Politikë
-
1 Shkurt 2022, 11:17
-
-
6 marsi, Report Tv zbardh marrëveshjen Berisha-Meta! Marrin 'copy-paste' emrin e logon e Berlusconit në Itali! Nard Ndoka 'i ligjëron' koalicionin! PD: Simbolizojnë korrupsionin
1 Shkurt 2022, 10:52Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.
-
-
-
Video/ Me kafe në dorë dhe duke i dhënë makinës, Kryemadhi ‘harron’ seancën ndaj bashkëshortit të saj në Kushtetuese: Gëzojeni shpirtin
1 Shkurt 2022, 09:39Teksa shfaqet e qeshur, e relaksuar dhe më një kafe në dorë duke i dhënë makinës, Kryemadhi ka vendosur të ‘harrojë’ që sot zhvillohet seanca në gjykatën kushtuese ndaj bashkëshortit të saj, për shkarkimin ajo të tij nga posti i Presidentit.
-
-
'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
1 Shkurt 2022, 07:34Të enjten në orën 10:00 do të rinisë seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Pas një seance maratonë, që nisi sot që nga ora 10:00, e zgjati deri në 19:00, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha vendosi shtyrjen e saj për ditën e enjte, pas kërkesës së bërë nga juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj. Ky i fundit, kërkoi që përgjigjet e mbi 70 pyetjeve që Gjykata i bëri Kuvendit, të njihet edhe presidenti Ilir Meta. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata.
-
Berisha koalicion me LSI-në, Xhixho në ‘5 pyetjet’: Primaret dhanë mesazh të qartë, rikthejmë pushtetin tek vota e lirë! Basha përfaqëson interesat e klientëve afër vetes dhe qeverinë
31 Janar 2022, 22:40Xhixho tha se në këtë gjendje ku është sot Shqipëria, merr vlerë ky koalicion për të bërë një opozitë të fortë dhe për kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se Basha ka shitur betejat e tyre. Xhixho theksoi se Basha nuk përfaqëson zërin opozitar, por të klientëve afër tij dhe interesave të lidhura me qeverinë.
-
Zgjedhjet e 6 marsit, Murrizi te ‘5 pyetjet’: Test për Bashën e Berishën! Edhe Rama do humbasë bashki! ‘Shtëpia e lirisë’? Koalicion fals
31 Janar 2022, 22:13Zgjedhjet e pjesshme vendore do jenë një test real për Lulzim Bashën, Sali Berishën, por edhe për Edi Ramën. Kështu është shprehur Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.
-
Presidenti Ilir Meta shkel haptazi Kushtetutën! Negocion fshehurazi marrëveshje në emër të LSI për garën e 6 marsit! Sali Berisha e nxjerr zbuluar
31 Janar 2022, 22:13Sali Berisha ka konfirmuar se ka diskutuar me presidentin Ilir Meta, për koalicionin me LSI-në. Meta ka shkelur hapur Kushtetutën, e cila ia ndalon rreptësisht angazhimin me një parti politike. Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar se betejën për të marrë selinë e PD-së do e bëjë pas zgjedhjeve të 6 marsit.
-
Baza Ajrore e Kuçovës, Rama publikon pamjet sesi do të duket: I jep vendit një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë rajonale dhe europiane
31 Janar 2022, 19:13Kryeministri Edi Rama ka publikua pamjet sesi do të duket Baza Ajrore e Kuçovës pasi të përfundojnë punimet.
-
Operacionet speciale në Europë, gjenerali amerikan tregon arsyet pse SHBA përzgjodhi Shqipërinë për krijimin e bazës
31 Janar 2022, 21:50Arsyet se pse Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën përzgjodhi Shqipërinë për të ngritur një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale i zbuloi këtë të hënë Gjeneral Major David Tabor.
-
Lorenc Vangjeli: Berisha është viktima ekselente e krijesës monstruoze që krijoi bashkë me Ramën
31 Janar 2022, 21:44Për analistin Lorenc Vangjeli, Sali Berisha është ‘viktimë’ e sistemit të partitokracisë që ka ndërtuar në Shqipëri. Duke folur në ‘Kontrast’, Vangjeli tha se vendimi i SHBA për ta shpallur non-grata Sali Berishën ishte thjeshtë noterizimi i asaj që 1 milionë shqiptarë thanë me votë në vitin 2013.
-
Nënë Liza në '5 pyetjet': Kërkova ilaçet e rrobat e vdekjes, policia s'më la dhe shembi shtëpinë! Shteti s'përgjigjet, prej 12 ditësh jetoj në qiell të hapur
31 Janar 2022, 21:40Nënë Liza rrëfeu se më 19 janar, ditë kur banesa e saj u shemb në kuadër të procesit të rindërtimit, i kërkoi policisë që të kthehej në shtëpi për të marrë ilaçet dhe rrobat e vdekjes, por ata nuk e lejuan.
-
Vishaj: Jemi në një moment që Metës i duhet një avokat dhe jo përfaqësuesit ligjorë të Presidencës
31 Janar 2022, 21:35Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 1 shkurt për fatin e Ilir Metën. Për të komentuar rreth asaj që e pret Presidentin, ‘Kontrast’ kishte në një lidhje direkte avokatin e njohur Saimit Vishaj.
-
Koalicioni i Berishës me LSI, Kaso në 'Kontrast': Kemi marrëveshje për bashkëpunim edhe përtej 6 Marsit
31 Janar 2022, 21:35Sali Berisha njoftoi sot se lëvizja që ai drejton do të garojë në një koalicion me partinë e Monika Kryemadhit, nën siglën ‘Shtëpia e Lirisë’. Juristi i njohur pranë PD, Ivi Kaso sqaroi mbrëmjen e së hënës në Report TV detajet e kësaj marrëveshje.
-
-
-