Politikë
-
Teksa nesër prite të vendoset fati i tij në krye të presidencës, duket se Presidenti Ilir Meta ka gjetur ngushëllimin tek skuadra e tij e zemrës Celtic, i Skocisë. Kjo fitore e ‘vogël’ ka çuar Metën në ‘parajsë’.
2 Shkurt 2022, 23:02 -
Juristët në Repolitix: Komisioni i Rithemelimit me kërkesën e LSI-së për koalicion nuk regjistrohet nga KQZ! Anëtari i Këshillit të PD: Berisha humb vota nga bashkëpunimi me Metën
2 Shkurt 2022, 22:48Kristaq Kume tha se koalicioni LSI-Berisha nuk mund të regjistrohet pasi Komisioni i Rithemelimit nuk njihet nga KQZ. Edhe për anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Përparim Çaça, ky koalicion është një provokim që më pas të nisin retorikën politike, pasi dihet që KQZ e ka të pamundur ligjërisht të pranojë një koalicion të tillë. Avokati Idajet Beqiri hodhi një tjetër hipotezë, ku sipas tij kjo kërkesë për koalicion është bërë në mënyrë të qëllimshme nga LSI e Berisha për të krijuar ngërç në KQZ.
-
-
Nga 1 qershori jo më qese plastike, ministrja e Turizmit: Gjoba deri 1.5 mln lekë për bizneset, deri 100 mijë lekë për qytetarët! Opozita: Vendimi godet prodhuesit e qeseve
2 Shkurt 2022, 20:46Pas 3 vitesh i pezulluar, qeveria i rikthehet edhe një herë ndalimit të përdorimit të qeseve plastike. Prej 1 qershorit 2022 do të ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike. Gjoba deri 1.5 mln lekë për bizneset, deri 100 mijë lekë për qytetarët.
-
4 vakanca në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat me kandidatët në garë
2 Shkurt 2022, 18:30Për 4 vakancat e hapura nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit kanë nisur dëgjesat në komisionin e Ligjeve. Albert Nikolla është kandidaturë e qeverisë, ndërsa Gentiana Sula që është në këtë institucion prej 5 vitesh ka shpallur vetëkandidimin. Socialistja Atemis Malo, dhe historiania Nevila Nika si dhe disa të tjerë janë ndër emrat që kërkojnë të jenë anëtarë.
-
6 marsi, Blendi Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë mes veti për vendin e dytë! Koalicioni Berisha-Meta, ‘shtëpi’ që fut ujë nga të gjitha anët
2 Shkurt 2022, 17:53Partia Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore është e qartë që do t’i fitojë të gjashta Bashkitë, ndërsa nuk i trembet aspak kundërshtarëve opozitarë. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha në Report Tv se kundërshtarët e djathtë luftojnë mes tyre për vendin e dytë.
-
Zgjedhjet në Bashkinë Lushnje, PD del me kandidatin Indrit Sefa
2 Shkurt 2022, 17:46 -
PS prezanton kandidaten për Bashkinë e Lushnjes Eriselda Sefa! Balla: Berisha dhe Basha janë sërish bashkë! Koalicioni ynë me qytetarët
2 Shkurt 2022, 16:51Nga Lushnja, përmes një aktiviteti në Pallatin e Kulturës që mban emrin e Vaçe Zelës, PS nisi fushatën elektorale, ku prezantoi kandidaten për kryebashkiake të Lushnjës, Eriselda Sefa. I pranishëm në këtë takim ishte drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkut e Fierit, Taulant Balla, i cili në fjalën e tij ceku edhe çështje të politikës.
-
Video-mesazhi i Partisë Demokratike: Berisha iu nënshtrua Metës për hallin e tij personal! Çdo votë për 'Shtëpinë e Ilirit' është për Edi Ramën
2 Shkurt 2022, 16:50Partia Demokratike shprehet se çdo votë në ‘Shtëpinë e Ilirit’ është votë për Edi Ramën, duke ironizuar logon që Berisha dhe Meta përdorën për koalicionin. Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi, duke e quajtur 'Shtëpia e Lirisë'. Sakaq, PD deklaron se demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta.
-
Këshillimi Kombëtar, Rama: 95.950 qytetarë kanë plotësuar pyetësorin
2 Shkurt 2022, 16:4095.950 qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Shifra është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.
-
Tenderi 400 mijë dollarësh i FSHZH, Salianji: Thellohet skandali, i përfshirë djali i Dritan Agollit! Inkurajojmë SPAK të hetojë korrupsionin
2 Shkurt 2022, 16:18Deputeti i PD, Ervin Salianji, shprehet se skandali thellohet akoma më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djalit të vetë drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli i cili ka bërë tenderin.
-
Zgjedhjet e 6 marsit, pas Durrësit e Rrogozhinës, PD propozon kandidatët për Bashkinë Shkodër, Lushnjë dhe Vorë, mbetet ende Dibra
2 Shkurt 2022, 16:13Pas bashkisë Durrës dhe Rrogozhinë, Partia Demokratike ka propozuar edhe 2 kandidatë për Bashkinë Shkodër, Lushnje dhe Vorë, ndërsa pritet ende propozimet për kandidatët e bashkisë Dibër. PD garon në Shkodër me Xhemal Bushatin, në Lushnjë me Indrit Sefën dhe Vorë me Ymer Markun.
-
LSI ia kujton të gjitha 'nderet' Lulzim Bashës: Qylaxhiu Brava as nuk do të ekzistonte pa ne, s'do ishte bërë kurrë ministër! Fitoi në Tiranë prej Hysni Milloshit e votave tona
2 Shkurt 2022, 15:19Lufta mes Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kur kjo vendosi të futej në koalicion me Sali Berishën në zgjedhjet e 6 marsit, sa vjen e po intensifikohet. Përmes një mesazhi sot LSI i ka kujtuar Bashës se sipas tyre ai nuk do të ekzistonte fare pa partinë e Kryemadhit dhe Metës.
-
Deputeti i PD akuza Ramës: Po fsheh me propagandë udhëtimet luksoze me charter privat
2 Shkurt 2022, 14:23Partia Demokratike vijon t'i kërkojë llogari kryeministrit Edi Ramaa në lidhje me shpenzimet e tij, e veçanërisht për udhëtimet jashtë vendit.
-
Shkarkimi i Metës rikthehet nesër në Kushtetuese/ Juristi Braho për Report Tv: Të dyja vendimarrjet janë të mundshme, për mua Kuvendi ka shkelur procedurën
2 Shkurt 2022, 13:31Për juristin Ledio Braho diskutimi nëse për tu shkarkuar Presidenti duhet të ketë kryer krim të rëndë apo edhe me vetëm shkelje kushtetuese, do të marrë përgjigje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
-
Shqyrtimi i Statutit të Berishës, PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit milioner Agron Zhukri
2 Shkurt 2022, 12:52Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili është përcaktuar për të gjykuar çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
-
Rama takim kokë më kokë në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken më 15 shkurt
2 Shkurt 2022, 12:23Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rama do të udhëtojë drejt SHBA në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takojë edhe Blinken me ftesë të tij.
-
Shkarkimi i Presidentit, Frrok Çupi: Nëse gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese nuk vendosin 100% kundër Metës, tregues korrupsioni! Do përfundojë si Berisha, qesharak nëpër rrugë
2 Shkurt 2022, 12:15Për analistin Frrok Çupi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Ilir Metës si President, do të vërë në provë drejtësinë shqiptare.
-
Protesta e 8 janarit, Basha: Berisha sulmoi selinë e PD për t’i dorëzuar partinë Metës! 3 mbetjet e tranzicionit janë bashkë
2 Shkurt 2022, 11:44Koalicioni i Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), për Lulzim Bashën ka një tjetër prapavijë politike. Për kryedemokratin, u tregua qarte se Sali Berisha në 8 janar nuk ka pasur si qëllim që të marrë selinë e PD-së për vete, por për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës.
-
11 parti shkojnë drejt garës së 6 marsit në 6 bashkitë e vendit, KQZ miraton të gjitha kërkesat! Nesër përfundon afati për koalicionet
2 Shkurt 2022, 17:0911 forca politike dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit. Sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi kërkesat e tyre.