Politikë
-
Ministri Ervin Demo u shpreh se 15 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare për Paketën e Maleve, teksa aktualisht ka pasur mbi 150 aplikime. Demo deklaroi se reforma territoriale nuk duhet të lidhet me votën, por me problemet që ka territori.
4 Shkurt, 14:20 -
Kryeministri Rama vizitë në Vatikan, publikon fotografi nga bazilika e Genazzano! Do të pritet në takim nga Papa Leone XIV (Axhenda)
4 Shkurt, 13:59Rama ka vizituar sot Vatikanin, ku do të zhvillojë një takim me Papa Leonen në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.
-
-
SPAK i jep leje Metës për intervistë brenda në qeli, por refuzojnë Burgjet: Duhen masa të veçanta për shoqërimin e gazetarit
4 Shkurt, 12:40Prokuroria e Posaçme i ka dhënë leje kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që të zhvillojë një intervistë brenda ambienteve të qelisë në burgun Jordian Misja me një gazetar, por ky aprovim ka sjellë përplasje institucionale.
-
Këshilli i Integrimit diskutimet për sigurinë ushqimore, Balla: Këtë vit përafrojmë mbi 200 ligje me BE! Salla: 20 mln dollarë për ndërtimin e pikave të inspektimit kufitar
4 Shkurt, 12:09Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, posaçërisht për sigurinë ushqimore, prodhuesit, sipërmarrësit dhe shoqatat e konsumatorit njëzëri kërkuan zero kompromis për sigurinë ushqimore, si një kapitull sfidues i vendit në rrugën e integrimit.
-
-
-
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, në krye të postit do të emërohet ish-zv. ministrja e Jashtme
4 Shkurt, 09:11Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra.
-
-
-
-
-
-
'Nuk caktoni dot pagat tuaja', Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë
4 Shkurt, 08:32Kryeministri Edi Rama e quajti gjuhë të një politike të vjetër, reagimin e Shoqatës së gjyqtarëve ndaj deklaratave të tij kundër rritjes së pagave për magjistratët. Kreu i qeverisë tha se shoqata e gjyqtarëve po sillet si parti dhe po tenton të imponohet në sistemin e pagave.
-
-
‘Pse serioz të duket Flamur Noka ty? Berisha të largohet nëse e ka në Statut’- Salianji batuta me gazetarin: Përballë një kolonjari si ty, unë zgjedh malësorin tim!
3 Shkurt, 23:00Ervin Salianji është shprehur se Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve, duke qenë se edhe në Statut parashikohet diçka e tillë. Po ashtu, gjatë replikave me gazetarin Flogert Muça, Salianji e cilësoi Flamur Nokën si njeri jo-serioz, teksa Muça tha se mes të dyve, do të zgjidhte malësorin e tij, pra Flamur Nokën.
-
-
Ka apo s'ka reforma me Ramën, kë Berishë të besojmë? (VIDEO)
3 Shkurt, 22:29Në fillim e bojkotoi, pastaj akuzoi Ramën se do ta përmbysë, pastaj tha që do ta bënte vetë, pastaj që nuk do marrin pjesë në tryezë me PS dhe sot deklaroi që janë në tryezë, sikur të mos kishte bërë asnjë deklaratë më parë.
-
Salianji sfidon publikisht Berishën dhe Nokën: Humbësat serialë s’kanë shans të përcaktojnë anëtarësinë e PD-së! Janë të dëshpëruar
3 Shkurt, 22:24Ervin Salianji ka sfituar publikisht kryedemokratin Sali Berisha dhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke thënë se ata nuk kanë asnjë shans që të përjashtojnë njeri nga partia dhe të përcaktojnë anëtarësinë e kësaj force politike.
-
'Reforma Territoriale, lojë e PS dhe PD', Muçi: Dy partitë e mëdha mendojnë si të përfitojnë më shumë vota
3 Shkurt, 21:58Deputeti Redi Muçi është shprehur se Reforma Territoriale ka qenë dhe vijon të jetë një lojë mes PS dhe PD. Muçi shtoi gjithashtu se dy partitë e mëdha politike nuk mendojnë për të mirën e qytetarëve, por për të siguruar sa më shumë vota apo mandate.