Kronikë
-
Policia ka asgjësuar 374 bimë kanabis, në Lëzhe në kuadër të operacionit ‘seven’
13 Korrik 2024, 10:08 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, mes tyre edhe mbështetësi i Arben Ahmetajt në Zvicër! Janë firmosur dhe masa të tjera sigurie (EMRAT+ AKUZA)
13 Korrik 2024, 09:50Nga 8 urdhërarrestet e reja, asnjë nuk është ekzekutuar pasi personat nuk janë gjetur në banesë. Akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Report Tv mëson se priten të firmosen dhe urdhërarreste të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Janë firmosur dhe kontrolle banesash e biznesesh.
-
Elbasan, vdes polici rrugor! Po ndihmonte qytetarin të ndërronte gomën e autobotit, e zuri poshtë depozita e ujit
13 Korrik 2024, 09:17Një efektiv policie humbi jetën pasditen e djeshme në Elbasan.
-
VIDEO/ Vlorë, 2 vëllezër, pronarë të skuterave rrahin me grushte e sende të forta policët në hyrje të Lungomares! Arrestohen, lëndohen 2 efektivë (EMRAT)
13 Korrik 2024, 08:10Shkak u bë fakti që policët ndaluan një person i cili kishte marrë me qira motorin elektrik tek subjekti i dy vëllezërve.
-
Vrasja e Alfons Ndocit në burgun grek, kontrolle në qelinë ku mbahej Laert Haxhiu
12 Korrik 2024, 21:38Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e sotme në dy qeli ku janë mbajtur të burgosur shqiptarë. Kontrolle janë ushtruar tek qelia 32 e Etem Hoxhës dhe qelia 30 ku është mbajtur Laert Haxhiu para se të ekstradohej në Shqipëri
-
Avokati Idajet Beqiri: Transferim i dyshimtë i Izet Haxhisë në burgun e Rrogozhinës! I rrezikohet jeta se është armik i Berishës! Manja të marra masa
12 Korrik 2024, 20:27Izet Haxhia, i dënuar me 21 vite burg në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998, dhe ku po vuan dënimin në burgun e Reçit, është njoftuar se do të transferohet nesër në burgun e Rrogozhinës. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij Idajet Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka ngritur alarmin për rrezikun e jetës së klientit të tij
-
Arrestimet e policisë, eksperti Softa: Duhet shkuar tek grosistët e mëdhenj të drogës! Durim Bami i lidhur me politikën, shpresoj të dalë 'pendito'
12 Korrik 2024, 19:31Eksperti Fatjon Softa i ftuar në Studio Live komentoi operacionin e fundit policor që lidhet me 'Tempulli 3'. Më tej Softa u ndal edhe tek Durim Bami.
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen flakët në Dropull! Vazhdon operacioni pranë liqeneve të Lurës
12 Korrik 2024, 18:15Pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull.
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik 2024, 17:28Në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ të Report Tv vajza dhe djali i 63 vjeçarit thonë se babai i tyre është i pafajshëm dhe se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi janë të tjerë persona që e kanë kryer aktin seksual nga i cili 24 vjeçarja ka mbetur shtatzënë.
-
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, qytetin e mbulon tymi në kulmin e sezonit turistik! Dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
12 Korrik 2024, 16:21Në kulmin e sezonit turistik, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët
-
Olsi Rama në SPAK për dosjen 'Xibraka' : Dhashë sqarime si person në dijeni
12 Korrik 2024, 15:52Vëllai i kryeministrit shqiptar qëndroi në SPAK për gati 1 orë.
-
Temperaturat deri në 40 gradë Celcius, 11 vatra zjarri në 24 orë! Auroritetet bëjnë apel për kujdes
12 Korrik 2024, 15:29Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë raportuar 11 vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta, 3 prej të cilave vijojnë të jenë aktive duke shkrumbuar me dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.
-
Tentoi të kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari
12 Korrik 2024, 14:38Është arrestuar njëri nga tre personat e shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal, që në 31 Maj 2023 do të organizonin një atentat në Berat.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Kosovar, Hamit Kosova, 56-vjeç. -
Bënin video me natyrë seksuale me djalin 2-vjeç dhe i postonin në Tik-Tok, arrestohet çifti në Lushnjë
12 Korrik 2024, 14:07Burrë e grua janë arrestuar nga policia e Lushnjës pasi kanë kryer veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur të moshës 2-vjeç dhe i kanë publikuar në Tik-Tok. E ëma e djalit 2-vjeçar u ndalua me urdhër të prokurorisë së Fierit për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia”
-
Vihen në hetim administratorët e 2 subjekteve në Vlorë e Ksamil, lejuan muzikën pas orarit të përcaktuar
12 Korrik 2024, 13:52Administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe Ksamil janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë nga policia në Vlorë.
-
-
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, 3 prej agresorëve ende në arrati! Vocaj: Kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë
12 Korrik 2024, 13:22Kanë kaluar më shumë se 1 muaj e gjysmë nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por 3 prej agresorëve ende nuk janë arrestuar. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se kërkimet janë shtrirë tashmë në të gjithë Shqipërinë
-
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belerit, kërkoi pezullimin e vendimit që e dënoi me 2 vite burg
12 Korrik 2024, 13:14Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg.
-
Në burg për inceneratorin e Tiranës, GJKKO liron nga qelia ish-zyrtarin Pëllumb Abeshi! Mbarojnë afatet e paraburgimit
12 Korrik 2024, 12:55Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës.
-
Operacion antidrogë në Tiranë, 19 në pranga, 5 në kërkim! Mes tyre i akuzuari për vrasje në Greqi, njihej me 3 emra! Sekuestrohen 1.2 kg kokainë e qindra doza heroine (EMRAT)
12 Korrik 2024, 12:58Forcat e Antidrogës së Tiranës ekzekutuan sot fazën e dytë të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3’ . Shqiptarja. com dhe Report TV zbardh emrat e 19 të arrestuarve, mes tyre dhe dy vajza.