Kronikë
-
Një 80-vjeçare e quajtur Selvi Zenelaj, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas djegjes së një kasolleje në një stan në urën e Gjormit në Vlorë.
13 Shkurt 2020, 09:54 -
-
I dehur në timon, efektivi i FNSH i futet në oborrin e shtëpisë një 70-vjeçari, e plagos në dorë me armën e shërbimit (VIDEO)
13 Shkurt 2020, 08:52Burime për Report Tv bëjnë me dije se polici ngiste në gjendje të dehur makinën e tij, ku si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e një banese.Pas kësaj efektivi i FNSH është konfliktuar me pronarin e kësaj banese 70-vjeçarin S.M, të cilin e ka plagosur në dorë me armën e shërbimit.
-
Fushë-Krujë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin 74-vjeçar nga Kukësi, arrestohet shoferi
13 Shkurt 2020, 08:25Një 24-vjeçar me iniciale M.A. nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip "Benz", ka aksidentuar për vdekje këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë.
-
Meta ‘ironi’ me ‘Venecian’: Emërimet në Kushtetuese i kupton dhe fëmija! E rëndësishme 'Krye- KÇK' që çuditërisht u miratua një ditë para
13 Shkurt 2020, 07:24Krye-KÇK e ka cilësuar presidenti Ilir Meta ndryshimin në ligj, që i merr atij të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe sipas tij kjo është më e rëndësishme për t'u dërguar në 'Venecia' jo radha e emërimeve të anëtarëve. Vetëm pak minuta, para se të niste takimin me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e 'Venecias', Meta ka mbajtur një fjalim duke dhënë të drejtë vetes.
-
Moti/ Kthjellime dhe vranësira të dendura në të gjithë vendin! Fushë-Kruja zbardhet nga mjegulla
13 Shkurt 2020, 07:12Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten thujse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16-17°C. Sipas MeteoAlb: Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
-
-
Zbulohet arsyeja pse SPAK-u i kërkoi OLF-së të dhëna shtesë për Saimir Taullaun dhe kompleksin 'Golden' (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 22:49Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion, por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Repolitix zbardhi detaje nga kërkesa
-
EKSKLUZIVE- OFL zbulon 21 prona të Lulzim Berishës, 2 pallate në Qerret, 'financues' i kamufluar pas kushëririt shitës betoni! BMW e blinduar, toka dhe biznese /LISTA
12 Shkurt 2020, 22:11OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerrretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A.Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën. Në këtë dokument ekskluziv që Report Tv siguron, thuhet se sipas informacioneve të mbledhura, Lulzim Berisha, është "kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, i cili ka aktivitet për shitjen e betonit po në Qerret, ku janë ndërtuar dy pallatet shumë pranë vijës bregdetare pranë Portit të Jahteve"
-
-
'Pse nuk bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?' Rovena Voda i përgjigjet PD-së (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 21:50Vjen përgjigja nga qeveria për Partinë Demokratike
-
Ekskluzive/ Voda: OFL sekuestron 20 prona me vlerë miliona euro të Lulzim Berishës (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 21:39Përballë moderatorit Denis Minga dhe të ftuarve në emision, zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën shoë me sekuestrime të pavlera. "Nuk mund të flasim për kasolle", tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës të cilat për herë të parë i deklaroi në "Repolitix" këtë mbrëmje.
-
Tiranë/ Ilda Bejleri godet me makinë 63-vjeçaren dhe largohet! Moderatorja: Të ishte situatë serioze nuk kisha ikur...Gruaja me një gjymtyrë të dëmtuar
12 Shkurt 2020, 20:59Moderatorja sportive ende nuk është shoqëruar në polici, përsakohë ende nuk është idenfifikuar automjeti nga kamerat e sigurisë, e po ashtu mësohet se ajo nuk është vetëdorëzuar pranë autoriteteve për të dhënë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen.
-
U kap me dokumente të falsifikuara greke në Britani, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me 13.5 muaj burgim
12 Shkurt 2020, 19:05Makina ku ndodhej vajza drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, i cili më parë kishte kaluar edhe 5 shqiptarë ilegalisht në Britani, por ai nuk mori pjesë në seancë për shkak të motit të papërshtatshëm për të udhëtuar.
-
Tiranë/ Arrestohen 11 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit për veprimtari të lojërave të fatit (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 18:1210 personat do të akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, kurse pronari i lokalit për veprën “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.
-
Agim Ismaili kërkesë AKU-së: Duhet të certifikoni ushqimet për të burgosurit (DOKUMENTI)
12 Shkurt 2020, 17:37Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i është drejtuar AKU-së ku i kërkon ngritjen e komisioneve për garantimin e sigurisë ushqimore në burgje. Sipas Ismailit kjo kërkesë vjen për shkak se në burgje duhet të ketë kontrolle të shtuara pasi ato konsideron si ambiente sociale ku konsumatorët nuk kanë mundësi vlerësimi apo zgjedhje.
-
Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefekti Millja: Ta zhdukim nga qarqet problematike
12 Shkurt 2020, 17:16Lufta kundër kanabisit ka mbledhur në një takim në prefekturën e Shkodrës, drejtorin e policisë Shkodër Niko Brahimaj dhe përfaqësuesve të bashkive. Brahimaj kërkoi dhe përfshirjen e institucioneve të tjera në luftën lundër kanabisit. Sipas tij është katërfishuar goditja ndaj kanabisit.
-
Dy aksidente, në pak minuta në Vlorë! 3 makina bëhen 'copa', 6 të lënduar (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 16:59Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Vlorë duke shënuar 6 të plagosur, mes tyre një i moshuar në gjendje të rëndë.
-
-
Shpërndante drogë në Tiranë, pranga 22-vjeçarit
12 Shkurt 2020, 16:32Një 22-vjeçar ra në pranga pasi u kap nga policia me disa doza lënde narkotike, të dyshuar si kanabis sativa, ndërsa po procedohen në gjendje të lirë dy miqtë e tij.