Kronikë
-
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, tha se SPAK do të bëjë nesër publike detajet për zbulimin e një tjetër vile të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Vila sipas tij është zbuluar në Sardenja dhe shtoi se pritet të dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë, të lidhura me emrin e Ballukut.
1 Tetor, 22:11 -
-
Spahiu: Në shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate
1 Tetor, 21:44Juristi Spahiu tha se qytetarët shqiptarë shpesh herë kanë qenë viktima të mos-njohurive juridike, teksa 'përshëndeti' ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
-
Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e Tiranës
1 Tetor, 21:40Adrian Hila aktualisht ndodhet në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.
-
-
Vendi s’gjen qetësi! Zjarri në Manati rrezikon banesat, situatë edhe në Peqin e Krujë (VIDEO)
1 Tetor, 20:25Një vatër zjarri e rënë sot në Gramëz të Krujës ka arritur deri në aksin Thumanë-Kashar, si pasojë e erës. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në malin e Manatisë, pranë rrugës nacionale Lezhë-Milot.
-
Drafti i KPP/ Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të botuar detaje nga dosja! Nëse prokuroria refuzon informacionin, hiqet e drejta për ankim te Komisioneri
1 Tetor, 18:43Sipas ligjit të propozuar kur një gazetar bie në zotërim të këtyre dokumente ato duhet t’i drejtohen gjykatës për të marrë leje për publikim.
-
Aksident në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me barrierat, vdes i riu egjiptian! Plagoset 18-vjeçari! Ambulanca aksidentohet me një tjetër makinë
1 Tetor, 18:03Një 23-vjeçar humbi jetën dhe një 18-vjeçar u plagos në një aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Makina dyshohet se doli nga rruga pas një parakalimi të gabuar, ndërsa gjatë transportimit të të plagosurit drejt Traumës u aksidentua edhe autoambulanca.
-
Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
1 Tetor, 17:20Prania e OSBE në Shqipëri bën të ditur se diskutimi me Maksim Haxhinë u përqëndrua në rolin e avokatëve në forcimin e sundimit të ligjit, aksesin në drejtësi, respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët.
-
-
Zjarri te Arlis/ Ndërtuesi Armando Lilo kallëzoi për shpifje Klevis Balliun, GJKKO pushon gjykimin e çështjes: Biznesmeni nuk u paraqit në seancë!
1 Tetor, 16:26Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të Armand Lilos, ndërsa vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit.
-
-
Flakët dogjën 2 shtëpi, një kasolle bagëtish dhe sipërfaqe të mëdha me pemë, vihet nën kontroll pas 5 orësh zjarri në Piraj të Lezhës
1 Tetor, 15:57Prefekti i qarkut Lezhë, Taulant Malshi, bën me dije se në operacion pati një angazhim të gjerë të strukturave dhe forcave zjarrfikëse në terren, duke bërë të mundur minimizimin e pasojave nga zjarri.
-
Kanosi me kallashnikov një 69-vjeçar pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës! Iu gjet arma në banesë
1 Tetor, 15:40I arrestuari rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit. Policia thotë se ndërhyrja e shpejtë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.
-
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, AGSH: Disa prej pikave rrezikojnë lirinë e medias dhe të drejtën për informim
1 Tetor, 15:39Sipas AGSH, zgjerimi i përgjegjësive civile, penale dhe disiplinore për gazetarët mund të krijojë efekt frenues mbi gazetarinë investigative, ndërkohë që vlerëson se mbrojtja e sekretit hetimor dhe liria e medias mund të bashkëjetojnë përmes kufizimeve të nevojshme dhe proporcionale.
-
U kapën duke transportuar katër afganë drejt kufirit me Malin e Zi, arrestohen dy të huaj në Shkodër
1 Tetor, 15:28Dy të huaj njëri turk dhe tjetri nga Azerbajxhani kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kapën duke transportuar me automjet katër persona nga Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.
-
Mbante pa leje një kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë
1 Tetor, 15:27Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve në banesë, janë sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov, 2 krehra dhe municioni luftarak.
-
Identifikohet një tjetër nga shitësit e drogës në shkollat e Tiranës, bie në pranga 18-vjeçari
1 Tetor, 14:26I arrestuari është pjesë e grupit të 52 shpërndarësve që shisnin drogë në shkollat në kryeqytet, të organizuar në 8 grupe. Bashkë me të, numri i të arrestuarve shkon në 40.
-
Zjarri në Memaliaj dogji 4 mijë metra katrorë tokë, arrestohet 76-vjeçari! U kap në flagrancë, kishte rënë edhe më parë në pranga për të njëjtën vepër (VIDEO)
1 Tetor, 13:56Policia thotë se i moshuari dyshohet se i vuri flakën tokës për ta pastruar, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji rreth 4 mijë metra katrorë sipërfaqe.
-
Zjarret në Fier dhe Lushnjë, arrestohen 3 persona! Flakët rrezikuan sera, banesa dhe Parkun e Apolonisë (VIDEO)
1 Tetor, 13:48Tre persona u vunë në pranga pasi dyshohet se nga pakujdesia shkaktuan zjarre në Fier dhe Lushnjë. Policia thotë se flakët rrezikuan banesa, sera dhe sipërfaqe të mëdha toke.