Kronikë
-
Një 55- vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij në Sarandë. Gruaja ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
31 Mars 2025, 18:52 -
Londra pret Samitin për Sigurinë Kufitare, kryeministri Starmer: Luftë trafikut të qenieve njerëzore! Ministri Hoxha: Bashkë me partnerët, goditje të krimit financiar dhe emigracionit të paligjshëm
31 Mars 2025, 17:30Tirana zyrtare përfaqësohej në Samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku
-
Aksident ‘zinxhir’ në autostradën Fier-Vlorë, përfshihen 9 makina te kthesa e Pojanit! Dy gra të plagosura, 3 drejtuesit e foshnja 1 vjeçe dërgohen për kontroll mjekësor! Krijohet trafik (VIDEO)
31 Mars 2025, 15:40Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Janë përfshirë 7 automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës, më pas edhe 2 të tjera. Të plagosura 2 gra, pa rrezik jete në spitalin e Fierit. Shkojnë për kontroll 3 drejtuesit e një foshnjë 1 vjeçe
-
Ra në kontakt me energjinë elektrike duke shtruar linjën e internetit, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër (EMRI+VIDEO)
31 Mars 2025, 15:38Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike. I riu ishte duke shtruar linjën e internetit
-
Kakavijë/ Po trafikonin 60 pako me kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti i dyshuar në kufi! E kishin fshehur në shasinë e makinës, qeni antidrogë ua zbuloi (EMRAT+VIDEO)
31 Mars 2025, 15:27Si provë materiale u sekuestrua edhe ngarkesa me 60 pako kanabis sativa dhe kontrolli e hetimet po vijojnë. Policia tha se droga ishte e fshehur në shasinë dhe parafangon e makinës. Sekuestrohen edhe 1890 euro cash. Drogë edhe në parafangot e mjetit
-
Sarandë/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt
31 Mars 2025, 15:2017- vjeçari u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar, ndërkohë që autori u ndalua nga policia. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i personit që u plagos, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.
-
Arrestohet i riu zvicerian në Tiranë, i vodhi me dhunë një 52-vjeçari celularin (VIDEO)
31 Mars 2025, 14:49Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.
-
Dyshohet se u godit nga treni i mallrave, përfundon në spital i moshuari në Levan
31 Mars 2025, 14:32Një 68-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.
-
Mallakastër/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60-vjeçari
31 Mars 2025, 14:28Një 60-vjeçar banues në Ballsh është arrestuar sot nga policia e Mallakastrës. Dyshohet se i arrestuari dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur, 13-vjeçe
-
Fier/ Ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari! E kërkon dhe Greqia, çështja në Apelin e Tiranës (EMRI)
31 Mars 2025, 14:06Alesio Xhelo ishte me masë sigurie "arrest në shtëpi", me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale "trafikimi i armëve dhe municionit luftarak", "largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "rrëmbimi ose mbajtja peng e personit" dhe "vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit", e mbetur në tentativë
-
Plagosja me thikë në Pogradec, pas arrestimit të autorit të dyshuar, në pranga edhe një tjetër! Dyshohet se ndihmoi 54-vjeçarin të largohej nga vendngjarja
31 Mars 2025, 13:39Pas arrestimit të 54-vjeçarit i cili dyshohet se plagosi me thikë 36-vjeçarin në Pogradec para disa ditësh, në pranga ka rënë edhe një 44-vjeçar.
-
Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
31 Mars 2025, 13:20Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia Rrugore e Sarandës. Gjykata e Vlorës kishte caktuar arrest me burg për vepën ‘moskallëzimi i krimit
-
KKT miraton disa qiellgërvishtëse në Tiranë, 'Embassy Tower' 47 kate 'gjigant'! 'Dritë jeshile' edhe TEC-it të botuesit Ulaj në Roskovec, u kundërshtua nga banorët
31 Mars 2025, 12:56Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të larta në Tiranë, 8 të në Vlorë, që variojnë nga 20 deri në gati 47 kate si rasti i “Embassy tower” përballë ambasadës amerikane. Leja e ndërtimit i është dhënë termocentralit në Roskovec, projektit të Gener 2, i kundërshtuar fuqishëm nga banorët dhe shoqëria civile.
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars 2025, 12:09Edhe nëna e palistinezes të vrarë në Tiranë në muajin shkuar nga babai i saj dyshohet të jetë e përfshirë në krim, pasi mësohet se është larguar nga Gjermania, ku ndodhej me status azilanti dhe i është bashkuar bashkëshortit të arratisur në Liban. Miq të vajzës thonë se ajo erdhi tranzit në Tiranë për të takuar 3 fëmijët e saj te ish-bashkëshorti në Liban.
-
Inskenoi vdekjen në Pukë, Ministria italiane e Drejtësisë ‘vulos’ ekstradimin e biznesmenit Pecorelli! I dënuar me 4 vite burg nga autoritetet shqiptare
31 Mars 2025, 11:46Ministria e Drejtësisë në Itali vulosi ekstradimin në Shqipëri të Davide Pecorellit, sipërmarrësit që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve por që u gjet nga policia 9 muaj më pas teksa kërkonte një thesar të fshehur pranë ishullit Montecristo
-
Pjesë e bandës së Tor Xheçukës, GJKKO lë në burg Edison Muçekun! U ekstradua nga Britania, i akuzuar për vrasjen e Hamza Terziut
31 Mars 2025, 10:56Edison Muceku ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar "Revanshi", që u zhvillua në maj 2024. Akuzat ndaj tij lidhen me sigurinë e kushteve për kryerjen e një vrasjeje, duke e bërë atë një figurë kyçë në hetimet që po zhvillohen.
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars 2025, 09:52Sipas policisë, dy të rinjtë kërcënonin një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok.
-
Hajdutëve në Lushnjë u dështon plani/ Tentojnë të vjedhin një biznes, por përfundojnë në kanal! Ikin pa kasafortën me para (VIDEO)
31 Mars 2025, 09:54Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e hajdutëve. Gjatë natës kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për t’u larguar nga vendngjarja. Por, duke ikur kanë rënë në kanal dhe kasafortën me para nuk e kanë marrë.
-
16-vjeçari kapet duke drejtuar automjet të vjedhur në Vlorë, policia e ndjek në rrugët e qytetit për 30 minuta
30 Mars 2025, 21:24Sipas informacioneve nga Report Tv në orën 20:30 në sallën operative erdhi denoncimi se një mjet i dyshuar po qarkullonte në qytet. Menjëherë, policia rrugore u vu në ndjekje dhe arriti ta lokalizojë automjetin në afërsi të kryqëzimit të Lagjes "Kushtrimi".
-
Fier/ Shkrumbohet lokali në Darzezë, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
30 Mars 2025, 19:05Zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës, dhe kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Për shkak se lokali ishte i ndërtuar me dru, është djegur totalisht brenda disa minutash.
