Kronikë
-
Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys. Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
7 Korrik 2025, 16:04 -
Mbi 1100 gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Sarandës: Arrestohen 5 shoferë, 418 gjoba për mungesë të kaskës mbrojtëse
7 Korrik 2025, 15:39Gjatë javës së parë të muajit korrik Policia e Sarandës ka arrestuar dhe ka nisur hetimi për 5 shoferë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.
-
Tiranë/ Lirimi i hapësirave publike, Policia Rrugore arreston 35 shoferë gjatë një jave, bllokohen 42 mjete
7 Korrik 2025, 15:27Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve, ku gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe nisur hetimi për 35 drejtues mjetesh dhe janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.
-
Kundër ndërtimit të HEC-it, dhjetëra banorë hyjnë me forcë në bashkinë e Klosit: Do ta mbrojmë lumin deri në vdekje! Pezulloni punimet!
7 Korrik 2025, 15:04Përshkallëzohet protesta në Klos, aty ku dhjetëra banorë të Suçit kundërshtojnë ndërtimit e hidrocentralit, pasi ujin e perdorin për vaditjen e tokave. Ata kërkuan sot që bashkia te pezulloje menjehere punimet dhe me pas prokuroria te hetoje gjithë dokumentacionin.
-
Zyra Federale Kriminale Gjermane dhuron 100 mijë euro pajisje për policinë, Proda: Do përmbushin me efikasitet detyrat funksionale
7 Korrik 2025, 14:39100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA).
-
Sarandë/ Zaptuan hapësirat publike, policia sekuestron 44 shezlongë dhe 22 çadra! Nën hetim administratorja e një biznesi
7 Korrik 2025, 14:34Policia e Sarandës vijon me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë këtij aksioni blutë informojnë se ka nisur hetimi për administratoren e një subjekti që kishte vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje.
-
Kukës/ Tentoi të trafikonte 1 pistoletë nga Kosova në Shqipëri, në pranga 28-vjeçari (EMRI+VIDEO)
7 Korrik 2025, 14:11Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.
-
Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, Hafesllari: Bizneset janë paralajmëruar, pastaj ka ndërhyrë policia bashkiake
7 Korrik 2025, 13:54Në qytetin e Pogradecit ditën e sotme ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga subjektet të ndryshme të cilat zhvillojmë veprimtari ekonomike. Gjithashtu edhe për lirimin e hapësirave nga mjetet e parkuara gabim
-
Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 6 ende aktive
7 Korrik 2025, 13:42Minstria e Mbrojtjes ka bërë raportin në lidhje me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku bën me dije se janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive
-
Lushnjë/ Hyri në banesën e të resë dhe tentoi të kryejë marrëdhënie, shpallet në kërkim 40-vjeçari
7 Korrik 2025, 12:38Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Lushnjës pasi hyri në banesën e një 35-vjeçareje dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me të.
-
Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari! Po digjte barishtet te varri i nënës! Procedohen edhe dy të tjerë
7 Korrik 2025, 12:33Policia identifikoi autorin e ngjarjes së 2 korrikut dhe mori nën procedim A.R., 33 vjeç. I riu dëshmon se zjarri i doli nga kontrolli teksa digjte barishtet te varri i nënës. Dy të proceduar të tjerë në Elbasan dhe Gramsh për djegien e sipërfaqeve me bimësi e tokë
-
Zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes së plotë, s’ka më prezencë të resë së tymit toksik në ditën e shtatë! Situata drejt normalizimit
7 Korrik 2025, 12:18Nuk shihet më prezenca e resë toksike që mbuloi zonën prej të martës së shkuar. Një grup zjarrfikësish me mjete qëndrojnë në gadishmëri pranë vatrës, nëse ajo riaktivizohet përsëri për shkak të gazarave dhe temperaturave të larta
-
-
Zaptuan hapësirat publike në Velipojë, Policia aksion për lirimin e tyre! Dy persona nën hetim
7 Korrik 2025, 12:14Policia e Velipojës vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike.
-
Urbani i Kamzës merr flakë në ecje në ‘Bulevardin Blu', s'ka të lënduar! Pasagjerët dhe drejtuesi dolën në kohë (VIDEO)
7 Korrik 2025, 11:53Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët pasagjerë, po për për fat të mirë nuk ka të lënduar. Pasagjerët dhe shoferi dolën në kohë, nisin hetimet për shkaqet
-
Sarandë, makina përplaset me motorin! Lëndohet një nga drejtuesit
7 Korrik 2025, 11:48Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Sarandë. Një makinë dhe dhe një motor janë përplasur në rrugën “Skënderbeu”.
-
Italia e kërkonte për trafik ndërkombëtar droge, Fast Albania prangos në Kroaci 23-vjeçarin shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:04Ka qenë njësia FAST Albania, që nëpërmjet rrjetit ENFAST, bashkë me Italinë dhe Kroacinë, arrestoi teksa fshihej në shtetin kroat 23-vjeçarin, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj
-
Afera Partizani/ Pasuria ‘shpëton’ Malltezin, GJKKO e liron nga arresti shtëpiak, 3 mln lekë garanci! Gjyqtares Ulliri iu rrëzua kërkesa për dorëheqje
7 Korrik 2025, 11:06Pas 20 muajve në arrest shtëpie, GJKKO ndryshoi masën dhe liroi me garanci pasurore, Jamabër Malltezin, të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në aferën Partizani. Gjyqtarja Ulliri është në krye të trupës që do të drejtojë procesin për aferën “Partizani”, ku i pandehur është dhe ish-kryeministri Berisha. Kërkesa e saj për dorëheqje, u rrëzua nga drejtuesi i Gjykatës.
-
-
