Politikë
-
A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.
21 Mars 2023, 22:14 -
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars 2023, 22:01Kryeministri Edi Rama ka reaguar i shqetësuar se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës'.
-
Zgjedhjet e ‘14 majit’ sjellin ndryshime edhe në Kuvend! Deputetët që do të largohen, kush do i zëvendësojë (EMRAT)
21 Mars 2023, 19:266 ligjvënës do të sakrifikojnë mandatin e deputetit për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. 2 i përkasin grupit të Partisë Socialiste ndërsa 4 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt.
-
Nga Selenica, Berisha sulmon Alibeajn me akuza të vjetra: Rama e mban peng me krimet e vëllait
21 Mars 2023, 18:38Sali Berisha vijon sulmet ndaj Enkelejd Alibeajt se është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Nga Selenica, Berisha tha se Rama po ndjek të njëjtën rrugë si me Bashën, të cilën sipas tij e mbante peng me dosjen e financimit rus ndërsa Alibeajn e mban me krimet e të vëllait.
-
Agron Gjekmarkaj mohon pjesëmarrjen në takimin krah Ndokës dhe Balliut: Nuk e mbaj veten për ekspert! Më duket humor anglez
21 Mars 2023, 18:17Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për një ‘ftesë’ që qarkullon në rrjet ku thuhet se do të jetë pjesëmarrës në një takim krah Nard Ndokës dhe Klevis Balliut. Sipas Gjekmarkajt, personi që e ka bërë këtë kompozim është qerrata dhe ‘gati anglez në humor’.
-
Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD! Përgjegjësit pas 14 majit të largohen
21 Mars 2023, 17:50Në kushtet kur Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, ish-deputeti Fatbardh Kadilli e sheh të ardhmen të zymtë.
-
Presidenti i Republikës pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe
21 Mars 2023, 17:35Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe
-
‘Vendoret’/ Kolegji Zgjedhor detyron Celibashin të regjistrojë partinë ‘Lëvizja Bashkë’! KAS pranon edhe ankimin e partisë së Dashamir Shehit, e regjistron me emrin e ri
21 Mars 2023, 17:27Partia ‘Lëvizja Bashkë’ do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kolegji Zgjedhor mori këtë vendim dhe detyron kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi që ta regjistrojë si subjekt zgjedhor.
-
Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët
21 Mars 2023, 14:46Situata brenda Partisë Demokratike solli përplasje në studion e Report Tv mes analistit Genci Burimi dhe anëtares së Këshillit Kombëtar në PD, Mirela Karabinës. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti u shpreh se në PD ka një absurd pasi kanë më shumë se ‘një vit që drejtohen nga një udhëheqës i komanduar dhe se nuk kanë bërë zgjedhjet brenda partisë
-
Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, 88 kompani izraelite Shqipëri, Veliaj: Sot lidhim një bashkëpunim që do të bëjë histori
21 Mars 2023, 14:32Nisi sot Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.
-
-
Berisha organizon konferencën për ‘Doktrinën e së Djathtës’, reagon Kokalari: U tall rëndshëm me të gjithë ne, tani përpiqet të përdorë konservatorizmin
21 Mars 2023, 13:47Evi Kokalari ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, duke deklaruar se ky i fundit po përpiqet të shfrytëzojë konservatorizmin edhe pas koalicionit me partinë e Lirisë që është një parti e spektrit të majtë.
-
Kur Lulzim Basha ishte ‘i dënuar për t’u bërë Kryeministër’ si idhulli i gazetarit të familjes Berisha Çim Peka! Ja çfarë shkruante në 2019-n
21 Mars 2023, 13:32Lulzim Basha që prej një viti, sapo përjashtoi Sali Berishën nga PD, është kthyer në armikun më të madh të kujtdo që është në ‘oborrin’ e ish Kryeministrit. Punonjës të mediave pranë tij tani e sulmojnë si të shitur dhe të dështuar por ‘harrojnë’ që e trajtonin si ‘yll’ dhe si kryeministrin e ardhshëm. Dhe këtë e vërteton më së miri një shkrim i botuar prej njërit prej gazetarëve më të njohur pranë Berishës Çim Peka në portalin e familjes së ish-Kryeministrit.
-
Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët për 61 bashki
21 Mars 2023, 13:26Kryetarët e degëve të PD kanë raportuar për listat e këshillave bashkiakë në mbledhjet maratonë për rreth 8 orë me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Shumica prej tyre dakortësohen për daljen me kandidatë në të gjitha bashkitë, duket si skenari më i pranuar prej tyre.
-
Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull! Kryeparlamentari grek: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
21 Mars 2023, 12:44Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj
-
Zhupa mbështet kandidaturën e Artan Fugës për Akademinë e Shkencave: Skënder Gjinushi po e drejton në mënyrë të paligjshme, ka politizuar institucionin
21 Mars 2023, 12:16Deputetja demokrate Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademisë së Shkencave. Në një deklaratë për mediat, Zhupa vijoi me akuzat ndaj Kryetarit Skënder Gjinushi, duke thënë se ai e mban postin edhe pse nuk është dekretuar nga Presidenti.
-
Braçe propozon projektligjin për ‘Mbrojtjen e tokës’: Nga data 1 mars deri në 30 nëntor të secilit vit të ndalohet ndezja e zjarreve për djegien e mbetjeve bujqësore
21 Mars 2023, 12:06Deputeti i PS, Erion Braçe ka propozuar sot në komisionin Çështjeve Ligjore një projektligj me disa shtesa për ligjin e Mbrojtjes së Tokës. Braçe argumentoi se gjatë periudhës nga data 1 prill deri në 30 nëntor të secilit, vit duhet të ndalohet ndezja e zjarreve për çdo lloj arsye.
-
Kandidati Primareve akuza Bashkisë së Vorës: Për 4 vite janë dhënë 11 tendera korruptivë me vlerë 14 mln euro, SPAK të hetojë
21 Mars 2023, 11:32Kandidati për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha në një deklaratë për mediat ka bërë një denoncim kundrejt Bashkisë Vorës, të cilën e akuzon se janë dhënë tendera korruptivë për të vjedhur dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i dobishëm për punën e qytetarëve.
-
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
21 Mars 2023, 11:10Koalicioni i regjistruar nga Celibashi mes Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës duhet të zhbëhet sepse në marrëveshjen politike që e shoqëron dokumentacionin për regjistrimin e tij përdoret emri dhe simbolet e Parisë Demokratike. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve depozituar ditën e sotme.
-
VIDEO/ Rama çel ekspozitën me krijimet e tij artistike në Greqi: Mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme
21 Mars 2023, 11:05Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën me krijimet e tij artistike. Punimet e kryeministrit u ekspozuan në Zapion Megaron të Greqisë. Në fjalën e tij, ndërsa falënderoi bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj ekspozite, Rama ftoi të pranishmit të shohin punimet e tij, ndërsa tha se arti nuk ka nevojë për përkthim