Emisioni i RAI 3, juristi Spahiu: Skandaloze, Arben Ahmetaj nën efektin e alkoolit! S’dëmtohet Rama kur vendi ynë quhet narko shtet, por shqiptarët

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv komentoi emisionin Report në RAI 3 për Shqipërinë. Për gazetarin Ilir Babaramo, Spahiu tha se qëllimi kryesor i këtyre dy episodeve të RAI 3 për Shqipërinë është cenimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë.

Spahiu tha se ajo që i dha vëmendje të madhe këtij emisioni ishte përfshirja drejtpërdrejtë e Ramës, pas debateve në episodin e parë me gazetarët italianë, por edhe intervistën që dha një ditë më parë në episodin e dytë.

Më tej, Spahiu tha se përfshirja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, në gjendje të dehur, në këtë episod ishte skandaloze.

“Mendoj që gazetarët nuk kanë detyrë të paraqesin vetëm prova sepse një televizion nuk është gjykatë, gjithë mediat bëjnë analiza mbi gjëra të tjera. Unë dua t’i marrë të mirëqena të gjitha ato që tha gazetari i RAI 3. Por a e bëjnë këto gjëra një vend narko-shtet? Unë them jo.

Nëse Rama s’do përfshihej në këtë debat a do ishim mbledhur për të bërë këto emisione. Ajo që i dha vëmendje ishte debati i Ramës me emisionin e parë dhe përfshirja personale në emisionin e dytë. Ajo që është skandaloze është futja e një ish-zv.kryeministri. Kur del një ish.zvkryeministër në azil dhe kërkim, nuk them që janë apo s’janë të vërteta. Ka shumë gjëra që nuk qëndrojnë, siç thonte mbledh Rama bandat në sallë konferencash në kryeministri, s’po i hyj debateve nën efektin e alkoolit. Në një media italiane zëri i një zv/kryeministri bëhet i besueshëm.

Ca lidhje kanë këto me marrëveshjen e emigrantëve në Lezhë. Qëndrojnë nul, zero. Nuk qëndrojnë jo faktet, por në lidhje me marrëveshjen me emigrantët. Danimarka ka lidhur një marrëveshje për të bërë burg në Kosovë.

Thelbi ishte marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë, këtu mori shkasin dhe tha pse do bëhet marrëveshja me një narko shtet. A ma shpjegon njeri ca lidhje ka me marrëveshjen me emigrantët. Nuk e ka quajtur njeri Kurtin se po hap burg për kriminelët e Danimarkës. Pse nuk ngrihen të thonë ka aferë, korrupsion. Këto ka një gjë që ka arsye politike, për të cenuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë. Të lidhë faktin e Luftar Hysës me marrëveshjen e emigrantëve në Lezhë, ku e gjen lidhjen shkakësore që Shqipëria është e korruptuar", tha Spahiu për Report Tv.

Më tej, Spahiu tha se kur Shqipëria cilësohet si narko shtet, nuk dëmtohet Rama, por imazhi i vendit tonë. Sipas tij, kur të huajt e cilësojnë shqipërinë si narko shtet, qeveri e opozitë duhet të bëhen bashkë për ta bllokuar këtë imazh për vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:30
Spahiu ‘përplaset’ me Salianjin: Kampi i emigrantëve nuk dëmton turizmin në Lezhë

Juristi Kreshnik Spahiu debatoi me deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me kampin për emigrantët që do ngrihet në Shëngjin dhe Gjadër pas marërveshjes me Italinë. Spahiu tha në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv se është një gënjeshtër të thuash që do dëmtohet turizmi dhe imazhi i vendit nga ky kamp.

Deputeti Ervin Salianji tha se ky kamp dëmton imazhin e turizmit dhe vendit. Spahiu krijoi edhe një paralelizëm me kampin e MEK duke thënë se s’ka dëmtuar imazhin e turizmit në Durrës, por kjo për deputetin Salianji nuk qëndron, pasi muxhahedinët nuk janë emigrantë.

Kreshnik Spahiu: Nuk mundemi të mohojmë disa fakte. Sot zona turistike më e zhvilluar e Shqipërisë më luksoze, më e pasura është 2 km larg kampit të refugjatëve të muxhahedinëve të cilët nuk e kanë dëmtuar fare fare turizmin shqiptar.

Ervin Salianji:  Ca lidhje ka, janë të dyja të pavërteta. E para nuk është ajo zona më e zhvilluar, por zona  e Golemit.  Ata nuk janë emigrantë. Kampi i muxhahedinëve, janë njerëz të pajisur me leje të posaçme të Kombeve të Bashkuara, janë njerëz që janë elitë e një shoqërie të caktuar dhe brenda një organizmi të caktuar që është MEK. Nuk janë emigrantë, nuk kanë lidhje për të falë nga Shqipëria, kanë një projekt politik turin dhe mbështetje të forta ndërkombëtare. S’ka lidhje fare me emigrantët kjo punë. Kampi ku janë vendosur është me distancë nga zona turistike, është i rrethuar, vetëqeveriset prej tyre, mirëmbahet prej tyre, paguhet me fondet e tyre. Nuk mund të themi dy gjëra që nuk qëndrojnë.

Kreshnik Spahiu: Ti themi Shqiptarëve që kampi i refugjatëve në Gjadër do dëmtojë turizmin, është një gënjeshtër shumë e madhe. Sot çdo shtet europian, në çdo qytet ka me dhjetëra kampe si ai që do hapen në Lezhë.

Ervin Salianji: Ma thuaj një shtet që ka kamp ashtu.

Kreshnik Spahiu: I ka me konteiner madje. Hajde në Berlin, Hamburg.

Ervin Salianji: Italia që po i sjell këtu ka një kamp ne Lampedusa dhe po i sjell këtu. Greqia ka një kamp në Lesbos dhe po bën luftë me Turqinë.

Kreshnik Spahiu: E pavërtetë të thuash që dëmtohet Shqipëria dhe turizmi në Lezhë.

Ervin Salianji: Absolute.

Ora 07:15
Emisioni i RAI, Spahiu: S’dëmtohet Rama kur vendi ynë quhet narko shtet, ta bllokojmë këtë imazh! Kryeministrit i duket shumë e vogël Shqipëria për t’u qeverisur

Juristi Krehsnik Spahiu i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ komentoi emisionin e RAI 3 për Shqipërinë. Spahiu tha se kur Shqipëria cilësohet si narko shtet, nuk dëmtohet Rama, por imazhi i vendit tonë. Sipas tij, kur të huajt e cilësojnë shqipërinë si narko shtet, qeveri e opozitë duhet të bëhen bashkë për ta bllokuar këtë imazh për vendin.

Në intervistën për gazetarin Ilir Babaramo, Spahiu u ndal edhe tek kryeministri Rama për të cilin thotë se Shqipëria i duket shumë e vogël për t’u qeverisur. Me opozitën e përçarë, Spahiu tha se Rama tashmë ndihet i sigurt dhe investimin e ka përtej kufijve.

“Ajo çfarë ishte e re për audiencën shqiptare ishte marrëdhënia e Edi Ramës me D’Alemën dhe përfshirja e Dalemës në një lloj biznesi të hapur edhe në Shqipëri, në një lloj kompanie lobimi apo këshillimi për kriptomomedhat. Kjo ishte e vetmja e re që solli dokumentari.

Sa i përket çështjes së përfshirjes së narko shtetit. Faktet që u përmendën në studio janë elementë të narko shtetit, përfshirja e deputetëve apo kryetarëve të bashkive janë pjesë e krimit shtetëror, por faktet që përmend gazetari, nuk janë fakte të mjaftueshme sepse nuk përbëjnë asnjë lidhje shkakore apo prova të mjaftueshme apo prova juridike që të hedhin dritë mbi një narko shtet.

Marrëdhëniet e Dalemës me Ramën tregojnë atë çfarë ka projektuar Rama në lidershipin e vet politik, apo në qeverisjen e Shqipërisë. Rama nuk e ka bërë këtë vetëm me politikanë italiane, e ka bërë me politikanë amerikanë, gjermanë, britanikë, përfshirë edhe me zotin Hysa që ka qenë në zyrë. Gazetari italian kapi një element të rëndësishëm që ka qenë me Dorian Duçkën dhe një eurodeputet gjerman. Nuk dua ta eklipsoj, apo justifikoj. Dua të them që Rama e ka strategji këtë çështjen e qokave për ndërkombëtarët. Rama në konceptin tij e duket Shqipëria që i rri e ngushtë, Shqipëria i duket shumë e vogël për t’u qeverisur. Atij i duket e papërfillshme tani me partinë  e tij të madhe dhe me një opozitë të përçarë, tani ndihet i sigurt. Tani investimin e ka përtej kufijve të Shqipërisë. Po ta shikosh ai më shumë jeton në avion, në takime me ndërkombëtarët.

Gazetari italian nuk hodhi dritë fare për një aferë korruptive të D’Alemës, edhe aty dështoi shumë në debatin apo pasqyrën politike që bëri. Që D’Alema të ketë një biznes nuk është e jashtëligjshme. Edhe që të ushtrojë aktivitet lobimi. E dyta duhet të kemi parasysh se nëse ne mund të bëhemi me opozitën sot, me gjithë gazetarët investigativ dhe të pranojmë se ka elementë narko shteti, por ku e thonë të huajt ne duhet të kemi një pakt kombëtar që t’i bëjmë bllok këtij imazhi. Se nuk dëmtohet Rama, dëmtohet Shqipëria dhe shqiptarët", tha Spahiu në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve