Politikë
-
23 Mars 2023, 10:49
-
Në Kuvend opozita kërkon mocion me debat, Rama ‘u përgjigjet’ nga transformimi i QSUT: Ja si ndryshuam tezgat e vendkullotjes
23 Mars 2023, 10:45Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transformimi i QSUT. Rama shkruan se rilindja arriti të shndërrojë gjendjen e dikurshme të spitalit i cili dikur shërbente si vend për të kullotur gjëja e gjallë. Më tej, Rama ka ndarë fotot ku thotë se tashmë është në një nivel të ri dhe të denjë për qytetarët.
-
-
Meta takim me pensionistët: Qeveria ju shpërfill, ne do bëjmë çdo gjë që të dyfishohen pensionet
23 Mars 2023, 10:28Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një takim me të pensionistët që ka zhvilluar ditën e sotme ka akuzuar qeverinë se ajo po e shpërfill pjesën e pensionistëve. Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet. Sipas Ilir Metës kjo qeverisje punon në interes të oligarkëve
-
‘The Guardian’ shkruan për ekspozitën e Ramës në Greqi: Artisti i botës politike
23 Mars 2023, 09:52Gazeta britanike ‘The Gurdian’ i ka kushtuar një artikull ekspozitës që kryeministri Edi Rama hapi në Greqi me pikturat e tij. ‘The Guardian’ shkruan se Edi Rama është artisti i botës politike, i cili përzien ngjyrat me politikën. Britanikja shkruan përmend edhe vizitën e Ramës në Britaninë e Madhe, i cili është kryeministri i parë shqiptar në 30 vite që merr një ftesë zyrtare.
-
Vizita zyrtare në Britani/ Sunak: Bëmë progres në ndëshkimin e emigrimit të paligjshëm! Rama: Duam të sigurohemi që komuniteti ynë ndihet i sigurt
23 Mars 2023, 09:07Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe, ku zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare. Ai takoi homologun e tij, Rishi Sunak, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme por në fokus ishte emigrimi. Në përfundim të takimit ranë dakord për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në për emigrimin e paligjshëm dhe bandat kriminale të trafikimit të njerëzve.
-
Kuvend, debat për inceneratorët, Berisha: Ahmetaj i fajshëm, por Rama është koka e krimit! Balla: 'Katran me bojë' të përjashtoi kandidati yt nga fushata e Tiranës
23 Mars 2023, 07:47Në nisje të seancës deputetët të 'Rithemelimit' kanë kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës dhe të bëhet një mocion me debat për të diskutuar mbi raportin e fundit të DASH. Kjo çështje është duke u diskutuar. Ndërkohë që Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka thënë se mazhoranca mezi pret të diskutojë për raportin e DASH por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars 2023, 22:3822 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën në Shqipëri duke siguruar 92 vende. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.
-
Gazetari në Report Tv: Fitorja e Veliajt në Tiranë është e padiskutueshme, kandidimi i Këlliçit një gafë e opozitës
22 Mars 2023, 15:05Gazetari Denis Dyrnjaja e sheh të padiskutueshme fitoren e Erion Veliajt në Tiranë.
-
‘Aktivitete shtetërore për qëllime elektorale’, KQZ u ndalon socialistëve zhvillimin e 5 aktivitete politike! Kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Kavajës 'në rrjetë'
22 Mars 2023, 20:445 aktivitete të socialistëve janë ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pasi janë kategorizuar si aktivitete shtetërore për qëllime elektorale.
-
Berisha prezanton kandidatin e primareve për Matin: Mos i votoni ata të PS-së, janë për burg! Rama e ka kthyer qeverinë në organizatë kriminale
22 Mars 2023, 18:45Sali Berisha akuzoi socialistët nga Mati se në zgjedhjet vendore të 14 majit, po përfaqësohen me kandidatë të denjë për burg. Në takim, krah Berishës nuk u shfaq asnjë deputet i PD, pasi 3 deputetët e qarkut të Dibrës janë të rreshtuar krah Alibeajt.
-
-
Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike! Vangjeli: Trashëgimi i problemit, zgjidhja e gjetur nga politika
22 Mars 2023, 15:06Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule e ka komentuar këtë çështje në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken nën jë pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike.
-
-
-
Rama: Kredi të butë për shtëpi mjekëve specialistë çift! Do paguhen edhe orët shtesë! Qeveria program të posaçëm për të frenuar eksodin
22 Mars 2023, 14:19Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po bën gati një program të posaçëm për mjekët e rinj specialist. Për ata që paraqiten çift, Rama thotë se do i mbështesin me marrjen e një shtëpie në kushte krejtësisht të tjera nga ato që ka tregu.
-
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
22 Mars 2023, 13:11Sali Berisha tha se Edi Rama përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë. Përmes konferencës ‘Doktrina e së Djathtës’ ku u bashkuan për idetë konservatore, Berisha sulmoi sërish Alibeajn duke thënë se PD ishte shndërruar në Organizatë jofitimprurëse të majtë, jo forcë politike.
-
Rama vizitë në Britani, biseda për emigrantët! Gazetarja Kadija: Nëse do ishim kriminelë siç tha Braverman, kryetarët e bashkive s'do na bashkoheshin në organizime
22 Mars 2023, 11:47Kreu i qeverisë, Edi Rama udhëton sot drejt Britanisë, kudo të zhvillojë vizitë 3 ditore. Në takimin me kryeministrin Rishi Sunak, në fokus të bisedimeve pritet të jenë edhe emigrantët shqiptarë që futen ilegalisht përmes gomoneve. Gazetarja Anila Kadija foli për Report Tv duke thënë se shqiptarët nuk kanë sindikatë në Londër, por vetëm organizime shoqërore që funksionojnë në mënyrën më të mirë.
-
Tabaku merr pjesë në mbledhjen e PE, në fokus raporti për Shqipërinë! Deputetja: Lufta ndaj korrupsionit, diskutimi më i rëndësishëm
22 Mars 2023, 09:53Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet ditën e sotme në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian ku do të diskutohet raporti për Shqipërinë.
-