Kronikë
-
Arsyeja e protestës janë kushtet e udhëtimit me autobus nga Darëzeza në fshatin Topojë.
23 Janar 2020, 08:45 -
Raporti mbi korrupsionin/ IIK 2019: Shqipëria humb 7 vende, Kosova rënie por më mirë se ne!
23 Janar 2020, 08:30Sipas Transparency International, Shqipëria ka humbur 7 vende në viti 2019, nga renditja e matjes së shkallës së korrupsionit në botë. Nga 180 vende të përfshira në matje, Shqipëria renditet e 106 me (36 pikë) ndërsa Kosova është në vendin e 101. Vendet që kryesojnë këtë renditje janë Zelanda e Re dhe Danimarka, me rezultate 87 secila, pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85).
-
Ulen lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
23 Janar 2020, 07:31Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -5°C në 15°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
-
Habit Maliqi: Ku ka më të korruptuar se deputetët?!
22 Janar 2020, 22:54 -
-
Lirimi i Dokles/ Maliqi: Dalje politike! U vunë në lëvizje të gjitha hallkat, e nxorën me probleme psiqike për të arritur qëllimin
22 Janar 2020, 22:34Deputeti i Opozitës së re Lefter Maliqi, ka folur në studion e emsionit Repolitix lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërtuara në reportazhin e gazetarit Elton Qyno, që kanë sjellë lirimin e Endrit Dokles. Maliqi tha se kjo është një dalje politike për të cilën janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat.
-
EKSKLUZIVE - INVESTIGIMI/ Ja historia e 15 gjyqeve, si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës për të fituar lirinë
22 Janar 2020, 21:51Zbardhet skema e ndjekur nga Endrit Dokle, që çoi në lirimin e tij. Të gjitha kërkesat e gjykuara nga Enkeleida Hoxha, janë pranuar dhe asnjëra nuk është rrëzuar. Një shkrim investigativ nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, transmetuar ekskluzivisht në emisionin "Repolitix" në Report Tv shoqëruar nga debati mbi paketën ligjore "Anti-KÇK".
-
REAGIMI i parë nga PS pas videos së kryebashkiaut Lefter Alla: Nëse vërtetohet do shkarkohet! Prokuroria do bëjë verifikimet
22 Janar 2020, 21:45Në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat.
-
'Blindohet' Vlora dhe Saranda, vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e 'të shumëkërkuarve' (VIDEO)
22 Janar 2020, 21:47Ditën e sotme, kontrollet janë përqendruar në Selenicë, por janë shtrirë deri në Sarandë.
-
Nis ndërtimi i banesës së efektivit të rënë në detyrë! Veliu: Policia jep 4 milionë lekë të reja për '224 kolegë dëshmorë'
22 Janar 2020, 21:21Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin ‘Gjurma’ ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.
-
Report Tv në Liqenin e Butrintit... midhjet kultivohen në kushte artizanale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare
22 Janar 2020, 20:30Report Tv ishte sot në Liqenin e Butrinit ku është dhe pika e vetme e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Midhjet përpunohen në kushte artizanale me zierje dhe shpesh herë tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Raporti i KLSH ngrin alarmin se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.
-
Midhjet e pakontrolluara në treg/ Spaho në Report TV: Kemi bërë shumë propozime për heqje licence
22 Janar 2020, 20:20Pas publikimit të raportit të KLSH-së lidhur me tregtimin e midhjeve të pacertifikuara, shefi i sektorit të Akuakulturës Enton Spaho, i ftuar në studion e Report TV ka deklaruar se do të shtohen kontrollet me synim përmbushjen rekomandimeve të BE për çeljen e eksportit në vendet e saj.
-
Veliaj krah familjeve të policëve të vrarë: S’kemi nevojë për kulturën e gjobëvënies, por për heronj që punojnë me ndershmëri
22 Janar 2020, 19:49Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur të gjitha familjet e dëshmorëve të atdheut për të lehtësuar jetesën, teksa mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të fondacionit "Gjurma".
-
Rrëzohet vendimi, varrezët private në Paskuqan nuk do të ndërtohen
22 Janar 2020, 19:35Varrezët private në Paskuqan nuk do të ndërtohen. Ky ka qenë vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, duke shfuqizuar atë të vitit 2015.
-
Këshilli i Europës dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias
22 Janar 2020, 17:02Këshilli i Europës dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, duke kërkuar opinionin e saj pas debateve të shumta mes palëve politike.
-
Dosja '272'/ Gjykata e Posaçme jep vendimin e parë: 6 dekada burg 10 trafikantëve të shqiptarëve drejt SHBA
22 Janar 2020, 16:57Si pjesë e grupit dosja “272” në kërkim dhe hetim janë edhe 32 persona të tjerë. Ata u arrestuan në 2016 ndërsa hetimi dhe procesi gjyqësorë zgjati tre vite duke sjellë e dënimin e tyre.
-
Arrestohet futbollisti, e kishte kthyer lokalin në fshat për baste sportive online
22 Janar 2020, 16:43Holtian Xhangolli i regjistruar si futbollist në sektorin e garave pranë Federatës së Futbollit, kishte hapur pikë bastesh, ku vinte loto me telefon.
-
I thyen dhëmbët me çekiç kushëririt/ Arrestohet Vladimir Gjuta! 5 vite më parë kërcënoi ish-ministrin Tahiri, rrahu dhe babanë
22 Janar 2020, 16:13Vladimir Gjuta është arrestuar në datë 4 janar të këtij viti nga policia, pasi akuzohet se ka rrahur kushëririn e tij me çekiç, duke i thyer dhëmbët dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.
-
Hetimet për pasojat nga tërmeti, ekspertët italianë takohen me prokurorët e Krujës
22 Janar 2020, 15:06Takimet e ekspertëve italianë do të vijojnë me të gjithë prokurorët që po hetojnë dëmet që la pas tërmeti shkatërrimtar. Ekipi i ekspertëve italianë përbëhet nga 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore.
-
Një mijë euro drejt Malit të Zi, kapet në Elbasan i moshuari që kishte mbushur makinën me sirianë
22 Janar 2020, 14:42Nga operacioni është arrestuar një 72-vjeçar me inicialet B.M. banues në Tiranë