Politikë
-
Presidenti Bajram Begaj, përfundoi sot vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë. Ai e mbylli turin e takimeve në Falconara Albanese, Vena di Maida dhe Caraffa di Catanzaro
23 Tetor 2023, 16:20 -
Berisha mbrohet me Kushtetutën, avokati Hoxhaj sqaron procedurën: Nuk duhet leje nga Kuvendi! Gashi: Po veprohet me dy standarde nga SPAK
23 Tetor 2023, 16:41Avokati Arbër Hoxhaj sqaroi se në rastin e masës “detyrim paraqitje” dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit për ish kryeministrin Sali Berisha, ligji nuk parashikon që ti merret leje Kuvendit. Në këtë çështje Kushtetuta është shumë e qartë tha ai, dhe nuk ka vend për interpretim
-
Ambasadori i Bullgarisë vizitë në Kukës: Censi, parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE
23 Tetor 2023, 16:08Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë Ivaylo Kirov zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kukës. Gjatë takimit me drejtuesit vendor, ambasadori Kirov vuri theksin në bashkëpunim të ndërsjelltë për projekte të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Bashkisë së Kukësit dhe zonës së Gorës
-
-
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Leka: Berishën e ka ndjekur karma, fiks para 30 vitesh arrestoi Nanon me akuza të pabaza! S'ka të ardhme
23 Tetor 2023, 15:49Gazetari dhe analisti Martin Leka, e cilëson si ngjarje të rëndësishme masën ndaj Sali Berishës nga SPAK, ndërsa nënvizon se është thyer më në fund në vendin tonë miti i pandëshkueshmërisë
-
Gjenevë/ Muzhaqi: mbi 4600 aplikime në Programin e Kodimit. Progresi në fushën e rinisë vlerësohet pozitivisht nga ndërkombëtarët.
23 Tetor 2023, 11:12Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare: “Popullsia dhe Zhvillimi: Sigurimi i të drejtave dhe zgjedhjeve” (ICPD 30), pjesë në panelin e parë mbi mbi demografinë dhe demokracinë ku prezantoi politikëbërjen e Shqipërisë për të rinjtë.
-
-
-
Vetëvendosja viktimizohet dhe për Maratonën e Tiranës, gazetari nga Kosova nxjerr blof Mimoza Kusarin: A je në tokë të bukës oj zonjë
23 Tetor 2023, 14:19Suksesi i Maratonës së Tiranës, e cila u bë një ftesë jo vetëm për bashkimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës por dhe një kartolinë ndërkombëtare, duket se nuk ka përmbushur gëzimin e të gjithëve. Përballë suksesit jo vetëm në aspektin sportiv të Kombëtares sonë, por edhe të qytetit të Tiranës në shumë fusha të tjera, drejtuesit e Vetëvendosjes kanë zgjedhur edhe në këtë rast të luajnë rolin e viktimës për shkak të kësaj ngjarjeje.
-
'Skapistë, të pafytyrë, larot e Ramës’! Berishës po i dridhet toka nën këmbë! Dhëndri pas hekurave në GJKKO, Saliu kërcënon live e intimidon prokurorët e SPAK
23 Tetor 2023, 14:02Sali Berisha nën hetim për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit 'Partizani', pas të cilit u ndërtuan 19 kulla dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, fitoi mbi 5.4 milionë euro, kërcënoi dhe intimidoi sot publikisht, në mënyrë të paprecedentë prokurorët e dosjes.
-
DOKUMENTI/ SPAK sekuestron pasuritë e Malltezit, i vihet shiriti vilës tek Gjiri i Lalzit ku pushonte Berisha! I bllokohen llogaritë bankare me vlerë mbi 250 mijë euro (VIDEO)
23 Tetor 2023, 13:55Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit sot në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Teksa Malltezi ndodhej i mbyllur në kafazin e gjykatës, oficerët e Policisë Gjyqësore zbriten në terren për sekuestrimin e pasurive të tij, mes tyre edhe vilën në Gjirin e Lalzit ku kalon pushimet Berisha.
-
-
-
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Berisha merr në mbrojtje Malltezin: Në burg vetëm se është dhëndri im! S'mori as 10% të pronave që i takojnë
23 Tetor 2023, 12:30Sali Berisha foli gjatë në një konferencë gati 2 orë në mbrojtje të dhëndrit që SPAK e akuzon se përfitoi 5.4 milionë euro nga privatizimi i ish-klubit partizani dhe tha se nuk mori nga pronat as 10 % të asaj që i takonte. Prokurorët e SPAK i akuzoi si sharlatanë në funksion të Edi Ramës dhe mohoi akuzat se ka favorizuar dhëndrin
-
FOTOT/ ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Sali’, në rrjet plas humori
23 Tetor 2023, 12:02Arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe marrja si i pandehur i këtij të fundit për dosjen “Partizani”, natyrisht që është kthyer në lajmin më të rëndësishëm të muajve të fundit.
-
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Bardhi merr në mbrojtje Berishën dhe sulmon drejtësinë: SPAK shkeli Kushtetutën
23 Tetor 2023, 11:39Gazment Bardhi ka marrë në mbrojtje Sali Berishën, pasi GJKKO caktoi ndaj tij masë sigurimi ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
-
Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së, ua komunikoi vartësve sot në mbledhje! Do mbajë detyrë tjetër shtetërore! Në vend të tij Dritan Dorda
23 Tetor 2023, 10:19Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu është larguar nga detyra ditën e sotme. Në vend të tij do të jetë zv.drejtori Dritan Dorda deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri. Veliu sipas Ministrisë së Brendshme do të mbajë një detyrë tjetër shtetërore
-
DOSJA/ Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, gjenerali Qirjazi doli kundër Berishës! Si më kërcënoi ministri Gazmend Oketa: Firmose me urgjencë
23 Tetor 2023, 09:10Report Tv sjell të tjera detaje nga dosja voluminoze e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndërsa i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, i vetmi që kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili doli hapur kundër privatizimit të kompleksit Partizani.
-
-
Malltezi në qeli, Berisha nën hetim për aferën e 'Partizanit', mesazhi i Bashës: Të korruptuarit të japin llogari para drejtësisë, paratë t'u kthehen qytetarëve
22 Tetor 2023, 19:05Kreu i PD Lulzim Basha ndonëse nuk ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka përcjellë një mesazh të fortë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe caktimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje për Sali Berishën për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.