Politikë
-
Konferenca e radhës e “Open Balkan” do të zhvillohet nesër, më 24 nëntor në Serbi. Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin Serb në Beograd, ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.
23 Nëntor 2021, 21:39 -
-
-
‘Taçi’ debat te Komisionin e Sigurisë: Cili politikan del në përgjime? PS: Drejtojuni SPAK për të marrë informacione
23 Nëntor 2021, 19:55Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin që detyron edhe familjarët e politikanëve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të deklarojnë pasuritë. Por debatet mes deputetëve u përqendruan edhe në përgjimet e dosjes për pastrim parash të Rezart Taçi, me pyetjen se kush është zëvendëskryeministri që përmendet në dosje
-
-
5 vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur! Mirënjohës për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu
23 Nëntor 2021, 18:53Sot ambasada e SHBA-së në Tiranë ka mbledhur përfaqësues të shtetit shqiptar që kanë punuar dhe kontribuuar në Reformën në Drejtësi. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së ka bërë një përmbledhje të 5 viteve të kësaj reforme, duke theksuar se paketa legjislative, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme kushtetuese, shënoi një pikënisje për matjen e këtij progresi
-
-
-
COVID i merr jetën vëllait të ish-deputetit socialist: Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot
23 Nëntor 2021, 17:56Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle ka humbur vëllain si pasojë e covid19. Politikani socialist e ka bërë publik lajmin përmes një mesazhi prekës në rrjetin social Facebook.
-
-
Berisha nga Burreli: Përgjigju a i ndave apo jo paratë me Ballën? Basha: Për dosjen 'Toyota Yaris' më akuzoi dhe Rama një javë më parë, sa poshtë bie çdo ditë
23 Nëntor 2021, 17:25Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' me demokratët e Matit i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD që të japin dorëheqjen dhe të mos qendrojnë skllevër të Lulzim Bashës.
-
Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës të verifikojë fimrat e delegatëve, reagon PD: Show mediatik, nuk e njeh bazën e partisë
23 Nëntor 2021, 16:54Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shkuar ditën e sotme në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Palokës, për të verifikuar firmat e më shumë se 4200 delegatëve demokratë. Firma këto ta cilat janë depozituar nga Sali Berisha, për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor
-
Në krah të Berishës dhe s’i druhen përjashtimit të Bashës! Vokshi: 11 dhjetori historik, më 18 anti-kuvend i ‘një shoqate’! Këlliçi ftesë kreut të PD: Eja votëbesohu në Kuvendin e delegatëve
23 Nëntor 2021, 16:24Pas përplasjeve me kryetarin e PD, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi thonë për Report Tv se nuk i druhen përjashtimit nga Basha. Atij i bëjnë ftesë t'i bashkohet Kuvendit të 11 dhjetorit ndërsa thonë se më 18 dhjetor do të ketë një anti-Kuvend të thirrur nga pakica që nuk i shërben demokratëve.
-
-
'Shpërthimi' i fundit i Presidentit, Gjiknuri nga Elbasani: Meta është aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij
23 Nëntor 2021, 14:31Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherëzi drejtuesi politik i kësaj force politike në Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e fundit të Presidentit Meta, në kudër të përplasjes së tij me kreun e PD, Lulzim Basha. Gjiknuri përplasjet e Metës me Bashën i quan si përcaktimin e të ardhmes së tij politike.
-
Përplasja në PD, debati në Report Tv! Ndoka: Basha besnik i Ramës, nuk hapte zarfin për marrëveshjen e 2017 se i kishte dhënë fjalën kryeministrit! Nesturi: Parashikoj trazira në 2 kuvendet
23 Nëntor 2021, 14:09Lulzim Basha ka hapur luftë jo vetëm ndaj Berishës, por edhe ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, që ka turbulluar ndjeshëm ujërat e politikës. Ndërsa prej ditësh palët janë duke hedhur akuza dhe kundërpërgjigjur me një gjuhë të ashpër njëri-tjetrit, për Nard Ndokën këto përplasje shikohen si një shkundje që i duhej PD. Ndërsa nga ana tjetër analisti Plator Nesturi e shikon luftën brenda PD si një ‘ushtri e shpartalluar’ ku ushtarët po bëjnë një Kuvend dhe oficerët një Kuvend tjetër.
-
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ndryshon vendi! Jo në Durrës por në Elbasan më 26 nëntor
23 Nëntor 2021, 13:56Takimi i radhës i përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 nëntor në Elbasan, ndryshe nga siç ishte parashikuar në Durrës.
-
U padit për shpërdorim detyre, Dvorani fiton betejën me Metën, GJKKO vendos pushimin e çështjes! Ish-kreu i KED: Ka mbaruar koha e gjyqeve publike! Presidenca: E ankimojmë
23 Nëntor 2021, 10:45Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kallëzimin e Presidentit të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjykata ka pushuar edhe kallëzimin e Metës ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
-
Përplasja me Bashën/ Halli i ri i Ilir Metës, shkarkimi! Dy rreziqet që mbart largimi nga Presidenca
23 Nëntor 2021, 07:16Dy vjet pasi betohej për Kushtetutën dhe justifikonte anulimin e zgjedhjeve lokale në emër të Kushtetutës, pluralizmit, demokracisë, integrimit etj., Ilir Meta pranoi se dekreti i anulimit të zgjedhjeve ishte pjesë e lojës politike me Bashën dhe Berishën, por që Basha e preu në besë, pasi nuk e ndoqi deri në fund skenarin politik që u mbombardua nga Komisioni i Venecias, SHBA dhe BE.
-
