Kronikë
-
10 Dhjetor 2019, 13:23
-
DËMET - SHIFRAT/ Në Durrës inspektohen 6298 objekte, 46 të tjera shemben! Në Shijak raporti përfundimtar jepet të premten
10 Dhjetor 2019, 13:19Ekipet e ekspertëve vlerësojnë nëse godinat kanë dëme të riparueshme apo nëse duhen shembur.
-
Risi e Reformës në Drejtësi/ Miratohen për herë të parë gjyqtarët e mediave: Do të përforcojnë transparencën dhe misionin e gazetarisë
10 Dhjetor 2019, 12:18KLGJ bën me dije se gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një gjykim të drejtë.
-
Spekuluan për një lidhje me Gent Cakajn, Rea Xhillari fiton gjyqin me 7 portalet/ DOKUMENTI
10 Dhjetor 2019, 12:12Rea Xhillari ka fituar gjyqin me 7 portale pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
-
Gjithçka rreth kreut të SPAK-ut, si do zgjidhet, mandati, kompetencat, shtesa në pagë dhe mbrojtja edhe pas daljes në pension
10 Dhjetor 2019, 12:08Kreu u Prokurorisë së Posaçme ose SPAK-ut, pritet të shndërrohet në njeriun më të rëndësishëm të drejtësisë së re. Në ditën e fundit të afatit, për drejtimin e SPAK-ut ka shprehur interesin prokurori i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja, ndërsa nuk përjashtohet kandidimi i Altin Dumanit dhe Edvin Kondillit.
-
Dardha zgjohet nën 'petkun' e bardhë të dëborës, temperaturat në ulje në vend (VIDEO)
10 Dhjetor 2019, 11:46Temperaturat e ulëta në vend kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Fshati turistik i Dardhës në Korçë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën e petkun e bardhë të dëborës.
-
Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike
10 Dhjetor 2019, 11:26Për rreth një orë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Meta u shpreh se shpreson se prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike. Meta la të kuptohet se sot nuk depozitoi prova të reja, por të mjaftueshme siç i quajti ai, që prokuroria e veprojë ndaj Dvoranit.
-
Manastirliu: Do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara! Zëvendësimi i tyre me ambiente të përkohshme
10 Dhjetor 2019, 11:22Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama për të inspektuar punimet që po bëhen në shërbimet e kardiologjisë në QSUT, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, të cilat nuk janë dëme strukturore.
-
-
Një javë nga nisja e SPAK, 3 prokurorë kandidojnë për të marrë frenat e super-prokurorisë
10 Dhjetor 2019, 10:44Arben Kraja dhe Edvin Kondilli janë anëtarët e parë të SPAK që kanë shprehur interesin për postin e kreut të saj. Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.
-
Kandidat për SPAK para Vetting-ut, vendimi me 12 dhjetor! Anton Martini: Më kanë kërcënuar, nuk kam bërë asnjë shkelje
10 Dhjetor 2019, 10:47Anton Martini është edhe kandidat për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, strukturës speciale e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Nëse do të konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Vetingut, Martini pritet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë prokuror i SPAK-ut.
-
Bien gurë në aksin Librazhd-Elbasan tek “Kthesa e Murrashit”, ARRSH: U pastruan menjëherë
10 Dhjetor 2019, 10:32ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes kanë bërë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.
-
Makinat bëhen 'copë' në Peqin, humb jetën fëmija 5-vjeçar! Arrestohet shoferja
10 Dhjetor 2019, 09:34Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy makina, një tip 'Fiat' me drejtues K.L, 51-vjeç banues në Peqin dhe makina tjetër tip 'Volkswagen', me drejtues H.S. 67-vjeç banues në Elbasan. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti fatal.
-
Konfirmohen në detyrë kandidatja për SPAK, Anita Jella, prokurori Xholi dhe gjyqtari Kurushi! Vettingu 'djeg' ish-kreun e Gjykatës së Tiranës (VIDEO)
10 Dhjetor 2019, 09:19Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Aplit të Tiranës, Genti Xholi dhe gjyqtarin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Klodian Kurushi. Ndërkohë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është shkarkuar nga detyra. Po kështu në detyrë është konfrimuar në detyrë edhe Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
-
'Jemi pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë', Netanyahu publikon videon e Ramës me ekspertët izraelitë: Faleminderit miku im
10 Dhjetor 2019, 09:07Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës së bashku me inxhinierët, në një prej pallateve, ku dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla.
-
Brindizi/ Do të fitonte 4 mln euro, kapet skafisti shqiptar me 334 kg drogë! Operacion i përbashkët me policinë shqiptare (FOTO+VIDEO)
10 Dhjetor 2019, 08:47Lloji i mjetit, pozicioni i pazakontë si dhe deklaratat e paqarta dhe jokonsistente të bëra nga kontrabandisti, i bënë trupat e Guardia di Finanza të dyshonin dhe të kryenin një kontroll të imtësishëm në bordin e skafit ku edhe gjetën sasinë e madhe të drogës.
-
Shkrumbohet nga flakët automjeti para Bashkisë së Vlorës
10 Dhjetor 2019, 08:41Një makinë ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Makina tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të Fatjon Pashos është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në lagjen "15 Tetori" para Bashkisë së qytetit.
-
'Zoti e do atë që dhuron me gëzim...', Rama të tjera fjalë të shenjta: Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër
10 Dhjetor 2019, 08:02Për të përcjellë mesazh se të gjithë duhet të dhurojnë për personat në nevojë, Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalët e Shën Palit, Apostulli i Kombeve, ku në letrën e dytë i drejtohej Korintasve.
-
Zetori del nga rruga në Tale të Lezhës, humb jetën 70-vjeçari
10 Dhjetor 2019, 07:47Ngjarja ka ndodhur në orën 06:50, teksa viktima drejtonte mjetin tip 'Zetor', ku ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
-
Ulen temperaturat, priten reshje shiu dhe bore
10 Dhjetor 2019, 07:07Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të kushteve të motit në zonat e ulta por reshjet vijojne në zonat lindore. Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe reshje në të gjithë vendin, ku në zonat malore do të ketë rreshje dëbore.