Politikë
-
12 Mars 2022, 12:23
-
Protestat kundër rritjes së çmimeve, Basha: Do kërkojmë mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve! Duma: Duhet të ishim në shesh, por qytetarët s'na duan
12 Mars 2022, 12:21Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se ata do të kërkojnë mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve. Megjithatë, Duma ka qenë kundër kësaj deklarate, ku tha se ky është një mesazh i fshehur që po u përçon deputetëve se nuk do të tërhiqet, por do të "vijojë të bëjë opozitë".
-
-
-
-
-
-
Bordi i Administrimit të Karburanteve vendos: Nafta 217 lekë deri më 15 mars! Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin (Vëzhgimi i Report Tv)
12 Mars 2022, 10:22Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër. Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e parë të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit me furnizuesit e naftës në vend.
-
Basha s’jep dorëheqjen, por zotohet: I gatshëm për çdo hap që bashkon demokratët! Të 'besuarit' Bardhi, Tabaku e Alibeaj: Tërhiqu bashkë me Berishën! 5 orë mbledhje, deputetët të pakënaqur
12 Mars 2022, 09:53Lulzim Basha nuk ka më pas vetes as mbështetësit e tij më të mëdhenj. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar i kërkuan të tërhiqet bashkë me Berishën. Vetë Basha tha se është i gatshëm për çdo hap, por pasi të konsultohet me të gjitha strukturat drejtuese.
-
Braçe nis denoncimet e tregtarëve që kanë abuzuar me çmimet: Vaji 'floriol' nga 145 lekë para 25 ditësh, sot 345 lekë litri! A ka moral ky fitim?
12 Mars 2022, 09:44Teksa kërkon një hetim për këto abuzime me çmimet në treg, Braçe thotë se tërmeti e pandemia kanë sjellë ndryshime të kërkesës e ofertës në një ekuilibër të ri, por thekson se ky ekuilibër nuk mund të zhvendoset në dëm të qytetarëve prej abuzimit.
-
Ngrihet Bordi i Administrimit të Karburantit, Rama: Nga sot çmimet do kalojnë në filtrin e transparencës, s'lejojmë abuzim në kurriz të qytetarëve
12 Mars 2022, 08:19Duke nisur nga kjo e shtunë, çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë çmim të vendosur pa miratimin e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit.
-
Ambasadori shqiptar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Rusia të ndalojë agresionin, të krijohet Komisioni Ndërkombëtar Hetimor për krimet e luftës
12 Mars 2022, 01:31Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, mbajti një fjalim në mbledhjen të Këshillit të Sigurimit për situatën e luftës në Ukrainë.
-
PD në krizë të thellë/ Hajdari: Basha nuk ka shpëtim, duhet tavolinë e përbashkët! Gështenja: Hapi i parë duhet të vijë nga kryetari, të tërhiqet! Cara: Berisha ka përgjegjësi
11 Mars 2022, 22:51Kriza e madhe që ka përfshirë Partinë Demokratike kërkon zgjidhje dhe në studion e 'Pa Protokoll' ish-deputetët Rudina Hajdari e Igli Cara si dhe deputeti aktual, Lefter Gështenja kanë dhënë recetat e tyre.
-
Rritja e çmimeve, Braçe paralajmëron: Do denoncoj tregtarët që kanë bllokuar mallin dhe lëndët e para
11 Mars 2022, 22:04Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të denoncojë publikisht tregtarët që kanë bllokuar mallin dhe lëndët e para.
-
Protesta në të gjithë vendin për rritjen e çmimeve, Rama: Përpjekje e ulët e hijeve të së shkuarës
11 Mars 2022, 18:58Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me protestat e zhvilluara në të gjithë vendin për rritjen e çmimeve duke thënë se janë një përpjekje e ulët e hijeve të së shkuarës.
-
Protestat/ Ish-ministri Lleshaj në 'Kontrast': Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s'mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë, të gjithë do të humbim diçka
11 Mars 2022, 18:43I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme.
-
Raporti i PD për inceneratorët u rrëzua më shumicë të cilësuar, kush janë deputetët e opozitës që s'e miratuan! Edhe Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit, votoi kundër
11 Mars 2022, 17:51Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.
-
-
Rama mban fjalën në forumin diplomatik të Antalias, 'thumbon' BE: Lufta në Ukrainë mesazh për njerëzit e mëdhenj që nuk mbajnë premtimet
11 Mars 2022, 15:30Teksa përmendi pushtimin rus të Ukrainës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky duhet të jetë një mesazh i qartë për 'njerëzit e mëdhenj të BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato".
-
Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin për t'i kërkuar Bashës dorëheqjen! Salianji e Duma duan përjashtimin nga grupi parlamentar
11 Mars 2022, 15:20Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur të mbledhin firma për t’i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Lulzim Bashës nga kreu i PD. Mbledhja e tyre është iniciuar nga Tomor Alizoti, ndërsa vjen disa ditë pasi gati gjysma e grupit parlamentar i kërkuan kryedemokratit të marrë përsipër përgjegjësitë për humbjen e 6 marsit.
