Politikë
-
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot me një video të shtëpive të rindërtuara në Thuma, e komentet pozitive kanë qenë të shumta. E ndërsa nuk kanë munguar as ato negatiivë, Rama zgjodhi t'i përgjigjej njërit prej tyre që akuzon qeverinë se ka vjedhur fondet për rindërtimin dhe se banesat e rindërtuara janë bërë me donacione nga jashtë.
13 Tetor 2021, 10:43 -
Tabaku citon treguesit e FMN: Ekonomia në krizë, qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët
13 Tetor 2021, 10:10Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po varfëron qytetarët, për pasurimin e klientëve. Me një postim në Facebook, teksa citon pjesë nga raporti i FMN, Tabaku shkruan se qeveria po dështon në meanxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet. Sipas Tabaut, edhe investimet e bëra nga qeveria janë jo efikase dhe qytetarët dhe ekonomia nuk po fitojnë prej tyre.
-
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së: Pas Nokës, Basha do përjashtojë edhe deputetë të tjerë, po vepron ‘përça e sundo’! Hoxha: Më këto lëvizje u shton adrenalinën atyre që të mbështesin Berishën
12 Tetor 2021, 21:55Ish anëtari i kryesisë së PD-së Arben Skënderi, nënvizoi se Basha po vepron ‘përça e sundo’. Më këtë veprim sipas tij, Basha do të tregojë forcën, pasi ndjen frikën se grupin parlamentar aktual nuk e ka pas vetes.
-
Situata në PD, Basha dhe Berisha, Nesturi për Report Tv: Hiq një Lul vër një Lul tjetër! Kikia: Të ishin në burg
12 Tetor 2021, 21:45Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike me Bashën dhe Berishën përballë njeri-tjetrit, për analistët nuk do të sjellin forcimin e opozitës sepse është betejë me mundësi të kufizuara
-
-
Zbardhen porositë e Ministrisë së Drejtësisë për drejtorët e burgjeve
12 Tetor 2021, 19:59Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Burgjeve dhe të Policisë së Burgjeve. Në fokus të këtij takimi ishin sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve, ku Manja kërkoi me këmbëngulje, vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.
-
-
Situata në PD, Kadilli për Report TV: Kur Basha përjashtoi Berishën, akti më Berishist! Me këtë ritëm, çdokush që do të kundërshtojë kryedemokratin do të përjashtohet
12 Tetor 2021, 19:15Fatbardh Kadilli i ftuar në Report Tv për të folur lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe shkarkimin e Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.
-
Rexhep Qosja: Nuk më lejon etika intelektuale, të sulmoj njeriun e rrëzuar, Sali Berisha!
12 Tetor 2021, 18:55Akademiku Rexhep Qosja, ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha dhe situatën e tij të re në PD. Qosja tha se tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar
-
-
Basha shkarkoi Berishën dhe Nokën nga PD, Ristani: Vulëhumburi ka shkelur hapur statutin e PD, nuk i ka këto kompetenca
12 Tetor 2021, 18:01Arben Ristani i revoltuar kundrejt kreut të PD, Lulzim Basha është shprehur se vendimet e tij lidhur me shkarkimin e Sali Berishës dhe Flamur Nokës, janë në kundërshtim të hapur me statutin e Partisë Demokratike.
-
PD e thirri në dëgjesën për rritjen e çmimit të miellit, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës dyshohet me COVID, shtyhet dëgjesa në Komisionin e Ekonomisë
12 Tetor 2021, 17:47Autoriteti i Konkurrencës ka shtyrë dëgjesën e thirrur nga Partia Demokratike, për të dhënë deklarime në lidhje rritjen e çmimit të miellit në Komisionin e Ekonomisë
-
COVID-19 i merr jetën profesorit dhe ish-zv.ministrit! Deputetja e Shkodrës: Humbëm një diamant
12 Tetor 2021, 17:25COVID-19 ka marrë një tjetër jetë! Bëhet fjalë për Ahmet Cenin, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Zëvendës ministrit të Transportit dhe zëvendës Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë deputetja e Shkodrës, Edona Bilali, e cila shkruan se është larguar nga kjo jetë një diamant.
-
‘Foltorja’, Berisha në Kukës injoron Bashën dhe sfidon Ramën: Kjo është puna burrash e jo pengjesh! Pas paralajmërimit për përjashtim, Noka i 'palëkundur' shfaqet sërish krah të ish-kreut të PD
12 Tetor 2021, 17:13Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha me ‘Foltoren’ e tij është zhvendosur këtë të martë në Kukës, ku Berisha u takua me demokratët e këtij qyteti. Berisha cilësoi kreun demokrat Lulzim Basha, si peng të Edi Ramës.
-
-
Konsorciumi turk fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, PD akuza: Kishin ofertën më të lartë, 12 mln më shumë! Kallëzim në SPAK për Ballukun
12 Tetor 2021, 14:41Deputeti i PD-së, Helidon Bushati shprehet se konsorciumi turk ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron paratë e qytetarëve në një kohë kur flet për krizë, teksa thekson se PD do të bëjë kallëzim në SPAK për Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.
-
-
PD-PS dakord që komisioni hetimor për '25 prillin' të kalojë të enjten! Debat për 'Becchetin', mazhoranca s'e pranon, Rrushaj: Po shkelet Kushtetuta
12 Tetor 2021, 13:58Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës që amendamenti kushtetues për zgjatjen e afateve të vettingut të bëhet sa më parë.
-
Konferenca e Kryetarëve merr vendimin, gazetarët do të jenë të pranishëm në parlament! Mungonin që prej fillimit të pandemisë
12 Tetor 2021, 13:20Nga dita e nesërme, gazetarët do të lejohen të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë zhvillimit të seancave plenre. Ky vendim u mor sot në konferencën e kryetarëve, ku gazetarët do të lejohen të qëndrojnë në lozhë gjatë seancave.
-
