Kronikë
-
Çdo ditë në Shqipëri po regjistrohen humbje jete si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID 2 persona, një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
7 Korrik 2020, 10:32 -
Ishte me koronavirus, policia heton 22-vjeçaren në Lushnje që theu karantinën për të shkuar te shtëpia prindërve (VIDEO)
7 Korrik 2020, 10:1822-vjeçarja është larguar nga Lushnja dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në fshat.
-
'S'më gjen gjë, kam pirë gjysmë kile raki!' Brataj tregon situatën qesharake: Si mu përgjigj qytetari kur i kërkova të dilte jashtë
7 Korrik 2020, 10:06Brataj ndër të tjera thotë se nuk ia vlen që maskën ta mbash të mjekra, është njësoj sikur mos ta mbash fare.
-
Efektet e koronavirusit/ Kruja e boshatisur, mungojnë turistët por edhe vizitorët vendas (VIDEO)
7 Korrik 2020, 09:46Mungesa e turistëve ka dhënë një efekt tejet negativ për bizneset në Krujë, e sidomos në pazarin karakteristik.
-
Elbasan, u kap me 33 kg kanabis në makinë, një i arrestuar
7 Korrik 2020, 09:47Një 47-vjeçar është arrestua pasi u kap në flagrancë duke transportuar 33 kg kanabis sativa.
-
Banoret e Blinishtit çdo ditë 6 orë pa drita, OSSHE: Shkak defekti në fiderin elektrik (VIDEO)
7 Korrik 2020, 09:404 mijë banorë të Blinishtit në Lezhë, i duhet t’i kalojnë ditët e nxehta të korrikut me vështirësitë e mungesës së energjisë elektrike. 5-6 orë të çdo ditë janë pa drita, ndërsa banorët dyshojnë se energjia u hiqet, për të furnizuar zonën bregdetare të Shëngjinit. Vetë OSHEE thotë se ka defekt në rrjet, duke premtuar se do të rregullohet.
-
“4 ditë që nuk rrjedhin çezmat!” Laçi thahet për ujë (VIDEO)
7 Korrik 2020, 09:30Banorët e qytetit të Laçit dhe fshatrave përreth prej vitesh janë duke u përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Familjet e dëmtuara nga tërmeti që kanë mbetur ende në çadra e kanë të pamundur të ruajnë higjienën, pasi ujë nuk rrjedh në çezma prej 4 ditësh.
-
Shkoi në spital në gjendje të rëndë, arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku! Ruhet në dhomë nga policët
7 Korrik 2020, 08:55Arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili ishte në kërkim prej nëntorit prej vitit 2019 pasi gënjeu me formularin e dekriminalizimit. Ai u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të diabetit dhe ishin vetë mjekët që lajmëruan policinë.
-
Vodhën Parkun Arkeologjik të Apolonisë, veprat antike shiteshin nga 18-25 mijë euro secila! Policia zbardh rolet e 3 trafikantëve
7 Korrik 2020, 08:263 persona përfunduan në pranga për trafikim të veprave të artit, ku njëri prej tyre i vidhte dhe dy të tjerë siguronin klientët për t'i shituar. Ata merreshin nga parku i Apolonisë dhe shiteshin për 18-25 mijë euro secila.
-
Temperaturat e larta dhe moti i kthjellët shoqërohet me vranësira të lehta nga mesdita
7 Korrik 2020, 07:32Dita nis me kthjellime por duke ju afruar orëve të mesditës vranësirat shtohen në zonat verilindore-Juglindore duke sjellë rrebeshe shiu.
-
Rikthimi i COVID-it, Koraqi në Report Tv: Nuk diskutohet për izolim të vendit, mund të jenë efikase mbylljet e lokaleve
6 Korrik 2020, 22:33Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, i cili ka qenë i prekur nga COVIDI dhe tashmë është shëruar, i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se se nuk diskutohet mbyllja totale e vendit sic ndodhi prej më shumë se 3 muajsh dhe se mund të diskutohen vetëm mbylljet e vogla.
-
Aksident me vdekje në Shkodër! Makina përplas personat në trotuar, ndërron jetë në spital 28-vjeçarja
6 Korrik 2020, 20:01Drejtuesi i mjetit tip "Alfa Romeo" ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona në trotuar. 28-vjeçarja është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
-
Dy aksidente brenda një ore në Tiranë, autobuzi përplas të miturin, përmbyset makina e plagoset 59-vjeçarja
6 Korrik 2020, 19:36Aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 18:35, ku drejtuesi i autobusit me iniciale F.G., ka aksidentuar të miturin me iniciale G.R., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
-
Rrjeti i 'Big Market' zgjerohet me një pikë të re
6 Korrik 2020, 19:23Rrjetit të madh “Big Market” i shtohet një supermarket i ri.
-
FOTOLAJM/ 'Krah për krah!', Olta Xhaçka dhe Yuri Kim në anijen e Forcave Detare Shqiptare
6 Korrik 2020, 19:18Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim kanë marrë pjesë në bordin e anijes P-Butrinti të Forcave Detare Shqiptare.
-
Kokainë, heroinë dhe laborator kanabisi në Shqipëri/SPAK mbyll hetimet për 31 të pandehurit, shkojnë në gjykim (Emrat)
6 Korrik 2020, 18:49SPAK ka mbyllur hetimet për 31 të pandehurit gjatë operacionit "Limit" të zhvilluar në 2019, të akuzuar për trafik droge dhe e ka cuar atë për gjykim në GJKKO.
-
Merr flakë pallati në Korçë, dy vajza të vogla po luanin me shkrepëse, banori: Pamë tym e kërcisnin xhamat! (VIDEO)
6 Korrik 2020, 18:42Kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët, pasi dy vajzat e vogla të familjes po luanin me shkrepëse e më pas ka marrë flakë krevati i ndodhur aty pranë.
-
'Bie' edhe Bulqiza, infektohet pjesëtari i stafit, mbyllet njësia shëndetësore
6 Korrik 2020, 18:29 -
Futën sende të ndaluara në burgun e Rrogozhinës, pezullohen nga detyra 5 punonjës, mes tyre ish drejtori dhe ish shefi i policisë
6 Korrik 2020, 18:285 punonjës të burgut të Rrogozhinës, mes tyre dhe ish drejtori dhe ish shefi i policisë në këtë burg, janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se krijuan një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës duke favorizuar disa të dënuar.
-
Policia kontrolle në banesat e të prekurve me COVID në Korçë: Mos dilni jashtë, i kemi të gjitha listat!
6 Korrik 2020, 18:22Policia e Shtetit vijon kontrollet në shtëpitë e personave të prekur me COVID-19 duke u bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpia e tyre, pasi listat e përditësuara zotërohen nga autoritetet.