Politikë
-
Altin Dumani rezulton të jetë njeriu më me ndikim përgjatë vitit 2023, sipas mendimit të qytetarëve. Në sondazhin e muajit dhjetor, të publikuar në emisionin Repolitix, 50.1% e qytetarëve rendisin Dumanin si njeriun më me ndikim në jetën e vendit, ndërsa pas tij renditen Rama e Rrumbullaku. Sondazhi nxjerr forcë të parë PS, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa mat edhe performancën e opozitës
20 Dhjetor 2023, 14:13 -
Legjitimohet masa e sigurisë për Sali Berishën, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të Rithemelimit, s'e merr në shqyrtim
20 Dhjetor 2023, 13:40Masat e sigurisë të GJKKO ndaj Sali Berishës mbeten legjitime dhe rruga për arrestimin e tij është e hapur. Gjykata Kushtetuese refuzoi të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve për pezullim të masave duke vlerësuar se nuk janë subjekt i konfliktit të kompetencave mes Kuvendit e SPAK. Në këto kushte,– thotë Kushtetuesja – padia mund të ishte bërë nga Kuvendi apo vetë Berisha si palë, pasi të ankimojë masat në të trija shkallët e gjyqësorit
-
-
Festat e fundvitit, qeveria u paguan dietat ushqimore policëve për vitin 2023! Zjarrfikësit 1 pagë shpërblim, dy për ata që luftuan zjarret në Greqi
20 Dhjetor 2023, 13:17Këtë fundvit, çdo punonjës policie do të marrë nga 118 mijë lekë për kompensimin e ushqimit gjatë gjithë vitit 2023, dhe që prej janarit 2024, do të jetë një politikë e përhershme për trajtimin ushqimore, duke marrë nga shteti 450 lekë në ditë. Ndërkohë për festat e fundvitit, të gjithë zjarrfikësit do të marrin një pagë shtesë, dhe ata që ndihmuan Greqinë për shuarjen e zjarreve, 2 paga shpërblim
-
VIDEOLAJM/ Duke pritur semaforin, Rama dhe ministrat nisen drejt Kryeministrisë për mbledhjen e qeverisë
20 Dhjetor 2023, 12:25Pas takimit, ku u prezantua nisja e zbatimit të kredive me zero përqind interes për mjekët, policët e ushtarakët, kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat u nis drejt kryeministrisë për mbledhjen e qeverisë.
-
Balla: Likuidim i pagesave të prapambetura të ushqimit për Policinë e Shtetit për vitin 2023
20 Dhjetor 2023, 12:21 -
-
-
-
Rama: Policët do pajisen me kartë për blerjen e ushqimeve, do i marrin më lirë! Pagat e ushtarakëve do rriten derisa të arrihet mesatarja e atyre të NATO-s
20 Dhjetor 2023, 11:41Kryeministri Edi Rama njofton se ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti.
-
Bardhi e akuzoi se ka përfituar dy kate te ‘Lion Residence’, Lulzim Basha çon projektligjin në Kuvend: Deputetët që shpifin të dënohen deri në 2 vite burg
20 Dhjetor 2023, 08:17Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një projektligj, përmes së cilit kërkon ndryshime në Kodin Penal. Basha propozon gjobë ose burg deri në 2 vite për deputetët që shpifin.
-
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA takon sekretarin Blinken: Parteneriteti mes dy vendeve më i fortë se kurrë! E ftova në Shqipëri në emër të Ramës
19 Dhjetor 2023, 21:19Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati është takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken
-
‘Protesta e Berishës para Kuvendit dështim i paralajmëruar’, Lapardhja në Report Tv: Raporti Berisha-Bardhi ‘i nderë’! Meta ka hallin e vet
19 Dhjetor 2023, 20:03Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Sali Berishës, me qëllim kufizimin e lirisë së këtij të fundit, ka trazuar ujërat në kampin e Rithemelimit dhe ka aktivizuar sërish ish-kryeministrin, i cili është duke bërë tentativat e fundit për të shpëtuar nga drejtësia.
-
-
-
Spartak Braho tregon si u mor Sali Berisha me forcë në komision në '98: Është frikacak! Janë 260 djem tropojanë të vrarë, duhet të përgjigjet
19 Dhjetor 2023, 18:44Ish-deputeti Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se duhet ta marrin dhe ta flakin në qeli. Braho u shpreh se nëse vazhdon me këtë mendje, që nuk njeh vendimet e gjykatës, paraqet një rrezikshmëri
-
Partia e Lirisë propozon ulje ose heqjen e 11 taksave në bashkinë Tiranë, Meta: Bashkitë tentojnë të bllokojnë llogaridhënien
19 Dhjetor 2023, 15:42Në asamblenë e të zgjedhurve vendorë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se bashkitë e drejtuara nga socialistët po tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien, dhe sipas tij e kanë fokusuar buxhetin tek pagesat për inceneratorët dhe shpenzimet administrative, duke lënë jashtë vëmendjes interesin e qytetarëve.
-
Të enjten seancë plenare/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës
19 Dhjetor 2023, 18:02Ditën e enjte më datë 21.12.2023 do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Seanca do të fillojë në orën 10:00
-
162 gjimnazistë me 10 absolute marrin 'Medalje të Artë'! Rama: Kur keni një qëllim gjithçka arrihet përtej kushteve
19 Dhjetor 2023, 17:48162 maturantët ekselentë janë vlerësuar me medalje ari nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, veçoi mirënjohjen për ata të rinj që kanë ardhur nga familje me kushte të vështira ekonomike, teksa tha se kur diçka dëshirohet, arrihet
-
Spiropali takon ambasadorin britanik në Tiranë: Forcojmë rolin e Kuvendit
19 Dhjetor 2023, 15:21Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar sot sot ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith