Kultura

  • Artisti kosovar ka hapur të shtunën në Stamboll ekspozitën e tij të parë personale aty, me titulluar "NON Unplugged 2012".
  • 21-vjeçarja shqiptare në faqet e revistës prestigjioze të modës Vogue

    Piktore e talentuar dhe stiliste në ekspansion, Okiana Mikeli është botuar në faqet e Vogue Italia, të muajit maj, si fituese e stampës më të mirë për firmën Alcantara. Gara u organizua nga Alcantara, që është edhe emri i një prej tekstileve më të preferuara dhe që përdoret nga markat më të njohura të modës italiane dhe revistës Vogue, për projektin e zbulimit të talenteve të reja në fushwn e modws “Who is on the next”.

  • Filmi i Anri Salës, mundësia
    e vetme për ta parë në Tiranë 

    Anri Sala sjell në Tiranë një film mjaft të veçantë, që tërhoqi gjithë vëmendjen e kritikëve verën e shkuar. Me titullin "1395 Ditë pa të Kuqen" (1395 Days Without Red), filmi do të shfaqet më 20 maj në ora 20:15 edhe për publikun shqiptar në Kinema Millenium në Tiranë.

  • Baku, Rona Nishliu mahnit
    me zërin, mban sekret veshjen

    E vetme në skemë, me një vokal të fuqishëm dhe e rrethuar nga drita të kuqe, Rona Nishliu arriti të impresionojë të gjithë ata që e ndiqnin në provat e para të festivalit të Eurovizion që këtë vit zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit.

  • Ngjitet në skenën korçare
    komedia e De Filippo-s

    Është vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi” komedia e Eduardo de Filippo “Magjia e Madhe”. Nën regjinë e regjisorit Hervin Çuli dhe me skenografi të Noset Shijakut.

  • Eurovision, Rona Nishliu nis
    nesër provat me “Suus”

    Sipas kalendarit zyrtar Nishliu është e pesta në radhë (ora 11.55). Prova e dytë e saj do të jetë të enjten më 17 maj në orën 10:30. Pas secilës provë, Rona do të jetë edhe në një konference për shtyp përballë gazetarëve të atashuar pranë Eurovisionit.

  • Olen Cesari, durrsaku magjik
    në violinë ose "Paganini i ri"

    Olen Cezari, gjeniu i jashtëzakonshëm i violinës dha një koncert në Tiranë në praninë e ambasadorëve të vendeve të ndryshme dhe publikut shqiptar me rastin e Festës së Europës. I vlerësuar në botë si "Paganin i ri" për herë të parë ai rrëfen për Shqiptarja.com gjithçka që nga fëmijëria e tij deri ditën e këtij koncerti.

  • Kristaq Skrami, një drejtor
    nën petkun e Dukës

    Intervistë e dyzuar mes dukës dhe drejtorit para nisjes për në Londër. Pas një mungese të gjatë në skenë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, vesh petkun e dukës Glouçester tek “HenriVI”. (Ne foto Kristaq Skrami, dhe Yllka Mujo)

  • Charldrop: Jashtë njihet
    Kadareja, jo literatura shqiptare

    Janë mbledhur dje në Tiranë bibliotekarë të mbarë vendit për futjen e pasurisë së literaturës shqiptare në rrjetin global OCLC. Përfaqësuesi Dr. Rein rrëfen për Shqiptarja.com interesimin e të huajve për librat e munguar shqiptarë në katalogun botëror WorldCat

  • QSA, reforma që shkatërroi
    institutet shkencore

    Punonjës shkencorë u hodhën në rrugë, puna e tyre përfundoi në kazanët e plehrave ose u shpërdorua, dokumentacioni shkencor dhe arkivat u shkatërruan, ndërsa databazat e çmuara elektronike u zhdukën, për shkak të flakjes së kompjuterëve nëpër magazina apo vjedhjes së tyre.

  • Bumçi: Le të ngrihen hotele dhe
    restorante te monumentet me qira

    Bumçi përballet me replikat e ashpra të deputetëve për dhënien me qira të Monumenteve të Kulturës. Çfarë u dha dje në seancën dëgjimore. Pse dolën kundër, jo vetëm deputetët e PS-së, por edhe dy deputetë të PD-së, Mark Marku dhe Raimoda Bulku.

  • Blerta Zhegu, zëri
    premtues i operas shqiptare

    Një talent i ri është shfaqur gjatë premierës “L’elisir d’amore”, e cila është ngjitur në Teatrin e Operës dhe Baletit me regji të Armand Borës. Solistja Blerta Zhegu me rolin e Adinës ishte surpriza e kësaj shfaqjeje.

  • Bejko: Instituti i Monumenteve
    përfaqëson privatët

    Jemi në zemër të Akropolit të Kalasë së Lezhës. Tashmë aty kanë nisur disa projekte të paligjshme që kanë ndërhyrë në historinë dhe proceset restauratore sipas tekave të ndërtuesve. Ndërtimi i këtyre infrastrukturave përbën një nga shkeljet, jo vetëm të kartës shqiptare të restaurimit, por në gjithçka që lidhet me restaurimet në vlerë ndërkombëtare. Arkeologu Lorenc Bejko dhe shumë të tjerë ngrenë zërin që të ruhet peizazhi historik dhe të mos pushtohet nga ndërtimet siç është bërë me qytetin antik të Lezhës, jashtë rrethinave të kalasë.

  • 'Carmina Burana' muzikali i ndaluar rikthehet në TKOB

    Carmina Burana”, muzikali i kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936, pas katër viteve pritet të ringjitet përsëri në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

  • Shoqatat: Ndaloni motelet
    në Kalanë e Lezhës

    Problemet në Kalanë Mesjetare të Lezhës, për vetë marrëdhëniet komplekse me parkun arkeologjik brenda mureve saj janë gangrenizuar. “Në Shqipëri nuk ka kompani të organizuara për menaxhimin e monumenteve”, kanë pohuar anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
    Lorenc Bejko: Instituti i Monumenteve përfaqëson interesin e privatëve

  • Degradon Shtëpia-Muze e Zekajve,
    Shteti e lë në harresë

    Pasi ke vizituar Shtëpinë-Muze në qytetin e Lezhës, mbetesh i skandalizuar me pamjen e sotme. Përveç hireve të madhështisë së saj, me një pamje vizuale arkitektonike të mrekullueshme, nuk gjen asnjë gjurmë muzeore brenda. Shtëpia e Zekajve, është nja nga më të rrallat në Shqipëri. Këtë e dëshmon sot ndonjë copëz rozete në dyert e stilit mesjetar, po jo kalbësirat e dyshemeve me dru dhe çatia e shtëpisë aq e shqyer nga sipër saqë që një ditë prej shirave mund të gërryhen edhe gurët e mureve të saj.

  • Klosi, Contius: Humbëm më të mirin

    Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta ishte bashkëpunëtori kryesor i rrjetit evropian të përkthimeve, TRADUKI. Drejtorja e tij Antje Contius, në një intervistë për DW, shprehet e trishtuar për largimin e tij.
    Ardian Klosi u pushua pas 8 vitesh punë në Institutin “Goethe”

  • Monumenti, Nimani: Të
    skualifikohet gjermani

    Pas Muntaz Dhramit që pohoi se i dha 0 pikë veprës së autorëve Visar Obria dhe Kai Kiklas, Shyqri Nimani ( ne foto) reagon shumë më ashpër: Të skualifikohet vendi i parë.

  • Këlliçi: Si reaguan mediat franceze
    për vrasjen e Esad Pashës

    Shkrimtari rrëfen historinë e Esat Pashë Toptanit, arsyet pse u vra nga Avni Rustemi. Ai rizbulon fakte të reja nga arkivat franceze. Ribotimi i romanit të tij më të njohur, "Atentat në Paris", rikthen edhe dy gazetarët francezë-personazhe realë që mbuluan historinë e vrasjes në mediat franceze

  • Attila the Stockbroker, pas 23 vitesh
    panku britanik kthehet në Tiranë

    Attila the Stockbroker, një personalitet i rëndësishëm në skenën e Pankut Britanik, ka qenë një nga qytetarët e pakët britanik që ka udhëtuar drejt Shqipërisë përpara rënies së regjimit komunist.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv