Kronikë
-
Policia e Tiranës ka shkuar menjëherë pas një telefonate dhe ka sekuestruar një çifte e fishekë.
3 Tetor, 22:27 -
Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim (VIDEO)
3 Tetor, 22:14Një prej pikave të kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes. Kontrollet kanë në fokus veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa verifikohen edhe drejtuesit dhe pasagjerët, për identifikimin e personave në kërkim apo të atyre që mund të mbajnë armë pa leje.
-
-
Korçë/ Konsumuan pilaf në kopsht, 6 fëmijë në spital, dyshime për helmim! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke (VIDEO)
3 Tetor, 18:50Fëmijët janë shfaqur me të njëjtat simptoma në spital në të njëjtën ditë. Ngjarja nuk është sinjalizuar nga një mjeke e pavijonit të pediatrisë, e cila është vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre. E njëjta pasojë edhe për drejtoreshën e kopshtit që nuk ka kryer verifikimin dhe kontrollin e ushqimit që kanë ngrënë të vegjlit.
-
-
'Kam frikë se do t’i bëjë keq babait'/ Ekskursioni me koleget 'mollë sherri' mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
3 Tetor, 17:48Motra e ka këshilluar Xhuana Nikollajn të denonconte Eraldo Fizin për dhunën, por ajo kishte frikë se ish-partneri mund të lëndonte babanë e tyre. Mbrëmjen para ngjarjes, konflikti mes ish-çiftit lidhej me një ekskursion pune të 25-vjeçares ku ish i fejuari e kishte ndjekur.
-
Akuzat për trafik armësh/ SPAK sekuestron celularët e Ardi Veliut, Ron Yeffet dhe biznesmenes Arjeta Puca! Hetimet për 2 vepra penale
3 Tetor, 17:40Për rastin e Kayo, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për momentin për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. BKH ka sekuestruar celularë dhe dokumente, ndërsa sipas mediave mes tyre është edhe telefoni i drejtorit të KAYO, Ardi Veliu.
-
Videot me Adi Hilën, Eli Fara rrëzon alibinë e gazetarit për shantazh seksual! Shkelja kryesore ku ligji ‘kap’ edhe Elton Tozajn (VIDEO)
3 Tetor, 15:58Dëshmia e saj sot, rrëzon alibinë e vetme të përdorur nga gazetari që i shpërndau materialet Elton Tozaj, se kishte qëllim denoncimin e shantazhit seksual ndaj artisteve, kur e gjitha është marrëdhënie konsensuale mes të rriturve. Vetëm dijenia për prejardhjen kriminale të një elementi që u shpërnda, siç në këtë rast janë videot, përbën vepër penale
-
Me armë në makinë, i riu s’i bindet policisë, iu përplas makinën dhe ikën me vrap! VIDEO kur efektivët e ndjekin rrugëve të Kurbinit (EMRI)
3 Tetor, 12:47Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Mamurras pasi iu gjet një armë zjarri në makinë dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë. Edmir Xhaferri sapo ka parë shërbimet e policisë ka tentuar të largohej më shpejtësi ku ka hedhur armën, dhe duke përplasur automjetin efektivëve. Pas disa minutash ndjekjeje ai është arrestuar.
-
Fier/ Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, lihet nën arrest shtëpie këngëtari Erind Xhaferaj (VIDEO)
3 Tetor, 12:07Këngëtari fierak Erind Xhaferaj është lënë nën arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pasi kreu veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”.
-
Digjen mbi 70 hektarë me pyje e pemë frutore në Peqin e Lezhë, flakët përpijnë edhe 5 shtëpi të pabanuara (VIDEO)
3 Tetor, 10:37Zjarret nuk kanë përfunduar me stinën e nxehtë. Gjatë 3 ditëve të fundit në fshatrat e Peqinit dhe Lezhës, janë djegur mbi 70 hektarë me pyje, ullinj dhe drurë frutore. Po kështu 5 shtëpi të pabanuara, në të dyja bashkitë. Flakët sot janë vënë nën kontroll por dëmet janë të mëdha dhe banorët kërkojnë dëmshpërblim.
-
Drogë pranë shkollave në Shkodër, kanabisi i paketuar si ‘Candy Surprise’! Në pranga 28-vjeçari (VIDEO)
3 Tetor, 10:19Drogë e paketuar edhe në qese me mbishkrimin “Candy Surprise”, e destinuar për t’u shitur kryesisht pranë shkollave, është sekuestruar nga policia në Shkodër.
-
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, regjisori Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për ‘Miss Globe’! Gjykata i rrëzon kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë
3 Tetor, 09:37Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje”.
-
Bombë false me kuti pice, në pranga 21-vjeçari që kërcënoi pronarin e karburantit në Dibër: 50 mijë € ose të hedh biznesin në erë! Pagesën e kërkoi në kriptomonedha (VIDEO)
3 Tetor, 09:0521-vjeçari sajoi një pajisje si ‘eksploziv’ dhe e la në karburantin në Dibër. Pronarit i kërkoi 50 mijë euro, duke e kërcënuar se do t’i hidhte biznesin në erë. Pagesa kërkohej në kriptomonedha.
-
Zvarritja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësim tek trupa e prokurorëve
3 Tetor, 07:30KLP nuk ka arritur ende që pas shtatë mbledhjeve plenare të fillojë shqyrtimin e kërkesave të dy kandidatëve për përjashtimin e dy anëtarëve nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, situatë që ka ngritur shqetësime për Shoqatën e Prokurorëve, që kërkon prej këshillit të kapërcejë ngërçin dhe të garantojë vijimin e procedurës.
-
-
Kërcënohet me eksploziv biznesmeni në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë! Mesazhin e dërgojnë me kuti picash (EMRI+VIDEO)
2 Tetor, 18:49Pas sinjalizimit, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe mbajti nën kontroll perimetrin për rreth tre orë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
-
-
Drafti i KPP/ Pezullimi nga detyra në fazë hetimi paraprak, jo pa njoftim 5 ditë para e marrje në pyetje të zyrtarit! SPAK e GJKKO, jo më hetim e gjykim kolegëve për çdo krim
2 Tetor, 17:16Pezullimi nga detyra i zyrtarëve, kur kërkohet nga prokuroria në fazë paraprake, do të bëhet vetëm pasi i dyshuari të jetë pyetur më parë nga Gjykata, duke e njoftuar 5 ditë para. Ndryshimi është propozuar në draftin e ri të Kodit të Procedurës Penale, i hedhur tashmë për konsultim publik.
-
SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për 'Kayo' dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend
2 Tetor, 16:55Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet në Pëllumbas, pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes kompanisë 'Kayo'.