Kronikë
-
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, më një ndryshim. Efekti i amnistisë do të përfshijë të gjithë kategoritë që përfitojnë dhe që janë dënuar deri më datë 31 dhjetor i viti që lamë pas.
23 Janar 2020, 11:25 -
Nuk zbatoi pikat e kontratës së koncesionit për terminalin/ 'Kurum' dëbohet nga porti i Durrësit
23 Janar 2020, 11:24Përfundon aventura e koncesionarit "Kurum" në portin detar të Durrësit. Kompania turke do të largohet nga porti detar i Durrësit edhe pse kishte me koncesion terminalin e kontenierëve.
-
Përfundojnë kurset Speciale dhe Komando për 49 ushtarakë, Xhaçka: Investime të reja në Forcën Tokësore (FOTO)
23 Janar 2020, 10:16Kursi Special zgjat më shumë 6 muaj, ndërsa ai Komando rreth 3 muaj dhe konsiderohen si kurset më të vështira fizike dhe psikologjike në Forcat e Armatosura. Këto kurse synojnë përzgjedhjen e ushtarakëve sipas standardeve të kërkuara dhe përgatitjen e tyre për kryerjen e detyrave speciale.
-
Gjyqtari që i hoqi dënimin e përjetshëm Viktor Ymerit, bleu shtëpi me para dhuratë nga vjehrri, më pas ia shiti vjehrrës 3 herë më shtrenjtë
23 Janar 2020, 10:06Lëvizjet e çuditshme të gjyqtarit të Apelit në Durrës Arjan Balliu për të justifikuar pasurinë, më parë ka qenë drejtor në Drejtorinë e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, mori vendim në favor të administratorit të kompanisë ku kishte blerë një apartament tjetër me çmim të lirë.
-
Vlorë/ Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim, akuzohen për 'Moskallëzim krimi'
23 Janar 2020, 10:02Tre persona të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi janë vënë në prangat e policisë së Vlorës.
-
Fluksi i dosjeve, KLP shqyrton të hënën kërkesën e SPAK-ut edhe për dy prokurorë: Problem vettingu
23 Janar 2020, 09:23SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar.
-
Protestë në Fier, nxënësit dhe mësuesit në Darëzezë bojkot: 70 veta në një autobus, rrimë në këmbë, s'ka frena dhe ngrohje (VIDEO)
23 Janar 2020, 08:45Arsyeja e protestës janë kushtet e udhëtimit me autobus nga Darëzeza në fshatin Topojë.
-
Raporti mbi korrupsionin/ IIK 2019: Shqipëria humb 7 vende, Kosova rënie por më mirë se ne!
23 Janar 2020, 08:30Sipas Transparency International, Shqipëria ka humbur 7 vende në viti 2019, nga renditja e matjes së shkallës së korrupsionit në botë. Nga 180 vende të përfshira në matje, Shqipëria renditet e 106 me (36 pikë) ndërsa Kosova është në vendin e 101. Vendet që kryesojnë këtë renditje janë Zelanda e Re dhe Danimarka, me rezultate 87 secila, pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85).
-
Ulen lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
23 Janar 2020, 07:31Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -5°C në 15°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
-
Habit Maliqi: Ku ka më të korruptuar se deputetët?!
22 Janar 2020, 22:54 -
-
Lirimi i Dokles/ Maliqi: Dalje politike! U vunë në lëvizje të gjitha hallkat, e nxorën me probleme psiqike për të arritur qëllimin
22 Janar 2020, 22:34Deputeti i Opozitës së re Lefter Maliqi, ka folur në studion e emsionit Repolitix lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërtuara në reportazhin e gazetarit Elton Qyno, që kanë sjellë lirimin e Endrit Dokles. Maliqi tha se kjo është një dalje politike për të cilën janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat.
-
EKSKLUZIVE - INVESTIGIMI/ Ja historia e 15 gjyqeve, si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës për të fituar lirinë
22 Janar 2020, 21:51Zbardhet skema e ndjekur nga Endrit Dokle, që çoi në lirimin e tij. Të gjitha kërkesat e gjykuara nga Enkeleida Hoxha, janë pranuar dhe asnjëra nuk është rrëzuar. Një shkrim investigativ nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, transmetuar ekskluzivisht në emisionin "Repolitix" në Report Tv shoqëruar nga debati mbi paketën ligjore "Anti-KÇK".
-
REAGIMI i parë nga PS pas videos së kryebashkiaut Lefter Alla: Nëse vërtetohet do shkarkohet! Prokuroria do bëjë verifikimet
22 Janar 2020, 21:45Në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat.
-
'Blindohet' Vlora dhe Saranda, vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e 'të shumëkërkuarve' (VIDEO)
22 Janar 2020, 21:47Ditën e sotme, kontrollet janë përqendruar në Selenicë, por janë shtrirë deri në Sarandë.
-
Nis ndërtimi i banesës së efektivit të rënë në detyrë! Veliu: Policia jep 4 milionë lekë të reja për '224 kolegë dëshmorë'
22 Janar 2020, 21:21Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin ‘Gjurma’ ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.
-
Report Tv në Liqenin e Butrintit... midhjet kultivohen në kushte artizanale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare
22 Janar 2020, 20:30Report Tv ishte sot në Liqenin e Butrinit ku është dhe pika e vetme e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Midhjet përpunohen në kushte artizanale me zierje dhe shpesh herë tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Raporti i KLSH ngrin alarmin se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.
-
Midhjet e pakontrolluara në treg/ Spaho në Report TV: Kemi bërë shumë propozime për heqje licence
22 Janar 2020, 20:20Pas publikimit të raportit të KLSH-së lidhur me tregtimin e midhjeve të pacertifikuara, shefi i sektorit të Akuakulturës Enton Spaho, i ftuar në studion e Report TV ka deklaruar se do të shtohen kontrollet me synim përmbushjen rekomandimeve të BE për çeljen e eksportit në vendet e saj.
-
Veliaj krah familjeve të policëve të vrarë: S’kemi nevojë për kulturën e gjobëvënies, por për heronj që punojnë me ndershmëri
22 Janar 2020, 19:49Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur të gjitha familjet e dëshmorëve të atdheut për të lehtësuar jetesën, teksa mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të fondacionit "Gjurma".
-
Rrëzohet vendimi, varrezët private në Paskuqan nuk do të ndërtohen
22 Janar 2020, 19:35Varrezët private në Paskuqan nuk do të ndërtohen. Ky ka qenë vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, duke shfuqizuar atë të vitit 2015.