Politikë
-
1 Mars, 22:30
-
Ministria e Jashtme për Report Tv: Në Dubai dhe Emiratet Arabe, nën sulmet e Iranit ndodhen edhe 3 mijë shqiptarë! Fluturimet, të bllokuara
1 Mars, 21:55Fatmirësisht, nuk ka shqiptarë të lënduar në Emiratet Arabe nga sulmet iraniane. Në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë apo turistë në Emirate është për çdo nevojë numri i emergjencës: +971 50 980 7881.
-
-
Sulmet me molotovë urdhëruar nga Sali Berisha në vilën me artistë, BE dënon protestën e dhunshme: U rrezikuan jetë njerëzish! Reagojnë edhe ambasada franceze dhe gjermane
1 Mars, 16:26Delegacioni i BE-së thekson se mbështet të drejtën për të protestuar, por kjo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe të mos cënojë sigurinë e të tjerëve. Ambasada franceze thotë se organizatorët e protestës s’mund të injoronin faktin që prej vitit 2025, godina shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë. Ndërsa ambasada gjermane thotë se "protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës".
-
Sulm politik që mund të sillte vrasje, por vetëm Klevis Balliu çohet në SPAK! Kryeorganizatorin Berisha e falin sërish! Bashkë me të shpëtojnë Noka, Këlliçi e të tjerët
1 Mars, 16:02Dhuna e PD në rrugët e Tiranës mbrëmjen e së shtunës ‘dogji’ edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit. Kryepolici Proda e kreu i bluve të kryeqytetit Elton Alushi, u shkarkuan pasi nuk garantuan rendin dhe jetën e artistëve të huaj në Vila 31. Nga ana tjetër policia njoftoi se kishte arrestuar vetëm 4 protestues dhe kishte referuar në SPAK vetëm Klevis Balliun, duke konfirmuar se edhe këtë herë se kryepërgjegjësit Sali Berisha nuk i hyn sërish asnjë 'gjemb në këmbë'
-
-
'The Best Of', intervistat dhe debatet më të komentuara të javës në Report Tv (VIDEO)
1 Mars, 15:19Sjellim për ju momentet më të spikatura të javës, një rikthim në bisedat që shënjuan axhendën politike, sociale dhe ekonomike të vendit.
-
Shkarkimi i Ballukut/ Petro Koçi: Ishte një hap në drejtimin e duhur, por i pamjaftueshëm! Mazhoranca të hartojë strategji kundër korrupsionit
1 Mars, 15:24Duke thënë se shkarkimi i Ballukut ishte një hap pozitiv i qeverisë socialiste, Petro Koçi tha se PS duhet të hartonte një strategji në luftën kundër korrupsionit.
-
Shkarkimi i Ballukut, Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: 1.1 miliardë euro nën hetim nuk quhen 'rezultate të jashtëzakonshme'!
1 Mars, 15:02Bardhi e quan të papranueshme që, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, kryeministri ta vlerësojë me superlativa
-
-
Pas sulmeve në Gjirin Persik, Rama solidarizohet me Arabinë Saudite dhe Katarin: Fuqia e vërtetë qëndron te uniteti!
1 Mars, 13:06Sulmet me raketa ndaj vendeve të Gjirit kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një goditje direkte ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.
-
Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, Spiropali: Liria sot ka fytyrën e vajzave dhe grave iraniane
1 Mars, 13:14Spiropali u jep fokus të veçantë vajzave e grave iraniane si simbol i qëndresës, por edhe viktima të dhunës. Ministrja thotë se sot liria mban fytyrën e tyre.
-
‘Shqipëria Bëhet’ protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Të vendoset Referendumi me ligj, populli duhet të ketë në dorë fjalën e fundit nëse kryeministri çmendet
1 Mars, 13:09Një ditë pas protestës së Sali Berishës, të cilës ka zgjedhur të mos i bashkohet, Adriatik Lapaj zhvilloi protestën e pestë kombëtare para kryeministrisë me mbështetësit e “Shqipëria Bëhet”. Ai kërkoi reagim ndaj aferave korruptive ndërsa kërkoi referendume që populli të ketë në dorë fjalën e fundit.
-
'Protesta e Berishës një marshim fashist'! Petro Koçi në Report TV: Kërkon të bllokojë integrimin në BE, shqiptarët nuk duan të kthehen tek viti 1997!
1 Mars, 12:50Socialisti Petro Koçi mendon se Sali Berisha kërkon të frikësojë shqiptarët me marshime 'fashiste' dhe në të njëjtën kohë të bllokojë integrimin për në BE
-
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, reagon ambasada franceze: Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet janë të patolerueshme
1 Mars, 12:53Në deklaratë, ambasada thotë se organizatorët e protestës s’mund të injoronin faktin që prej vitit 2025, godina shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.
-
Pamjet ekskluzive/ U bombardua nga molotovët e militantëve të PD, Rama te 'Vila 31': I gjeta artistët të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë zjarrvënësit
1 Mars, 11:24Kryeministri Edi Rama vizitoi “Vila 31" ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit. Rama pa nga afër jo vetëm dëmet e shkaktuara nga protestuesit, por edhe për të biseduar me artistët. Rama tha se i kishte gjetur artistët të traumatizuar pas sulmeve të djeshme.
-
-
Kryeministri Rama për rrugën e shembur Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja e dherave ka zero lidhje me korrupsionin
1 Mars, 09:44Kryeministri Edi Rama ka folur sot për aksin e shembur rrugor Librazhd-Prrenjas, për të cilin tha se lidhja e korrupsionit me atë zhvillim është zero.
-
Rama për ndryshimet në Qeveri: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër! Për arrestimin flas pas raportit të ‘Imunitetit’
1 Mars, 09:40Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndryshimet e forta që bëri pak ditë më parë në Qeveri, të cilat i cilësoi një qasje të re, për të cilën kishte folur edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
-
Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Sulm ndaj një kombi sovran! Solidaritet i plotë, komuniteti ndërkombëtar të flasë qartazi
1 Mars, 09:10Rama shprehet se është një sulm ndaj një kombi sovran dhe refleks i një sistemi të destinuar të dështojë. Kryeministri shpreh mbështetje e solidaritet dhe thotë se siguria në Gjirin Persik është domosdoshmëri globale.