Kronikë
-
Tre persona u vunë në pranga pasi dyshohet se nga pakujdesia shkaktuan zjarre në Fier dhe Lushnjë. Policia thotë se flakët rrezikuan banesa, sera dhe sipërfaqe të mëdha toke.
1 Tetor, 13:48 -
‘Dita e gjykimit do të vijë edhe për ju’, protestuesja përplaset me Kryemadhin: S’kam firmosur asnjëherë bordero, më vjen keq që kam votuar ca ligje (VIDEO)
1 Tetor, 13:44Ndërsa po jepte një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Monika Kryemadhi u përball edhe me një protestuese. Protestuesja, e cila u prezantua si Artemisa, i tha ish-deputetes se gabimet e politikanëve kanë dëmtuar të ardhmen e të rinjve. Kryemadhi ia ktheu se e vetmja keqardhje që ka është se ka votuar disa ligje.
-
Sarandë/ Gjykata korrigjon gafën e Prokurorisë. Hiqet sekuestroja ndaj hotelit ‘Central Park Premium’ të ndërtuar me leje në Ksamil
1 Tetor, 13:13Gjykata e Sarandës ka vendosur të mërkurën heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili ishte prezantuar në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje.
-
Kapet në Kavajë i shumëkërkuari nga Italia, akuzohet si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës (EMRI+VIDEO)
1 Tetor, 12:3547-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.
-
Katastrofa ekologjike në Kasharaj, tonelata me peshq të ngordhur pluskojnë prej 3 ditësh mbi liqen! Nis dezinfektimi, ende i bllokuar shkarkuesi në digë (VIDEO)
1 Tetor, 12:28Sot në ditën e tretë, situata mbetet e rëndë në liqenin e Kasharajt në Lushnje, aty kanë ngordhur tonelata me peshq. Sot u bë dezinfektimi me dron dhe nesër pritet groposja e peshqve. Sakaq kanë ngecur punimet në digë, në pritje të pajisjeve të reja hidrike.
-
Ngacmonte nxënësen me mesazhe seksuale, Gjykata e Fierit lë në burg mësuesin 60-vjeçar (VIDEO)
1 Tetor, 12:09Mësuesi akuzohet për veprat penale “ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia.”
-
Aksident në Kthesën e Kamzës/ Autobusi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën dhe përfundon në trotuar! Nuk ka të lënduar (VIDEO)
1 Tetor, 11:52Nuk raportohet për të lënduar, policia po heton shkaqet e aksidentit
-
Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon për disa orë në polici: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie
1 Tetor, 10:45Për disa orë, kompozitori Adi Hila ka dëshmuar në Policinë e Tiranës pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura. Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje
-
Bojkoti ndaj rregullores së GJKKO, dështon sërish gjyqi ‘Meta’! Avokatët gjobë 5 mijë lekë (të rinj), kreu i PL: Situata me porosi të Agasit që të më penalizojnë (VIDEO)
1 Tetor, 11:08Ashtu si dhjetëra procese të tjera edhe gjyqi ndaj ish presidentit Ilir Meta nuk po zhvillohet që prej dy muajve. Shkak është bërë vendimi për bojkot i Dhomës Kombëtarë të Avokatisë, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKKO. Vetë Meta e quajti të paprecedente situatën, duke e u shprehur se është e nxitur nga shokët e Ergys Agasit, dhe kërkoi një zgjidhje
-
Skandali i videove seksuale të personazheve të njohur, Kryemadhi: Neveri, dënoj regjistrimin dhe publikimin! Jeta private e tjetrit s’i duhet askujt (VIDEO)
1 Tetor, 10:51Kryemadhi shprehu keqardhje për mënyrën si shoqëria shqiptare po reflekton mbi këto situata, si dhe shprehu solidaritet me gratë e përfshira në video.
-
Fier/ Tjetërsimi i 1143 hektarëve tokë në Seman, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë
1 Tetor, 10:21Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, i akuzuar se përfitoi 1143 hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë.
-
Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Cenohet sekreti hetimor, ngadalësohet zbulimi i krimeve, sidomos korrupsionit dhe krimit të organizuar
1 Tetor, 10:14Një ditë pas prezantimit nga qeveria të draftit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Shoqata e Prokurorëve reagoi me kritika të forta. Prokurorët e Republikës thonë se drafti u cenon punën në hetimin e veprave penale, pasi krijon hapësira që sjellin prishje provash, arratisje të të akuzuarish, ndërlikim procedural që mund të çojë deri në dështim të hetimit. Theksin prokurorët e vendosin te ngadalësimi i zbulimit të krimeve, sidomos në dobësimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-
Dërgonte pacientët me kancer drejt klinikës private të të atit, SPAK çon për gjykim mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi dhe dy të tjerë
1 Tetor, 09:47Prokurori Elvin Gokaj ka dërguar për gjykim Edmond Gashin, koordinatorin Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personin që dyshohet se ka korruptuar mjekët. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
-
Konventa Evropiane e Shefave të Policisë, Hita me partnerët ndërkombëtarë: Përgjigjje e përbashkët dhe e shpejtë ndaj krimit të organizuar
1 Tetor, 09:21Gjatë takimeve, kryepolici përcolli gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit në kohë të informacionit, koordinimit operacional dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar e ndërkombëtar.
-
-
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Ish-prokurori: Zhvillim pozitiv, 'arresti me burg' në Shqipëri është përdorur në mënyrë të tepruar! Avokati: I japin fund një kulture abuzive
30 Shtator, 21:43Ish-prokurori Karanxha dhe avokati Caca i kanë cilësuar pozitive ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Karanxha tha se masa e 'arrestit me burg' në Shqipëri është përdorur në mënyrë të tepruar, ndërsa Caca tha se ndryshimet i japin fund një kulture abuzive në mënyrën sesi kryhet një procedim penal.
-
-
-
Përplaset me makinën e një francezi në Shkodër, humb jetën 83-vjeçari! Shoferi i huaj shoqërohet në polici
30 Shtator, 19:00Një 83-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.
-