Kronikë
-
Gjatë kontrollit të ushtruar, 35-vjeçari iu gjet dhe sekuestrua një dozë kokainë .
24 Tetor 2018, 12:45 -
Fier, 10-vjeçari vret me thikë vëllain e tij 13-vjeçar, u grindën duke pastruar peshk (VIDEO)
24 Tetor 2018, 12:12Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz të Fierit, ku për pasojë ka humbur jetën një 13-vjeçar, GJ.V, pasi është goditur me thikë nga vëllai i tij vetëm 10 vjeç. Familjarët shprehen se vëllezërit e mitur po pastronin peshk kur janë grindur me njëri-tjetrin.
-
Elbasan, treni i pasagjerëve merr përpara makinën, plagoset shoferi (VIDEO)
24 Tetor 2018, 11:44Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, E.C, 32-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
Ish-deputetët Çuko dhe Ndoka kërkojnë gjykim veçmas nga Avdylajt, Gjykata rrëzon kërkesën
24 Tetor 2018, 11:18Arben Çuko dhe Arben Ndoka kanë dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, krahas 34 të arrestuarve të grupit 'Avdylaj' për t'u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.
-
Ndërpritet seanca për Avdylajt te Krimet e Rënda, një prej të arrestuarve humb ndjenjat në gjyq (FOTO+EMRI)
24 Tetor 2018, 11:05Gjatë zhvillimit të seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një prej të arrestuarve ka pësuar gjendje të fikëti dhe është transportuar me urgjencë për në spital.
-
Dosja 'Xhisiela', përfundojnë hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim Rexhep Rrajën
24 Tetor 2018, 10:51Rexhep Rraja akuzohet për përndjekje ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku, denoncimi i të cilës trazoi politikën shqiptare, ndërsa ish-komisari i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu akuzoi të afërm të deputetit Rrahman Rraja se e kërcënuan me jetë.
-
Ishin kthyer në makth, kapen 4 të rinjtë nga Vlora që grabisin banesat në Fier (VIDEO)
24 Tetor 2018, 10:59Policia ka arrestuar katër persona për vjedhje banesash. Ata janë; Emanuel Doda 23 vjeç, Lediona Preçi, 21 vjeçe, Bledar Skënderaj 24 vjeç dhe Klaustin Zeneli 22 vjeç të gjithë banues në Vlorë.
-
Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi
24 Tetor 2018, 10:53Në vitin 2012 prokurori Sheshi i kërkoi Gjykatës së Lartë dënimin e Metës me dy vite burg, me akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror, bazuar në videon e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.
-
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg kunatin e Babales, detyrim paraqitje për gazetarin
24 Tetor 2018, 10:19Alizoti është kunati i Albert Veliut (Babales) dhe akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, gjë që e ka pranuar edhe vetë i pandehuri.
-
AKU bllokon 2.5 ton peshk e karkaleca të ngrirë, nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare
24 Tetor 2018, 09:17Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.
-
Tiranë, ndërron jetë i ndaluari në komisariatin Nr. 3, dyshohet atak kardiak
24 Tetor 2018, 09:02Ai ka ndërruar jetë në datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3.
-
VOL-VO 4/ Gjykata lë në burg 24 anëtarët e bandës ‘Avdylaj’, mes tyre ish-deputetët Ndoka e Çuko
24 Tetor 2018, 08:51Është zhvilluar ditën e sotme në një seancë të gjatë, seanca në ngarkim të 34 të arrestuarve në kuadër të operacionit VOL-VO 4. Gjykata ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ndërkohë që Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitje. 6 nga të arrestuarit janë lenë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerët do të vijojnë të mbeten në burg.
-
Aksident në Fier, makina humbet kontrollin dhe përplas motorin, një i vdekur
24 Tetor 2018, 08:14Viktima është S.M. 45 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa autori Albert Myrtaj 38 vjeç.
-
Ekskluzive-I zhdukuri i Vlorës/ Prokuroria në gjurmët e Troqes, një i dyshuar në pranga
24 Tetor 2018, 07:37Në kompleksin “Oslo” në Vlorë u fshinë pamjet filmike në DVR, dyshohet se Troqe u çua në këtë kompleks. I ndaluari u tradhtua nga makina e rrëmbimit.
-
Lista me gjyqtarët që duhen shkarkuar sipas ONM dhe Komisionerit Publik
24 Tetor 2018, 07:23Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin e 8 gjyqtarëve dhe 2 prokurorëve që janë konfirmuar në detyrë nga KPK
-
Vetingu / Bujar Sheshi mospërputhje modeste, vendimi jepet sot
24 Tetor 2018, 07:18Prokurori ka mosdeklarim të pasurisë në lidhje me një dhomë shtesë të ndërtuar në vitin 1998, e legalizuar në vitin 2015 dhe një autoveturë të blerë në vitin 2005
-
Ekskluzive-Masakra në Bllok/ Komandoja Bilo nga arratia tregon se ku hodhi pistoletën
24 Tetor 2018, 07:08Autori i vrasjes së në bllok të Fabiol Gaxhajt e plagosjes së Elion Hato dhe Ervis Martinaj po negocion të vetëdorëzohet. Bilo pretendon se ka qëlluar me armën e Redi Popeskut dhe pastaj e ka hedhur tek Piramida. Policë e Prokurorë, kontroll për gjetjen e armës. Gjykata liron Popeskun, jep masën “arrest shtëpie”.
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
24 Tetor 2018, 06:30Të rejat më të fundit nga shtypi i ditës
-
Itali, në pranga 'skifterët' shqiptarë, shisnin bizhutë e vjedhura dhe blinin drogë (VIDEO)
23 Tetor 2018, 19:11Policia italiane ka dokumentuar rreth 25 vjedhje banesash dhe biznesesh, ku preja e preferuar e grabitësve shqiptarë dhe jo vetëm, ishin bizhutë dhe sendet e tjera të çmuara.
-
Lojërat e fatit/ Braçe në ’45 minuta’: Mbyllen bastet dhe online, përfshirë edhe Bast Arenën
23 Tetor 2018, 18:04Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka sqaruar metodën sesi qeveria do të mbyllë bastet, edhe ato që funksionojnë online. Braçe ka thënë se ky ligj duhet të jetë primar, pasi është në favor të interesit publik. Braçe ka folur edhe për kërcënimet në drejtim të tij dhe deputetëve të tjerë të Komisionit të Ekonomisë.