Politikë
-
Raporti 30-vjeçar i Berishës me përgjimet. Në vitin 1992 Azem Hajdari ankohet se SHIK-u e përgjonte për llogari të Berishës. 29 vite më vonë Berisha pretendon se ka përgjuar Lulzim Bashën në zyrën e tij.
11 Tetor 2021, 16:49 -
-
Debate te 'Siguria' në Kuvend, Flamur Noka ankohet se zv. ministrja Fino është e papërgatitur: Si 'e ëma e Zeqos..'! Naço: Nuk je në lartësinë e duhur të denigrosh njeri
11 Tetor 2021, 15:57Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pati debate të forta mbi përgatitjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme mbi projektligjin me ralator socialistin Paulin Stërkaj. Shënjestër e Flamur Nokës u bë Megi Fino, zv Ministrja e Jashtme, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino.
-
-
Noka akuza Bashës: E quajti anëtarësinë e PD 'llum'! Partia po shkon në zgrip, ka konfirmuar se i intereson vetëm fati i karriges
11 Tetor 2021, 15:05Deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku edhe njëherë tha se i ka kërkuar të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip. Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë se për të është më i shtrenjtë fati i 'karriges' sesa ai partisë.
-
Basha: Vendi nuk po kalon krizë energjetike, por krizë korrupsioni! 'Bechetti'? Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore
11 Tetor 2021, 14:25Nga Selia e PD, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Becchetti", duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.
-
Kriza energjetike, Helidon Bushati: 200 milionë euro si gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin në OSHEE! Mungesa e transparencës për këtë institucion, e frikshme
11 Tetor 2021, 13:59"Gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin' e ka konsideruar deputeti i PD-së, Helidon Bushati fondin prej 200 mln euro të përcaktuar nga qeveria për përballimin e krizës energjetike.
-
'Lufta' brenda PD/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda partisë, bashkë me ndjekësit e tij po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë për të ardhmen
11 Tetor 2021, 13:21Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. Sipas tij "Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t'ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai"
-
Drejtori Ekzekutiv i Pfizer në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në momentin më të vështirë! Albert Bourla: Kryeministri më erdhi me plan të qartë si do bëheshin vaksinat, i lumtur të ndihmoja
11 Tetor 2021, 11:56Rama falënderoi Bourla për ndihmën, ndërsa tha se ai i hapi derën Shqipërisë në momentin më të vështirë, kur vendi ishte 'mbërthyer' nga frika e COVID. Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Pfizer u shpreh se gjatë takimit në Nju Jork me Ramën, kryeministri i kishte prezantuar planin si do të kryheshin vaksinat, duke e bindur atë që t'i jepte dozat e para Shqipërisë për të nisur luftën ndaj COVID.
-
-
22 mijë tifozë nesër në 'Air Albania' për ndeshjen me Poloninë, Braçe kritika Dukës: Papërgjegjshmëri, si mund të lejohet kur mbulesa vaksinale në vend është vetëm 40%?!
11 Tetor 2021, 10:54Braçe akuzon Dukën për papërgjegjshmëri, ndërsa shton se si mund të lejohet një pjesëmarrje e tillë tifozësh në stadiume, kur shtyrja e nisjes së mësimit në Universiteti po shtyhet pikërisht për të rritur mbrojtjen vaksinale e për të shmangur vatra infeksioni.
-
Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore, mazhoranca nuk do të votojë 'Bechettin', votë pro '25 prillit' dhe 'inceneratorëve' me ndryshim objekti
11 Tetor 2021, 10:40Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore, burime nga PS: Mazhoranca nuk do të votojë 'Bechetin', votë pro 'inceneratorëve” dhe “25 prillit' me ndryshim objekti.
-
‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, aspiratë’, Rusia reagon ndaj deklaratës së Ramës: E papranueshme, Perëndimi të reagojë
11 Tetor 2021, 10:17Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke e konsideruar të papranueshme. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se ata presin një reagim "të përshtatshëm" nga Perëndimi në lidhje me këtë deklaratë.
-
OSBE organizon në Tiranë konferencën “Gazetari në kohë krizash”! I pranishëm edhe Rama: 'Liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës
11 Tetor 2021, 10:11Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krize”. Kjo konferencë do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias
-
Rama intervistë për televizionin gjerman: Na ofruan para për ndërtimin e kampeve për refugjatët afganë, por refuzuam! 12 gra në qeveri? Doja thjesht kabinetin më të mirë
11 Tetor 2021, 08:14Për kryeministrin Edi Rama, kampet janë çnjerëzore, ndërsa thekson se qeverisë shqiptare iu ofruan para për ndërtimin e strehimeve të tilla për afganët, por se u refuzuan. Në një intervistë në televizionin kombëtar gjerman, NTV, Rama u shpreh se refugjatët afganë janë trajtuar nga qeveria njësoj si shqiptarët gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
-
Basha debat me Bylykbashin në mbledhjen e kryesisë së grupit: Ke ofertë për çështjen e vetingut? I 'kthehet' edhe Nokës: Qeverisja e PD ka patur pjesën e vet të mirë dhe llumin
10 Tetor 2021, 21:55Akuzat e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar ndërmjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha si dhe kryeministrit Edi Rama për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut në këmbim të ndryshimit të Reformës Territoriale me shtimin e disa bashkive në hartë, kanë sjellë debate të forta në mbledhje e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së
-
Gjirokastër, ngrihet task-forcë për trashëgiminë kulturore
10 Tetor 2021, 19:57Ministria e Kulturës pritet të ngrejë një task-forcë të posaçme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Puna e kësaj strukture synon restaurimin e objekteve dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit
-
Erion Braçe e thotë troç: Të gjithë, po të gjithë dështuam të ndërtojmë tregje konkurruese, 90% kontrollohet nga 2-3 kompani
10 Tetor 2021, 19:33Deputeti socialist Erion Braçe thotë se në këto 30 vite të gjithë kanë dështuar që të ndërtojnë tregje të hapura, të lira dhe konkurruese. Braçe thotë se në çdo treg produkti apo shërbimesh, ka 2,3, 4 kompani që kontrollojnë tregun, bashkërendojnë sjelljen, caktojnë çmimet, ndajnë fitimet për vete e kurrë për konsumatorin
-
Plani i qeverisë për krizën energjetike, PD: Po keqmenaxhohen fondet publike dhe taksat e shqiptarëve, do bëjmë kallëzim në SPAK
10 Tetor 2021, 17:12Partia Demokratike thotë se në vendin tonë nuk ka një krizë energjetik, por është një krizë e manaxhimit të fondeve, burimeve natyrore dhe nga korrupsioni. Në një deklaratë për mediat nënkryetarja e komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Sorina Koti, teksa ka publikuar shifrat thotë se shqiptarët po vidhen dhe se qeveria po gënjen shqiptarët.
-
‘E qartë si kristali’, Nishani ‘zbulon avokatët’ e kryedemokratit: Armiqtë më të betuar të PD janë bërë sot mbështetësit fanatikë të Bashës
10 Tetor 2021, 14:20Ish-presidenti Bujar Nishani, është shprehur se tani është e qartë si kristai se armiqtë më të betuar politik të PD, janë bërë avokatët më të “zjarrtë” të kryedemokratit Lulzim Basha.
