Kronikë
-
23 motorë u bllokuan nga policia e Tiranës, pasi drejtuesit e tyre u kapën në gara shpejtësie në rrugët e kryeqytetit. Të bllokuara edhe 12 mjete luksoze të cilat ishin modifikuar për të gjeneruar zhurma të forta. sGjoba deri në mbi 1 milion lekë.
23 Qershor 2025, 14:54 -
Vrasja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, dënohet me 12 vite burg autori! 1 vit për të miturin, e shleu në arrest shtëpie
23 Qershor 2025, 14:39Ka përfunduar procesi gjyqësor për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ndodhur më 11 mars 2024 në Fier. Gjykata dënoi autorin Florian Muka me 12 vite burg, ndërsa kushëriri i tij Klajdi Muka, i pranishëm në ngjarje u dënua me 1 vit për moskallëzim krimi. Vrasja ndodhi pas sherrit në rrjetet sociale.
-
13 kandidatë në garë, SPAK shtyn afatin për nisjen e përzgjedhjes për kreun e ri të BKH
23 Qershor 2025, 14:29SPAK ka shtyrë afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH deri më 24 qershor, për shkak të mosdorëzimit të plotë të dokumentacionit nga 11 prej 13 kandidatëve. Procesi do të shqyrtohet nga një komision përzgjedhës i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
-
Makina përplas këmbësoren në Prrenjas, ndërron jetë 70-vjeçarja
23 Qershor 2025, 13:57Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas".
-
-
Zaptuan hapësirat publike në Radhimë e Orikum, Policia aksion për lirimin e tyre
23 Qershor 2025, 12:58Ashtu edhe si në zonat e tjera bregetare Policia ka nisur një aksion në kuadër të lirimit të hapësirave publike në bregdetin e Vlorës.
-
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende aktive
23 Qershor 2025, 12:435 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vatra mbeten ende aktive në Vlorë dhe Kukës, ku po vijon puna intensive nga forcat e armatosura dhe zjarrfikësit. Ndërkohë zjarri në Llaman të Himarës vijon të jetë aktiv, ku janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të MZSH bashkë me 40 efektivë të Forcave të Armatosura.
-
‘Kush kalon i pari’/ ‘Çmendet shoferi në Vlorë pasi ‘humb’ parakalimin! Ndjek nga pas makinën tjetër dhe e përplas (VIDEO)
23 Qershor 2025, 12:32Një sherr banal është regjistruar sot në Vlorë. I gjithë konflikti nisi për një parakalim në Lungo Mare. Automjeti tip Benz me drejtues Elis Hasanaj ka qenë duke ecur në Lungomare së bashku me Glendi Danaj i cili udhëtonte me mjetin tip Panda. 25- vjeçari Elis Hasanaj, është arrestuar nga policia.
-
Ekzekutimi i Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim vëllezërit Gashi dhe 3 të tjerë për moskallëzim krimi e përkrahje të autorit
23 Qershor 2025, 12:16Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi, të dyshuar ai autor të vrasjes së Erjon Javorit para tre vitesh. Kreshnik dhe Agim Gashi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-
Tiranë/ Qeni kafshon 3-vjeçarin, përfundon në spital! Policia nis hetimet për pronarin
23 Qershor 2025, 11:20Një 35-vjeçar është vënë nën hetim pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç. Fëmija është në kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
-
Durrës/ Policia nis kontrollet ndaj ndotjes akustike në zonat turistike, fushatë sensibilizuese pranë bregdetit
23 Qershor 2025, 11:13Policia e Durrësit ka ndërrmarë një fushatë sensibilizuese në zonat turistike për të reduktuar ndotjet akustike. Në planin e masave uniformat e policisë kujtojnë se çdo biznes duhet të zbatojë orarin e lejueshëm të muzikës në ambientet e hapuara.
-
-
Kryebashkiakia e Roskovecit në SPAK! Majlinda Bufi asnjë fjalë: Kur të flasë drejtësia
23 Qershor 2025, 10:34Bufi qëndroi rreth 20 minuta në SPAK, ndërsa pas daljes nuk pranoi që të flasë për gazetarët, duke thënë shkurt “kur të flasë drejtësia”. Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD gjatë zgjedhjeve vendore 2023 për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
-
Zaptuan hapësirat publike, sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem! 3 persona nën hetim
23 Qershor 2025, 10:24Uniformat blu bëjnë me dije se zonën e Golemit hoqën 100 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga tre qytetarë.
-
Tiranë/ Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari! I kishte fshehur në një tunel pranë pallatit
23 Qershor 2025, 10:05Një 48-vjeçar nga Kuçova ja rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. 48-vjeçari u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.
-
Murtaja e bagëtive, shtohen kontrollet! AKU bllokon 124 kg mish pa certifikatë veterinare në Shkodër, 6 mln lekë gjobë 4 bizneseve
23 Qershor 2025, 09:43Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Shkodër, ka bllokuar 124 kg mish, për shkak se ishin pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Përmes një njoftimi, AKU - Shkodër, bën me dije se përveçse bllokimit të mishit, ka pasur gjithashtu gjoba të vlerave të larta që arrijnë totalin 600,000 lekë
-
Velipojë/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, drejtuesi i skafit gjobitet me 1 mln lekë
23 Qershor 2025, 09:23Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës.
-
Banesa në Gramsh përfshihet nga flakët, ende nuk dihen shkaqet (VIDEO)
23 Qershor 2025, 08:48Një banesë në Gramsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Nga pamjet e siguruara shohim se kemi dëme të konsiderueshme materiale
-
Himarë/ Vijon prej 3 ditësh zjarri në kodrat e Pilurit! Rinis ndërhyrja nga ajri! Në terren dhe 40 ushtarë të FA, ministria: 2 ende aktive (VIDEO)
23 Qershor 2025, 08:37Vijon ende të jetë aktive vatra e zjarrit ne kodrat e pilurit në Himarë. Zjarrfikëset dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontroll zjarrin që mos të përparoj drejt zonave të banuara. Ministria e Mbrojtjes njofton se është në terren dhe se kanë qenë 7 vatra zjarri, kanë mbetur aktive vetëm 2.
-
Kukës/ Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve urbane, tymi mbulon zonën (VIDEO)
23 Qershor 2025, 08:09Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.
