Politikë
-
11 Prill 2021, 13:07
-
Kujton si u zgjodh deputet në Kombinat në 2001-n, Kryemadhi: Do ta çojmë deri në fund betejën e kombinatësve! Shtëpitë e tyre do të rindërtohen me paratë e buxhetit të shtetit
11 Prill 2021, 13:02Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit në Tiranë, ku mes të tjerash ka kujtuar edhe vitin 2001, në të cilin ajo është votuar deputet e Partisë Socialiste.
-
'S'e mora kot të majtën të bardhë e të djathtën të zezë', Rama mesazh me atletet: Sfida ime të bashkojmë forcat kundër atyre që duan të na përçajnë
11 Prill 2021, 12:59Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim me të rinj në Laprakë, Tiranë, tha se sfida e tij më e madhe është "bashkimi i forcave të jashtëzakonshme kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë".
-
Balla takim me banorët në Qukës Skënderbe: Edi Rama është pengesa e fundit që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Sali Berishës dhe Ilir Metës
11 Prill 2021, 12:35Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Qukës-Shkumbinit në Përrenjas.
-
Në turma dhe pa maska në Elbasan, demokratët nuk pyesin për COVID-in! Basha në majë të makinës: E mbajta fjalën për tunelin e Krrabës, do e mbaj dhe për programin e 25 prillit
11 Prill 2021, 12:05Me makina, të grumbulluar, pas maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar, me dhjetëra militantë janë mbledhur në hyrje të tunelit të Krrabës për të pritur Luzlim Bashën, i cili i hipur mbi makinë mbajti edhe një fjalë për to duke u premtuar ndryshimin pas 25 prillit, por për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve.
-
-
Rama takim me sipërmarrës të rinj në teknologji: Fond garancie 50 mln euro për lehtësimin e financimit të aktiviteteve
11 Prill 2021, 11:39Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të rinj në teknologji, në qendrën “Tumo” në Tiranë. Në fjalën e tij para të rinjve, Rama tha se prioritet i qeverisë është të krijojë mundësi për përfshirje të më shumë njerëzve në këtë aktivitet, ndërsa shtoi në planin e veprimit të 2021-2025, është një fond garancie prej 50 mln euro.
-
-
PS takim me profesionistët e rinj, Ekonomi: Vota për PS, për skuadrën që ka energjinë për t'i cuar deri në fund projektet madhore
11 Prill 2021, 10:47Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit. Takimi është zhvilluar pranë stadiumit “Niko Dovana” dhe në të kanë marrë pjesë qindra të rinj e të reja. Milva Ekonomi, si kryesuese e listës së PS në këto zgjedhje u shpreh se më kënaq entuziazmi që shoh tek ju, çka do të thotë se ju besoni atë që besojmë edhe ne.
-
Gjiknuri me banorët në Vlorë: Do përmbyllim procesin e certifikatave të pronësisë! Votoni për të çuar deri në fund projektet e nisura
11 Prill 2021, 10:33Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri tha se në mandatin e tretë do të përmbyllen proceset e nisura në fushën e legalizimeve për banesat e banorëve të zonave informale. Gjatë një takim me banorët në Vlorë, Gjiknuri tha se ky qytet do të jetë qendra më e rëndësishme e investimeve.
-
-
Çarja e rrugës në Borsh, Meta zgjohet me akuza për qeverinë: Një nga kryeveprat e babëzisë, pas 25 prillit fillon llogaridhënia
11 Prill 2021, 10:02Edhe pse ditë e diel, presidenti Ilir Meta nuk ka ndaluar akuzat ndaj qeverisë duke postuar një foto nga rruga e prishur e Borshit, që pësoi rrëshqitje nga shirat e dendur të janarit 2021. Meta shkruan se kjo rrugë është një nga kryeveprat e babëzisë dhe se më 25 prill do të marr fund korrupsioni dhe do të fillojë llogaridhënia.
-
Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim me kryesuesen e ODIHR-it në selinë e PS-së
11 Prill 2021, 09:55Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Urszula Gaçek do të takohet në selinë rozë me kryesocialistin Edi Rama. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë zgjedhjet e 25 prillit dhe mbarëvajtja e tyre.
-
Basha me gratë në Burrel: Në 8 vite Rama i keqpërdori ato si makijazh! Ne do i paguajmë njësoj si burrat (VIDEO)
11 Prill 2021, 09:31Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet pas 25 prillit do të frenojë diskriminim që u bëhet grave me pagat duke premtuar se ato do të paguhen njësoj si burrat. Basha gjatë një takimi me gratë e Burrel tha se përmes programeve dhe trajtimeve do të rritet punësimi i grave duke sjellë edhe përmirësim të kushteve për to.
-
"Kush është socialist i ndershëm, të vijë te LSI", Braimllari akuza nga Korça: PS po tenton të na marrë mbështetësit
11 Prill 2021, 09:26Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari, ka akuzuar Partinë Socialiste se po tentojnë t'i marrin mbështetësit, duk ei dërguar këtyre të fundit mesazhe dhe duke i kërkuar të bashkohen me ta.
-
Pse s’iu ndjek Meta në Instagram? Edhe Kryemadhi tallet me Presidentin: Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë
10 Prill 2021, 22:26Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shuar një kuriozitet të ndjekësve të saj në rrjetet sociale teksa i është përgjigjur pyetjes se pse bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta nuk e ndjek në Instagram.
-
Ngriti flamurin e PD-së me dron në takimin elektoral të PS në Tropojë, procedohet 28-vjeçari
10 Prill 2021, 19:45Ngritja e dronit me flamurin e PD-së, gjatë aktivitetit elektoral të kandidatit të PS-së, petrit Malaj në Tropojë, i ka kushtuar jo pak të 28-vjeçarit. Report Tv mëson se i riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar penalisht.
-
Shkrihet dega e LSI në Kuçovë, kalon me PS, Kapllani: Socialistët e vetmja forcë e progresit
10 Prill 2021, 19:31Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit i është bashkuar sot edhe ish kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish- drejtues i propozuar nga LSI. Në takimin me themelues të PS-së Kuçovë,ku ishin të pranishëm kandidatët Blendi Klosi e Bardhyl Kollçaku,ish-përfaqësuesi i LSI-së tha ndër të tjera se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangarde e politikës.
-
-
Pas Bashës, edhe Kryemadhi pritje në Korçë me makina, lule e turmave të njerëzve pa ruajtur distancën: Nuk ka më shitje dhe blerje të votës
10 Prill 2021, 18:55Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi i është organizuar një pritje me makina, buqeta me lule, mes turmave të njerëzve pa ruajtur asnjë masë anti COVID-19.