Kronikë
-
Deri më tani pesë kandidatë kanë aplikuar për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) ndërkohë afati është deri më 30 janar.
24 Janar 2020, 18:37 -
Tërmeti/ 3 kopshte e 13 shkolla të dëmtuara në zonën e Krujës, bashkia: Rindërtimi mund të nisë në muajt maj-qershor
24 Janar 2020, 18:16Kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk ka një vendim se si do të veprohet me 13 shkollat e dëmtuara në zonën e Krujës, nëse do shemben e do ndërtohen të reja apo do të riparohen. Nga tërmeti u dëmtuan 3 kopshte, 10 shkolla 9 vjeçare, dy shkolla të bashkuara dhe një gjimnaz, nga ku dy prej tyre u shembën totalisht, si shkolla në Bubq dhe e Thumanës.
-
U arrestua pas shkëmbimit të zjarrit me policinë/ I kërkuari për vrasje qëlloi 2 herë mbi policinë, përdorte të dhënat e një personi nga Sukthi
24 Janar 2020, 17:52Mësohet se Jonuzi ka qëlluar dy herë me pistoletë mbi forcat RENEA e cila gjatë kundërpëgjigjes e qëlloi me një plumb në këmbë duke e lënë të plagosur. Pas arrestimit forcat RENEA i gjetën dhe sekuestruan Jonuzit një armë TT, një palë dylbi, një pasaportë biometrike me emrin Sutki Lala nga Sukthi.
-
EMRI/ Aksident në aksin rrugor Librazhd - Qafë-Thanë, humb jetën vëllai i kryetarit të PD-së në Librazhd
24 Janar 2020, 17:04Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip "Benz" me një makinë tjetër tip "Ford", si pasojë drejtuesi i makinës "Ford", Ardian Vreto, rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
-
Dhunonte vajzën e mitur, Gjykata e Sarandës lë në burg nënën 41-vjeçare, avokati: Video e montuar, padi për ish-bashkëjetuesin (VIDEO)
24 Janar 2020, 16:16Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj vetwm 13-vjeçare.
-
I njëjti gjyqtar që mbylli çështjen për 'Lobimin rus' në favor të Bashës, firmos pushimin e dosjes së 'CEZ'
24 Janar 2020, 16:06Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar ka vendosur sot pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
-
Abuzimet me pronat/ Dënohet për herë të dytë Pëllumb Petritaj! Gjykata e Vlorës cakon 5 vite e 4 muaj burg për dy akuza
24 Janar 2020, 15:16Biznesmeni akuzohet për “Falsifikim dokumentash” dhe “Pastrim parash” prokuroria kërkoi 8 vite burgim. Por Petritaj përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, duke zbritur dënimin në 5.4 vite burgim.
-
-
Lezhë/ Ftoi mikun për darkë në shtëpi dhe e vuri në gjumë, pronari i restorantit tenton t'i përdhunojë vajzën e mitur
24 Janar 2020, 13:31Ngjarja në një fshat të Lezhës, pronari i një restoranti dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mikut të tij
-
Nga 1 shkurti Gjykata e Posaçme për Krimin merret nën ruajtjen e Policisë së Shtetit
24 Janar 2020, 13:23Tashmë nuk do të ketë më nevojë për roje me turne të ndara mes efektivëve të rendit, burgjeve apo rojet private në fundjavë, pasi do të merret nën ruajtjen e policisë së shtetit.
-
-
Zbulohet kërkesa për azil politik në Shqipëri e turkut: Atje më konsiderojnë gylenist, mund t'më keqtrajtojnë
24 Janar 2020, 12:38Në Shqipëri, 40-vjeçari turk është në proces gjyqësor, ku gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar për falsifikim të vizës, që do të thotë se në rast dënimi do të përfitojë uljen e dënimit me 1/3.
-
-
Integrimi/ Voda: Do ngrihet komiteti për monitorimit e emigracionit! Hajdari: Duhet program për të integruar në shoqëri personat e deportuar!
24 Janar 2020, 12:47Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Integrimit ka daklaruar se është propozuar ngritja e një komiteti që do të mbajë në monitorim emigracionin, i cili do të hartojë më pas një plan masash që të sjellë ulje të këti fenomeni.
-
Ngjarje e dyshimtë në Vlorë/ Telefonon gruan: Më qëlluan, shpëtova mirë...dhe largohet! Policia gjen Porsche e braktisur dhe 3 gëzhoja (VIDEO)
24 Janar 2020, 12:17Nuk ka asnjë person të lënduar!
-
Gjirokastër/ Nënës i mbyllet dera e blinduar, zjarrfikësit shpëtojnë 4-vjeçaren duke hyrë nga dritarja e katit të dytë (VIDEO)
24 Janar 2020, 12:11Forcat zjarrfikëse të njoftuara për ngjarjen, kanë hyrë nga dritarja e banesës në katin e dytë, dhe kanë mundur të nxjerrin të voglën.
-
Familja Sula më shtëpi të re pas tërmetit/ Rama zbulon 'ndëshkimin': Mora 'thyerje note në sjellje' për vjershën me karamele zana (VIDEO)
24 Janar 2020, 12:14Familja Sula në Kashar, të cilës iu dëmtua banesa nga tërmeti kanë hyrë sot në shtëpinë e tyre të re. Kryeministri Edi Rama bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzuan çelësin e banesës së re zonjës së shtëpisë, e cila i falënderoi për përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.
-
Prokuroria riinspekton 244 godina në Durrës, vendimi pas konsutave me hetuesit italianë ekspertë për tërmetet
24 Janar 2020, 12:02Këto godina e kanë kaluar kontrollin e parë nga ekspertët, por organi i akuzës së qytetit bregdetar, ka ngritur dyshime për pasaktësi në konstatimet e grupeve të ekspertëve.
-
SPAK i kërkon Lefter Allës të bëjë testin e drogës: Dorëzo kampion gjaku dhe urine në laborator
24 Janar 2020, 10:37Hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla kanë hyrë në fazën e verifikimit të autenticitetit të videos pas sekuestrimit, ndërsa SPAK-u i ka kërkuar që të bëjë edhe testin e drogës. Procedura mund të zgjasë një deri në dy javë në mënyrë që prokuroria të njihet me rezultatet, më pas do të jenë veprimet e tjera hetimore për parë nëse do të ketë akuzë apo pushtim të cështjes.
-
U nxeh dhe goditi policin pasi i vendosi gjobë, arrestohet shoferi në Tiranë
24 Janar 2020, 10:25Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi goditi punonjësin e policisë për shkak të detyrës