Tiranë.
-
Arrestohet turku në Kakavijë, hyri në Shqipëri më pasaportë të falsifikuar
12 Korrik 2020, 12:57Një 22-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi hyri në Shqipëri nga Greqia në mënyrë të kundraligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.
-
Covid nuk i ndal dasmat/Në Durrës hetohet dhe gjobitet pronari i një lokali, nuk u respektua distancimi fizik
12 Korrik 2020, 12:17Në Shqipëri nuk harrohen traditat e zhvillimit të dasmave edhe pse kushtet e pandemisë nuk e lejojnë organizimin dhe grumbullimin e njerëzve.
-
12 raste në Berat, infektohet punonjësja e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe
12 Korrik 2020, 12:06 -
500 € për të kaluar drejt BE-së/ Kishin mbushur minibusin dhe makinat me qira me emigrantë, arrestohen 7 trafikantë në 3 qytete, në lojë edhe kosovarët
12 Korrik 2020, 12:01Në 24 orët e fundit janë finalizuar tre operacione nga policia në Pogradec, Elbasan dhe në Kukës duke çuar në pranga 7 persona që po tentonin që kundrejt fitimit të kalonin nga Shqipëria drejt BE-së emigrantë nga vendet e treta, lindja dhe Afrika Veriore.
-
'Në Shqipëri më vrasin për gjakmarrje', si trafikanti i drogës ia doli të shmangte dëbimin! Britania e shqetësuar
12 Korrik 2020, 11:51Në Britani po hasin vështirësi për dëbimin e emigrantëve të cilët kryjnë krime.
-
Trajleri del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, aksidenti shkakton trafik automjetesh (VIDEO)
12 Korrik 2020, 11:37Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet i tonazhit të rëndë ka ndalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks rrugor.
-
S'pranon dërgimin në Psikiatrinë e Vlorës, e sëmura mendore qëllon me thikë dy infermiere në Gjirokastër (VIDEO)
12 Korrik 2020, 11:30Dy infermieret janë jashtë rrezikut
-
Dita e dytë rresht me 4 humbje jete! Vdes ish-volejbollistja shkodrane, 83 raste të reja, Sanatoriumi nis përgatitjet për t'u rikthyer në spital COVID
12 Korrik 2020, 11:01Vijojnë që të jenë alarmante shifrat nga koronavirusi. Ditën e sotme 4 qytetarë nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me COVID-19 duke ndërruar jetë te spitali Infektiv. 8 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar. MSH: Te Infektivi ka shtim të moshave të reja. Sot kemi 83 raste të reja me koronavirusi. Në Berat infektohet punonjësja e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 65 të shëruar.
-
Drogonin dhe shfrytëzonin seksualisht 17-vjeçaren në Krujë, arrestohen 4 të rinj, 2 në kërkim
12 Korrik 2020, 10:34Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare.
-
Propozimi i Turqisë për të kthyer Kishën në Xhami, reagon Kisha Orthodokse e Shqipërisë: Vaji i fesë nuk mund të përdoret për qëllime nacionaliste
12 Korrik 2020, 10:29Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë thotë se 'vaji i fesë nuk mund të përdoret për qëllime nacionaliste.
-
Shijak, 21-vjeçari kapet me armë pa leje, qarkullonte me makinë me targa të vjedhura
12 Korrik 2020, 09:42Një 21-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia në Shijak pasi qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë zjarri.
-
Ofruan ryshfet se ishin pa licencë dhe pa rrip sigurie, arrestohen dy shoferë 39 dhe 22 vjeç në Korçë (VIDEO)
12 Korrik 2020, 09:34Gjatë kësaj jave në Korçë janë vendosur 141 gjoba vetëm për përdorimin e celularit.
-
Itali, dy shqiptarë kapen me 8 kg kokainë me vlerë 1 mln euro
12 Korrik 2020, 09:33Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Ankona, pasi akuzohen për trafik kokaine. Sipas mediave në Itali, dy shqiptarët e arrestuar janë me inicialet I.T 43 vjeç dhe J.M 37 vjeç. Policia i sekuestroi 8 kg kokainë me vlerë tregu deri në 1 milion euro.
-
Prej 3 ditësh mali i Gjallicës në Kukës nën 'pushtetin' e flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
12 Korrik 2020, 08:50Që prej tri ditësh mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve. Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.
-
Qytetarët i drejtohen bregdetit, fluks automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit (VIDEO)
12 Korrik 2020, 08:39E diela dhe pushuesit që i drejtohen bregdetit rikthejnë trafikun! Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë - Durrës ka pasur fluks automjetesh.
-
Qytetarët kanë filluar të sensibilizohen, në 3 orë monitorim me radar asnjë automjet me shpejtësi mbi 100 km/h (VIDEO)
12 Korrik 2020, 08:30Për tre orë monitorim me radar në aksin Sauk-Teg, policia rrugore nuk ka konstatuar asnjë automjet që të lëvizte me një shpejtësi mbi 100 km/h. Kjo thotë policia është një lajm i mirë, jo vetëm që nuk u hoq asnjë leje drejtimi, por sepse qytetarët janë sensibilizuar.