Kronikë
-
Një person i veshur me të zeza, doli nga makina dhe qëlloi me armë. Në foto duket një njeri i shtrirë tek lulet, shpëtoi pa asnjë lëndim nga breshëria me kallashnikovë që kishin shënjestër Inez Hajrullën. Sulmi u ndërpre pas përgjigjes me armë nga Hajrulla.
15 Dhjetor 2019, 16:20 -
Vrasja e teknikut të kondicionerit në Tiranë, vetëdorëzohet në polici Albano Kusi(VIDEO)
15 Dhjetor 2019, 16:00Është vetëdorëzuar në polici, Albano Kusi, 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pr vrasjen e Indrit Celës në gusht të këtij vit. Albano Kusi është dorëzuar pas negociatave me avokatin dhe familjarët. 31-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë se Policisë së Tiranës, shumë pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e teknikut të Kondicionerit në godinën që dy vëllezrit po rregullonin.
-
Keni plane për të ikur në Dardhën e zbardhur nga bora? ARRSH: Rruga e kalueshme pa zinxhirë
15 Dhjetor 2019, 15:22Nëse edhe ju e keni bërë një plan të tillë atëherë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga është lehtësisht e kalueshme edhe pa zinxhir.
-
Ekskluzive/ Pas kërcënimeve me jetë nga të burgosurit “anti 41 bis”, ja urdhri i radhës i drejtorit të Burgjeve
15 Dhjetor 2019, 14:35Drejtori i Burgjeve kërkon forcimin e masave për t'i dhënë fund trajtimit të preferencuar të të dënuarve. U dërgon letër vartësve të tij ku kërkon të largohen nga qelitë t ëgjitha objektet e ndaluara. Letrën e nis me foton e një komodine, dhe u bën "leksion" pastërtie!
-
Kamëz/ I kërkuar prej një viti për plagosje, arrestohet 24-vjeçari
15 Dhjetor 2019, 14:39Ky person në shtator të një viti më parë, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shokë të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një person duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.
-
Një qendër bamirësie 'strehon' Urgjencën e Laçit! Spitali do të shembet pas dëmeve nga tërmeti (VIDEO)
15 Dhjetor 2019, 14:25Urgjenca e Laçit do të jetë në qendrën e bamirësisë derisa të ndërtohen ambientet e reja në vendin ku urgjenca ka qenë më parë, pasi godina e spitalit të Laçit pritet të shembet plotësisht në ditët në vijim.
-
Pogradec/ Makina aksidenton për vdekje 68-vjeçarin, arrestohet shoferi (FOTO)
15 Dhjetor 2019, 14:23Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa B.Xh, u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
Urdhri i parë i Olsian Çelës për prokurorët: Kaloni dosjet e zyrtarëve dhe krimit tek SPAK, ruani sekretet /Dokumenti
15 Dhjetor 2019, 13:32Kryeprokurori i ri udhëzim për inventarizimin dhe kalimin e dosjeve në Prokurorinë e Posaçme, përfshihen të gjitha çështjet për korrupsionin, krimin, zyrtarët, ish-zyrtarët dhe pasuritë.
-
Përplasi 33-vjeçarin në Kamëz dhe u largua, arrestohet autori! I plagosuri në gjendje kritike për jetën
15 Dhjetor 2019, 13:24Aksidenti i rënë ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ku 43-vjeçari udhëtonte me një mjet tip 'Volksëagen'.
-
-
Rrugë në Kabul apo Durrës-Shijak? Amortizimi i aksit lidhës kthehet në makth për banorët: Po falimentojnë bizneset (VIDEO)
15 Dhjetor 2019, 12:07Aksi rrugor Durrës-Shijak i gjatë 8 km përshkon zonën industriale me të rëndësishme në këtë zonë, por prej dy dekadash rruga është lënë në harresë të plotë. Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë, askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.
-
-
Dhunë ndaj policit, vjedhje makine e trafik klandestinësh, arrestohen 3 persona në Tiranë
15 Dhjetor 2019, 11:27Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
-
Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ 4 'përgjegjës' të shpallur në kërkim të arratisur në Itali, 3 të tjerët kërkohen në Tiranë
15 Dhjetor 2019, 11:064 nga 9 personat e shpallur në kërkim të cilët akuzohen si përgjegjës humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit janë larguar drejt Italisë. Prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë po kryhen operacione për kapjen e tre të tjerëve të cilët dyshohet se fshihen në kryeqytet. Hetimet pas tërmetit pritet të sjellin të arrestuar edhe për viktimat e Thumanës
-
Koleksion orësh të vjedhura, kapet në Tiranë 'skifteri' i 10-të për grabitjet e bizhuterive në Belgjikë (VIDEO)
15 Dhjetor 2019, 10:53I arrestuari është K.D, 45-vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.
-
Itali/ Humb jetën në aksident 53-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve
15 Dhjetor 2019, 10:39Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e të shtunës. Si pasojë e plagëve të shumta të marra shqiptari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ndërroi jetë.
-
Lezhë/ Tenton të blejë cigare me euro të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari
15 Dhjetor 2019, 10:05Gjatë kontrollit fizik 19-vjeçari i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartëmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara
-
Shkodër- Kokainë e prostitucion në një klub nate/ Arrestohen dy menaxherët dhe këngëtari, në kërkim pronari! Procedohet balerina(VIDEO)
15 Dhjetor 2019, 09:59Gjatë aksionit të policisë në bashkëpunim me forcat RENEA janë vënë në pranga menaxherët e lokalit të natës Aldo Vruçaj 29-vjeç, Gasper Marku 27-vjeç të dy të arrestuar më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe këngëtari Zamir Jakupi 57-vjeç.
-
Fier/ Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari
15 Dhjetor 2019, 09:57I arrestuari është D.S i cili është kapur pranë zonë së quajtur 'Ura e Mbrostarit' teksa lëvizte me makinën e tij tip 'Audi'. Në këtë automjet i është gjetur e fshehur edhe një pistoletë si dhe 1 krëhër me 12 fishekë.
-
Grabiti pasagjerët e autobusit në Tropojë e vrau policin, ekstradohet nga Kroacia 35-vjeçari! Kapet në Romë edhe i riu i dënuar për drogë
15 Dhjetor 2019, 09:36Dy persona të dënuar në Shqipëri janë ekstraduar sot. Një prej të ekstraduarve është Joland Bushati, 35 vjeç, banues në Lekbibaj, i cili është kapur në Kroaci, për shkak se në vendin tonë akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen. Ndërsa i ekstraduari i dytë është Vladi Sinani alias Vladimir Sinani, 29 vjeç, lindur në Bulqizë pasi akuzohet për drogë.