Kronikë
-
Bëhet fjalë për një objekt dy katësh me hotel, bar dhe restorant. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, Arjan Kamani dyshohet se i ka përftuar nga aktiviteti kriminal.
24 Qershor 2025, 11:27 -
Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë kanabisi në Shkodër, vihet nën hetim inxhinieri i pyjeve
24 Qershor 2025, 11:04Mbi 3600 fidanë dhe bimë kanabisi janë asgjësuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”. Nën hetim është vënë edhe një inxhinier pyjesh. Vijon puna për identifikimin e autorëve.
-
Zjarri në Pilur të Himarës, rreth 650 hektarë të djegura! Situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka
24 Qershor 2025, 10:56Aktualisht, situata paraqitet më e qetë, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër zjarri, ku po ndërhyhet nga toka nga strukturat e Bashkisë Himarë.
-
Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Qukës-Prrenjas, arrestohet shoferi
24 Qershor 2025, 10:34Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi me vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Prrenjas
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari në Golem, shpallet në kërkim autori (EMRAT)
24 Qershor 2025, 10:27Një sherr mes dy personave ka degjeneruar me përdorimin e armës në Golem. Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur, ndërsa në kërkim është shpallur autori 36-vjeçar.
-
Vrasja e Malkos, SPAK prova të reja në GJKKO! Duka: S’kam përdorur SkyECC, jam takuar me Martinajn! Nëna e ish-policit nxirret jashtë: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras
24 Qershor 2025, 10:19Debate të forta u regjistruan këtë të martë në gjyqin e vrasjes së Santiago Malkos në Gjykatën e Posaccme. Nëna e tij Bukuri Malko, kërcënoi në sallë të dyshuarin Leonard Duka, çka solli përjashtimin e saj. Nga ana tjetër Duka mbajti qëndrim mohues në gjykatë për komunikim në “SkyECC” me Ervis Martinajn.
-
Tropojë/ Plagosi me thikë të riun pas një sherri, shpallet në kërkim 18-vjeçari (EMRI)
24 Qershor 2025, 09:51Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës pasi plagosi me mjet prerës një 23-vjeçar.
-
Nga Kina në Pogradec për prostitucion, arrestohet një nga tutoret! Shpallet në kërkim tjetra
24 Qershor 2025, 09:20Një 61-vjeçare kineze është arrestuar në Pogradec, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira.
-
Kukës/ Vijon aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Myç-Mamëz! Në vendngjarje dy zjarrfikëse dhe 10 efektivë
24 Qershor 2025, 08:48Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa vështirësitë lidhen kryesisht me terrenin dhe natyrën e materialeve të djegshme në këtë zonë mbetjesh.
-
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Kemi shuar 17 vatra! Po punohet për fikjen e flakëve në Himarë, Kukës e Mirditë
23 Qershor 2025, 22:54Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar ‘luftën’ me zjarret në vend, duke përshkruar veçanërisht situatën në vatrat aktive në Himarë, Kukës e Mirditë.
-
Durrës/ 3 hajdutët tentojnë të vjedhin jahtin, por u ‘dështon’ plani
23 Qershor 2025, 22:20Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti lundrues që ndodhej i ankoruar në Portin e Durrësit ka konstatuar se mjeti nuk ndodhej më në vendin ku ishte ankoruar pak ditë më parë.
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot, automjeti përplaset me një motorçikletë, 1 person i plagosur
23 Qershor 2025, 22:14Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqezimit të rrugës së Shëngjinit. Një automjet ka përplasur një motorçikletë, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekesore në spital.
-
Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, përplasen dy mjete, plagosen 2 persona
23 Qershor 2025, 19:32Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
-
Lushnje/ 8 zjarre në 3 ditë, të shkaktuara nga djegia e mbeturinave nga fermerët, flakët rrezikuan edhe banesat
23 Qershor 2025, 19:09Zona e Lushnjes është një ndër zonat me rrisk të.lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tre ditët e fundit janë rregjistruar 8 zjarre, kryesisht në zonat rurale ku më problematike ka qenë zona e Karbunarës ku u dogjën agrume ullishte e magazina fermerësh. Po kështu edhe zjarri i rënë në Karavasta ku u dogjën qindra rrënjë ullishte.
-
Morinë/ Dogana bllokon mbi 24 mijë veshje, me logo të falsifikuara të markave të njohura sportive
23 Qershor 2025, 18:21Dogana ka bllokuar mijëra veshje në Morinë nga marka të njohura sportive, pasi dyshohen se janë të falsifikuara. Këto produkte dyshohen se përbëjnë imitime të paligjshme të markave origjinale, duke shkelur të drejtat e kompanive.
-
Salianji kërkon liri me kusht, Braho: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv, pritet raporti i shërbimit të provës
23 Qershor 2025, 16:47Është zhvilluar sot seanca për lirimin me kusht të ish-deputetit Ervin Salianji, ku IEVP Fier dorëzoi një raport pozitiv. Vendimi do të merret pas paraqitjes së raportit nga Shërbimi i Provës deri më 8 korrik.
-
GJKKO dënon 3 zyrtarë, nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh në Bashkinë Kurbin
23 Qershor 2025, 16:38GJKKO ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbin, për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumetash, ndërsa bëhet fjalë për tenderin e ujësjellësit të Laçit. U dënuan Jeton Cakoni, Vlash Gega dhe Donika Senka.
-
Policia ‘matje’ në Shëngjin për nivelin e zhurmave, rezultojnë brenda normave
23 Qershor 2025, 15:37Policia e Lezhës ushtroi kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit. Blutë njoftojnë se janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte dhe matjet kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
-
Proda dhe drejtuesi britanik për krimin e organizuar: Të vendosur për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar
23 Qershor 2025, 15:32Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Adam Ball, Drejtues i Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua intensifikimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.
-
Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin nga peshkatarët lokal, Policia: Ka humbur jetën disa ditë më parë (VIDEO)
23 Qershor 2025, 15:03Një trup i pajetë u gjet në lumin Shkumbin nga një peshkatar, duke mobilizuar policinë, zjarrfikësit dhe polumbarët për nxjerrjen e kufomës në një zonë të vështirë pranë ish-Metalurgjikut. Ende nuk dihen të dhëna mbi identitetin e viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo person të zhdukur.
