Kultura

  • Ndërron jetë në Spitalin Onkologjik të Tiranës poeti Pano Taçi. Trupi i pajetë qëndron prej dy ditësh në morgun e Tiranës. Djali i tij vjen nesër për ta marrë trupin e pajetë nga morgu.
  • Vlerësimi, Qosja fiton
    çmimin Beqir Musliu

    Juria, e kryesuar nga Faik Shkodra, dhe në përbërje të Sabit Rrustemit dhe Nuhi Rexhepit, ka bërë të hënën publik fituesin e çmimit letrar Beqir Musliu, që do të ndahet solemnisht më 15 qershor, në ditën e çlirimit të Gjilanit.

  • Roy Stevens: Arsyet pse erdha
    të këndojë Skënderbeun

    Tenori amerikan Roy Stevens rrëfen sesi e ka mësuar "përmendësh" historinë e Skënderbeut; ambiciet për të ngjitur në skenë dhe portretizuar Heroin Kombëtar të shqiptarëve dhe pse ai e konsideron një nga rolet më të vështira

  • Arkeologu: Gërmimet klandestine
    ia kalojnë trafikut të drogës

    Arkeologu Skënder Muçaj rrëfen se pas gërmimeve klandestine qëndrojnë porositësit dhe tregu i zi i antikuarëve. Cilat janë tregjet dhe si përfundojnë objektet antike në shtëpitë e VIP-ave në Tiranë. Pse Ministria e Kulturës i la qytetet arkeologjike jashtë listës dhe pasojat në territoret e Shqipërisë.

  • Drita Pelingu në rolin e
    Zarinës prek suksesin e fundit

    Një rol i luajtur nga Drita Pelingu është një personazh më tepër në galerinë e veprave të ngjitura në skenë nga Teatri Kombëtar. Një rol i fundit për Drita Pelingun i vë vulën ëndrrës së bukur të fillimeve të saj si aktore.

  • Mirela Oktrova ekspozon
    fotot nga lufta e Kosovës

    Ekspozita “Fate në Luftë”, kushtuar luftës së Kosovës dhe tmerrit që ajo la pas, vjen nëe Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë përmes objektivit të autores, Mirela Oktrova.

  • Panairi “Prishtina 2012”
    Ben Blushi, Elvira Dones më të shiturit

    Në Panairin e librit “ Prishtina 2012” libri i Ben Blushit “Shqipëria” ka qënë ndër më të shiturit. Të tjerë autor në top listë janë Visar Zhiti e Elvira Dones.

  • “Skënderbeu”, shkaku i
    vetëvrasjes së Prenk Jakovës

    Opera "Skënderbeu" e Prenk Jakovës që u ngjit për herë të parë në skenën në vitin 1968, është bërë edhe shkaku i vetëvrasjes tragjike të autorit. Një vit pasi e përfundoi dhe realizoi ngjitjen e saj në skenë, Prenk Jakova zgjodhi t'i jepte fund jetës në moshën 52-vjeçare.

  • Butrint, zbulohet Portiku
    i Forumit Romak

    Misioni i fundit arkeologjik shqiptaro amerikan gjatë gërmimeve të këtyre ditëve ka nxjerrë në dritë Portikun e Forumit Romak, një prej ndërtimeve më të rëndësishme të periudhës romake. Sipas arkeologëve, godina të përmasave të mëdha, kolona të larta, dhe një dysheme me pllaka guri të latuar pritet të përfshihen shumë shpejt në një itinerar të ri për mijëra vizitorët.

  • Përjetësisht dashuria, ngjit
    në skenë Dritan Pelingun

    Përjetësisht Dashuria” është shfaqur mbrëmë në Teatrin Kombëtar. Drama lirike u interpretua nga mjeshtrja e skenës, Drita Pelingu në rolin e Zerinës dhe nga aktori i mirënjohur Vangjel Toçe në rolin e bashkëshortit të saj Dionit. Skenografia e Genc Shkodranit.

  • Ekspozita e artit
    pamor britanik

    Vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita “Made in Britain”, një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, pjesë e koleksionit të Këshillit Britanik.

  • Dëshira Ahmeti: Roli i Donikës
    amaneti i sopranos Nina Mula

    Sopranoja përmes kujtimeve dhe nostalgjisë për mësuesen e saj Nina Mula, Dëshira Ahmeti rrëfen si është jeta e saj koncertore "në shtetin mëmë" Shqipëri dhe çfarë diskriminimi përjeton në Maqedoni, ku "synohet që të shpërbëhet kultura shqiptare".

  • Studiuesi D’Alessandro, libër
    princeshës me origjinë shqiptare

    Studiuesi italian Antonio d’Alesandro i ka dedikuar një monografi figurës së gruas së shquar që i përket shekullit të 19-të, Elena Gjika, princeshës me origjinë shqiptare. E njohur me emrin Dora d’Istria ajo jetoi në Firence nga 1860- deri 1888.

  • 'Skënderbeu' i besohet tenorit 
    të famshëm amerikan Roy Stevens

    Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit përgatit shfaqjen “Skënderbeu”, e cila është një opera në 2 akte dhe gjashtë tablo. roli i Skënderbeut i është besuar tenorit të famshëm amerikan Roy Stevens.

  • Mark Luli: Vikena është një
    ikonë e skenave shqiptare

    Suksesi i Vikena Kamenicës në koncertin “Ëndërr vere”, e shoqëruar në piano nga Merita Rexha është një nga më të rrallët koncerte që jo vetëm është duartrokitur, por edhe është komentuar pas premierës si sukses unik nga personalitete të ndryshme të artit dhe të medias. Kompozitori dhe kritiku i muzikës Mark Luli ka vlerësuar me nota maksimale paraqitjen e Kamenicës.

  • Sonte “Përjetësisht dashuria”
    premierë në Teatrin Kombëta

    Pas një kohe të gjatë brenda sirtarit të dramaturgut Mihal Luarasi, drama lirike “Përjetësisht Dashuria” shfaq premierën e saj sonte në Teatrin Kombëtar. Shfaqja e shumëpritur rikthen në skenë ikonën 85 vjecare të artit, Drita Pelinku.

  • Rauf Dhomi: Takimi i parë me
    Çesk Zadenë në vitet '70

    Prezantohen për herë të parë partiturat e filmit "Skënderbeu" të realizuara në vitin 1952, të cilat janë zbuluar në arkivat e Moskës. Kompozitori i njohur kosovar akademik Rauf Dhomi rrëfen për miqësinë dhe bashkëpunimet me Çesk Zadenë.

  • Tullumani, tenori-piktor
    ekspozon në Muzeun Kombëta

    Një ekspozitë që përmban rreth 60 punë, të gjitha në vaj, me teknika dhe dimensione të ndryshme kanë autor muzikantin e njohur Edmond Tullumani.

  • 'Apologjia e vërtetë e Sokratit'
    triumf në Lion të Francës

    Edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të Teatrit “Pranvera Europiane” u zhvillua në Lion nga data 23 maj deri në 2 qershor. Shqipëria u përfaqësua si i vetmi vend nga Ballkani, me “Apologjinë e vërtetë të Sokratit”, e cila interpretohet nga aktori Mirush Kabashi, duke shënuar një sukses të vërtetë.

  • 15 rrëfime poetike
    nga Vikena Kamenica

    Zëri timbrik i mezzosopranos Vikena Kamenica dhe tingujt magjikë të pianos së Merita Rexha Tërshanës do t'i bashkohen një "dueti" artistik në koncertin "Ëndërr vere" që do të jepet më 7 qershor në Sallën e Madhe të Universitetit te Arteve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv