Politikë
-
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi “ka gjetur kohë” dhe shprehur ngushëllimet për familjarët e Mateo Vasiut, i cili u vra nga Klodian Çalamani duke theksuar se shpreson që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.
24 Nëntor 2021, 16:55 -
-
-
Bardhi: Bota e krimit ka kontakte me zyrtarë të lartë publik? Ja si përgjigjet Kraja
24 Nëntor 2021, 16:17 -
-
Vettingu në politikë, Kraja: SPAK nuk mund të përfshihet në këtë çështje
24 Nëntor 2021, 16:05 -
Ndryshimet kushtetuese, SPAK: Mos na përfshini në vettingun në politikë! Propozimi i PD krijon problem njëanshmërie dhe vlerësim të pasaktë
24 Nëntor 2021, 15:32Propozimin e Partisë Demokratike që vettingun në politike ta bëjë SPAK është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga kreu i këtij institucioni Arben Kraja. Sipas tij SPAK nuk mund të përfshihet në këtë çështje pasi propozimi i PD-së krijon hapësira për vlerësim të njëanshëm ose pasaktësi.
-
'Kosova, gjaku që nuk falet kurrë', Meta në një universitet në Prishtinë: 'Open Balkan' rikthen fantazmën e Millosheviçit! Nismë përçarëse dhe përjashtuese
24 Nëntor 2021, 15:03“Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”, ka qenë tema e një aktiviteti të zhvilluar sot në Prishtinë ku ka marrë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta. Meta ka mbajtur një fjalë të rastit ku ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë e më shumë se interesa të përbashkëta strategjike.
-
-
Vendimi i Qeverisë: Marrëveshja me Kosovën, leje pune më thjesht dhe njohje të sigurimeve shoqërore! Ministrja e Arsimit: Abetare të unifikuar për të gjithë
24 Nëntor 2021, 12:50Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet e rëndësishme që u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë dhe pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të premten në Elbasan. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije sot se është vendosur që në të gjitha shkollat në vend do të ketë vetëm një tekst të unifikua të librit të abetares.
-
-
Ka ndryshime në Qeveri, Vjollca Braho emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë, ish-drejtoresha e ISHSH! Ikën Albert Nikolla
24 Nëntor 2021, 12:32Teksa Këshilli i Ministrave është ende në mbledhje ka dalë vendimi i parë.
-
Ilir Beqaj konfirmohet në krye të 'Donacioneve' të huaja: Do punoj 24 orë në ditë në 7 ditë të javës
24 Nëntor 2021, 11:24Teksa emri i tij përflitej prej kohësh, sot është konfirmuar që Ilir Beqaj do të drejtojë Agjencinë që merret me ndihmat e donatorëve. Kjo u konfirmua sot nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
-
Hetimet për '25 prillin', bashkitë Tiranë dhe Vlorë ende s'kanë kthyer përgjigje! PD: Kallëzim penal! Nga Rama te Xhelal Mziu, lista e dëshmitarëve që kërkohen
24 Nëntor 2021, 10:40Një shkresë me kërkesë informacioni i është dërguar disa javë më parë dhjetëra institucioneve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, por disa prej tyre ende nuk kanë kthyer përgjigje. Një shkresë në adresën e komisioni nuk ka ardhur nga Inspektorati i Mjedisit, i cili është institucion i shkrirë, dhe 2 bashki të mëdha në vend: Bashkia Vlorë dhe Bashkia Tiranë.
-
Padia për shpifje/ Pasi nuk 'u pajtuan', sot përballja në GJKKO mes Bashës dhe Veliajt por mungon kryebashkiaku! Shtyhet seanca
24 Nëntor 2021, 10:30Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas seancës së kaluar kur të dyja palët refuzuan pajtimin, përballja tashmë ka shkuar në gjykim të drejtpërdrejtë.
-
-
-
Lufta ndaj krimit e korrupsionit/ Kim: Arrestimi i politikanëve të korruptuar, vetëm fillimi! Soreca: Krimi mjedisor, fitimprurës sa trafiku i drogës
24 Nëntor 2021, 10:02Në një takim me ministrinë e Brendshme, ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha se largimi i gjyqtarëve, prokurorëve të korruptuar dhe arrestimi i politikanëve është vetëm fillimi i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ndërsa ambasadori i BE, Soreca bëri thirrje për të luftuar krimin mjedisor që sipas tij sjell para njëlloj si tregtia e drogës.
-
‘Open Balkan’ në Serbi, SHBA: Mbështesim nismën, por duhen të 6 vendet! Rama: S’mund të presim BE! Nuk bindim skeptikët! Meta nga Prishtina: Nismë përçarëse dhe përjashtuese
24 Nëntor 2021, 17:00Në takimin online të‘Ballkanit të hapur’ të mbajtur në parlamentin e Serbisë, i dërguari amerikan për rajonin Gabriel escobar paralajmëro se kjo nismë nuk do të funksiononë pa përgsjirjen edhe të shteteve të tjera ballkanike. Por kryeministri Rama theksoi se nuk u takon vendeve nismëtare të ‘ballkanit të hapur’ të bindin vendet e tjera të bëhen pjesë. Në fund të fjalës së tij, moderatori i konferencës e quajti Ramën “kampioni i Open Balkan” dhe kjo ka sjellë duartrokitje në parlamentin e Beogradit.
-
‘Repolitix’/ Kalaja: Lufta e Bashës me 3 fronte e gabuar! Malko: ‘Trekëndëshi i Bermudës’, taktikë e zgjuar, por nga personi i gabuar! Hoxha: Meta dhe Berisha s’janë bashkë
23 Nëntor 2021, 22:51Rama-Basha apo Berisha-Meta...ishte kjo tema e ditës në emisionin ‘Repolitix’, ku të ftuarit kanë ndarë mendime të ndryshme, Për Lisandër Hoxhën, Ish nënkryetari i FRPD, thotë me binde se Basha dhe Rama mund të jenë bashkë, por nuk është i të njëjtit mendim, për dyshe tjetër Meta-Berisha e për këtë dha argumente.
