Politikë
-
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive turistike, në vijim të përgatitjeve për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, duke folur për finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, tha se është një operacion i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë.
29 Janar 2022, 14:15 -
-
Lufta në PD, aleati Shpëtim Idrizi: Çështje shterpë! Kauzat kombëtare dhe Çamëria, prioriteti ynë
29 Janar 2022, 13:11Shpëtim Idrizi e konsideron shterpë debatin brenda PD, debat që në këndvështrimin e deputetit të opozitës bëhet për histori personale. Ai tha se shoqëria duhet të përqendrohet në çështje me interes kombëtar si cështja e Çamërisë.
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06Voltana Ademi, e përfolur si kandidate për bashkinë e Shkodrës, me propozim nga Komisioni i Rithemelimit, është tërhequr nga kandidimi për kryetare e bashkisë. Në Durrës, dy janë emrat të cilët kanë plotësuar deri tani formularin e përgatitur nga Komisioni i Rithemelimit urbanisti Ardian Muka dhe Silvja Gjepali, e diplomuar për Teknologji Informacioni
-
Këshillimi Kombëtar, mbi 40 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin! Rama: Të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, duke dalë nga llogoret politike
29 Janar 2022, 12:31Mbi 40 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin në kuadër të nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ka zbuluar edhe shifrën e qytetarëve që kanë plotësuar formularin, fton qytetarët, pa dallim bindjesh partiake, të bëhen pjesë e kësaj nisme
-
LSI-qeverisë: Lehtësoni rimbursimin e ilaçeve të COVID! Qeveria merr borxh, por nuk ndihmon qytetarët
29 Janar 2022, 12:12Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon qeverisë të lehtësojë procedurat për rimbursimin e barnave anti-covid. Përgjegjëse e bën atë se i la pa ndihmë qytetarët, ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin aferat korruptive të qeverisë në kohë pandemie
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, partia e Nard Ndokës depoziton në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit
29 Janar 2022, 11:31Partia Demokristiane ka depozituar një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë e Lushnjë
-
Meta bën opozitën: Borxhi publik në majë, por prosperiteti përtokë! Kjo ndodh vetëm te ne
29 Janar 2022, 11:14Duke qëndruar larg rolit të tij të unitetit kombëtar, Meta duket se ka vendosur të bëjë oponencën kundër qeverisë edhe më të fortë se vetë opozita. Sipas Metës, qeveria shqiptare është e vetmja në botë që futet në borxhe të mëdha për të rritur prosperitetin por ndodh krejt e kundërta.
-
Biden me kafshë të re shtëpiake, Meta ‘e sfidon’ me Sashën: Përshëndetje nga Shqipëria
29 Janar 2022, 03:34Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë hapur dyert për një kafshë shtëpiake.
-
-
6 marsi, mbështetësi i Berishës, Shehu: Koalicion të gjerë (me LSI dhe partitë e vogla)! Pampuri: Kandidatët e PD janë përzgjedhur! Hitaj: Basha-Berisha jo me kandidat të përbashkët
28 Janar 2022, 22:06Sali Berisha do të bashkëpunojë me LSI dhe partitë e tjera të vogla opozitare për 6 bashkitë e vendit. Edhe pse grupi i Berishës ende nuk ka një logo për këto zgjedhje, një gjë është e sigurt, nuk do të jetë logo e PD.
-
Kim takon Bashën, mesazh indirekt Berishës: Takim i shkëlqyer me kryetarin e PD, opozita e fortë thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit
28 Janar 2022, 20:21Përmes një mesazhi në twitter, Kim sigurohet që të bëjë të qartë që në fillim se kë njeh SHBA për kryetar të Partisë Demokratike, duke theksuar se është Lulzim Basha, ndërsa shpreh binden se një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.
-
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për bashkinë Vorë dhe Rrogozhinë
28 Janar 2022, 19:12 -
-
-
Noka në 'Kontrast': Basha më kërkonte mua e Palokës të drejtonim protestat, pastaj na ‘shiste’ nëpër ambasada! Më 6 mars koalicion me LSI, asnjë aleat nuk shkon te Brava
28 Janar 2022, 18:28Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’ ku tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën. Flamur Noka tha se grupi i Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion me LSI por është ne negociata dhe më të tjerë aleatë.
-
Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Amerikanët kërkuan ndihmën e Rudina Hajdarit që të merrte drejtimin e PD! Bisedat e Moore me Berishën! Ish-deputetja për Report Tv: S'kam koment
28 Janar 2022, 18:17Një negociatë në vitin 2018 mes Jonathan Moore dhe Sali Berishës në zyrën e këtij të fundit, duket se është zbardhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për takimin mes zyrtarit të lartë amerikan me Berishën teksa PD drejtohej nga Lulzim Basha. Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në ‘Kontrast’ se Moore ka kërkuar mbështetjen e zonjës Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë që Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv ka thënë se nuk ka koment.
-
Gazment Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë! Ja si janë të lidhur me njëri-tjetrin
28 Janar 2022, 18:03Bardhi shprehet se njëri koordinon sulmin mbi Partinë Demokratike, tjetri financon 'Foltoren' dhe tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se të tre, Berisha, Meta dhe Rama kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë.
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01Dega e Partisë Socialiste në Shkodër ka hedhur akuza ndaj kryetares në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ku thotë se ka shkelur afatin ligjor të vendosur nga KQZ për publikimin e listave të zgjedhësve.