Kronikë
-
7 Dhjetor 2019, 12:22
-
Në kërkim të jetës së re, shumë larg Thumanës! 'Na çoni edhe në një ferr, vetëm në ato pallate jo! S'na i mban të shkojmë...Të mbysim fëmijët me duart tona'?!
7 Dhjetor 2019, 12:13Thumana nuk po mundet të gjejë qetësinë dhe sigurinë për të jetuar në shtëpitë që i rezistuan me dëme të vogla tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la 51 viktima, 24 prej të cilëve nën rrënojat e pallateve të shembura në Thumanën e varfër të Fushë-Krujës.
-
Konkursi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin ‘La Sapienza’ në Romë. Por në komision askush nuk e dinte gjuhën
7 Dhjetor 2019, 11:10Një vit më parë shpërthyen polemikat e kandidatëve për një vend në Departamentin e Shkencave Filologjike Linguistike Dokumentare. Tani kandidatët kanë drejtuar gishtin te albanologët që, sipas tyre janë të përfshirë në afera. Ata i akuzojnë se kanë paracaktuar fituesin ndër katër kandidatët. Një prej kandidatëve, që më pas fitoi: Ata e bënë atë aq qartë, sa nuk ruajtën as formën e konkursit.
-
Berat- Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me trajlerin dhe përfundon në kanal, plagosen dhe 5 persona (VD)
7 Dhjetor 2019, 10:57Një ambulancë është përplasur paraditen e sotme me një mjet tip "Trailer" në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak.
-
Anti-informaliteti- Krijuan skema mashtrimi me TVSH, 4 në pranga, 4 në kërkim
7 Dhjetor 2019, 10:40Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti 2”.
-
Arsyetimi/ Pse SHBA-BE nuk e duan Besim Hajdarmatajn në drejtësi: Dyshojmë se ka marrë ryshfet për sabotimin e dosjeve
7 Dhjetor 2019, 10:24Operacionin Ndërkombëtar i Monitorimi kërkon që Kolegji i Apelimit të vendosë për fatin e Hajdarmatajt pasi mbylli dosjen e grupit nga Laçi që nuk lejoi sekuestrimin e makinetave të lojërave të fatit që i kishin vjedhur. ONM i referohet kryesisht një çështje të vitit 2010 kur Hajdarmataj ishte drejtues i Prokurorisë së Kurbinit.
-
Lezhë- Dhunonte prej kohësh gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, 28-vjeçari hedh granatë në oborrin e vjehrrit (EMRI)
7 Dhjetor 2019, 10:17Preng Doda 28-vjeç nga Mirdita është arrestuar nga policia, pasi ka hedhur një granatë në oborrin e shtëpisë së vjerrit, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer, edhe pse ai i kishte hequr siguresën.
-
Farkë- Morën peng 23-vjeçarin nga Maqedonia dhe i kërkuan 250 mijë Euro duke e kërcënuar me armë, arrestohen autorët
7 Dhjetor 2019, 09:54Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng Davor Velefskin, 23 vjeç nga Maqedonia në zonën e Farkës në Tiranë. Pasi e kanë kërcënuar me armë ata i kanë kërkuar të riut një shumë prej 250 mijë Eurosh.
-
HETIMET/ Çela: Shumë shpejt rezultate të prekshme, do mbajnë përgjegjësi maksimale qoftë zyrtarë e ndërtues! 3 dosjet për dëmet në Krujë
7 Dhjetor 2019, 09:33“Shqiptarja.com” mëson se në prokurorinë me Krujës janë të regjistruara tre dosje penale. E para ka në fokus hetimin për tre pallatet e shembura në Thumanë. Dosje e dytë dëmtimin e godinave institucionale si shkolla, xhamia, dhe qendra shëndetësore e Thumanës, të cilat janë objekte të ndërtuara kohët e fundit nga kompanitë private. Dhe dosja e tretë për objektet në rrethin e Krujës që u është vënë shiriti policor, dhe pritet që në ditët në vijim të shemben me tritol nga forcat e xhenios.
-
Në kërkim për vrasjen e ndodhur në Vlorë 1 vit më parë, kapet në Itali dhe ekstradohet 32-vjeçari nga Memaliaj (EMRI)
7 Dhjetor 2019, 09:14Kapet dhe ekstradohet nga Italia Ergest Avdiu i shpallur në kërkim për vrasjen Vasil Dervishaj, pronarit të një lokali të quajtur “Kafe Gimoka” në Vlorë, ngjarje e ndodhur në 4 qershor të vitit të shkuar.
-
'Më duhen para për ushqime për të prekurit nga tërmeti', arrestohet 49-vjeçari pasi mashtroi qytetarin në Durrës (EMRI)
7 Dhjetor 2019, 08:51Arben Musliaj 49-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi ka shfrytëzuar situatën e krijuar pas tërmetit për të siguruar para përmes mashtrimit.
-
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, tritol lokalit pranë Kopshtit Botanik (FOTO+VIDEO)
7 Dhjetor 2019, 00:57Ngjarja e rëndë është rregjistruar në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari” në afërsi të lokalit në pronësi të Muhamet Hoxhes.
-
Durrës/ Përplaset për vdekje 36-vjeçari teksa udhëtonte me biçikletë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
6 Dhjetor 2019, 23:05Viktima është E.H 36-vjeç i cili udhëtonte me biçikletë në lagjen 15 në Durrës dhe është përplasur nga një automjet tip 'Ford Focus'.
-
Sherr dhe përplasje fizike mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin. Shkak mungesa e transparencës për fondet?
6 Dhjetor 2019, 22:35Aleanca për Teatrin u organizua të mbledh ndihma ditët e fundit në ndihmë të familjeve të prekura, por disa nga dhuruesit shprehën hapur dyshimet, pasi grumbulluesja e fondeve Adriana Kalaja, kërkonte t'i paganin ato “cash” pranë saj dhe jo në ndonjë llogari bankare.
-
Tërmeti/ Profesoresha japoneze për 'Pa Protokoll': Zgjidhje për të ardhmen, urë bashkëpunimi mes Universiteti të Tokios dhe qeverisë shqiptare (VIDEO)
6 Dhjetor 2019, 22:28Profesoresha japoneze, ndër të tjera thekson se ajo që duhet të themi në këto kushte edhe nga përvoja e japonezve me tërmetin është: Të kujdesemi për të prekurit jo vetëm, menjëherë pas tërmetit por për një periudhë afatgjatë.
-
Profesori nga Zelanda e Re: Pashë dëme të mëdha në Durrës, godinat me struktura të dobëta. Leksioni që mori Shqipëria nga tërmeti (VIDEO)
6 Dhjetor 2019, 22:08Përballë gazetares Anduela Ndreu, lektori thotë se ky tërmet duhet të shërbejë si leksion për Shqipërinë në mënyrë që të ketë ndërtesa të sigurta.
-
Voda në 'Pa Protokoll': Në fshat të gjithë kanë qëndruar në çadra pranë pronave, shumë shpejt u japim banesa portabile (VIDEO)
6 Dhjetor 2019, 21:27Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i Durrësit për emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Voda tha se verifikimet në terren po kryhen në mënyrë intensive, ku bilanci i objekteve që duhen shembur nxjerr në pah një sfidë të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.
-
-
Baza Ajrore e Farkës mbush 52-vjeç, Xhaçka: Së shpejti modernizohemi me helikopterët 'Black Hawk' (VIDEO)
6 Dhjetor 2019, 19:58Olta Xhaçka me anë të një statusit në rrjetet sociale shkruan se forcat ajrore po u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptarë në çastet më kritike.
-
Humbi ngadalë, ngadalë...Misioni grek tregon si shqiptari u vdiq në duar: U shokuam nga ndërtesat, s'kishim parë kurrë kolona me tulla
6 Dhjetor 2019, 18:45Nga shoku prej ndërtesave të para viteve ’90, tek jetët e humbura dhe ato të shpëtuara. Zjarrfikësit grekë tregojnë 5 ditët e vështira mes rrënojave në Thumanë, në ndihmë të fqinjëve shqiptarë
