Politikë
-
Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon të qëndresën e tij para kryeministrisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve në Facebook, Lapaj tha se protesta do të vijojë.
3 Shkurt, 21:24 -
Flogert Muça: Sot PD vrau protestën e 10 shkurtit duke shkuar në Komision te PS!
3 Shkurt, 21:21Flogert Muça është shprehur se ditën e sotme PD, me vendimin për të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale, duke u ulur në një tryezë me PS-në, ka vrarë protestën e 10 shkurtit.
-
‘PD në gjumë letargjik, ka lidership të lodhur’- Alesia Balliu: Protesta e 10 shkurtit është thirrur nga Berisha për mbijetesë politike
3 Shkurt, 19:49Alesia Balliu është shprehur se protesta e 10 shkurtit është thirrur nga Berisha për mbijetesën e vet politike. Sipas Balliut, sot PD është në një gjumë letargjik, me një lidership të lodhur që nuk prodhon ide dhe nuk ngre kauza të drejta.
-
Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën
3 Shkurt, 19:49Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është takuar sot me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
-
Miratohet leja, izraelitët do të ndërtojnë 'Datacenter-in' e parë në Shqipëri
3 Shkurt, 19:29Izraeli dhe Shqipëria janë afruar ndjeshëm në dy vitet e fundit, veçanërisht pas një sulmi kibernetik iranian në Tiranë në vitin 2022, pas të cilit vendi filloi të përdorë teknologjitë izraelite të sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe organizatat private
-
‘Bojkoti i reformës territoriale i shërben mazhorancës’! Dashamir Shehi për Report TV: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën!
3 Shkurt, 18:44Gjatë një interviste në emisionin 'Studio Live' në Report TV, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi paralajmëroi se bojkoti i reformës territoriale nga PD do të ishte një përsëritje e gabimeve të 2015-s dhe 2019-s, duke argumentuar se largimi nga procesi vetëm sa i jep dorë të lirë mazhorancës.
-
-
-
-
-
-
Salianji në Fier: Lidershipi i PD s'i ka bërë mirë llogaritë, kërkojnë ta mjelin partinë si lopë! Duhet të marrim pjesë me propozime konkrete te 'Territorialja'
3 Shkurt, 17:50Nga Fieri ku zhvilloi një takim me demokratët, Ervin Salianji i replikoi sërish Sali Berishës e Flamur Nokës duke thënë se me të, i kanë bërë llogaritë gabim. Salianji tha se falë lëvizjes së tij, PD është nxitur për protestat dhe analizën e brendshme. Referuar qëndrimeve të paqarta të PD për Territorialen, ai u bën thirrje demokratëve të jenë pjesë e reformës dhe të paraqesin propozimet e qytetarëve.
-
-
Takimi me Asistentin Special të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali: Shqipëria krah SHBA-ve në çështjet e sigurisë!
3 Shkurt, 17:19Biseda u përqendrua te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe te përfshirja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një iniciativë e shpallur nga presidentI Donald Trump. Sipas Spiropalit, ky forum do të ketë rol praktik në adresimin e konflikteve duke operuar si një strukturë që synon veprim konkret, bazuar në parime.
-
-
-
-
Çështja ‘Balluku’ në Kushtetuese/ Idajet Beqiri për Report TV: Nuk do të ketë votë unanime! SPAK po vepron selektivisht, u nxitua njësoj si me Veliajn!
3 Shkurt, 17:03Idajet Beqiri tha në Report TV se Gjykata Kushtetuese nuk po merr vendim për Belinda Ballukun për shkak të mungesës së shumicës dhe jo për vështirësi juridike, duke theksuar se pezullimi nga detyra është antikushtetues. Sipas tij nuk do të ketë votë unanime, ndërkohë që akuzon SPAK se po vepron selektivisht dhe është nxituar me Ballukun njësoj si në rastin Veliaj.
-
Paraburgimi alarm në Shqipëri, KiE propozon: Për disa vepra të hiqet, vlerësim periodik dhe me prova! Gjykatat të argumentojnë ‘pse masa alternative s’vlen’
4 Shkurt, 07:00Kritere dhe kushte të vendosura qartë se kur duhet marrë një masë sigurie arrest me burg, ndryshime ligjore që përcaktojnë një numër veprash penale për të cilat nuk mund të vendoset paraburgimi, detyrimin e gjykatave që të shikojnë masat alternative si prioritare etj. Këto janë propozimet e para të bërë nga ekspertë ndërkombëtarë për të adresuar problematikën me shifrat e paraburgimit në vend.
-