Politikë
-
Kryeministri Edi Rama prezanton skuadrën e Kukësit për 25 prillin.Rama ka bërë me dije se është caktuar data kur do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, por zgjodhi të mos ta thoshte
20 Mars 2021, 14:23 -
Gjiknuri në Kaninë me banorët: Vota e 25 Prillit, mirënjohje për investimet! Pasi bëmë rrugën dhe rrjetin elektrik, radha e ujësjellësit
20 Mars 2021, 14:13Gjiknuri pohoi se mandat i tretë i Partisë Socialiste do të fokusohet në veçanti në zonat rurale, aty ku programi i qeverisë ka parashikuar investime të shumta infrastrukturore, për t’i kthyer banorëve të fshatit Kaninë standartin e jetesës ashtu siç e meriton historia dhe lavdia e vet fshatit.
-
Balla takim me rininë në Gramsh: S'krahasohemi me Berishën e Metën, ju duhet të 'shkundni' votën për PS më 25 prill
20 Mars 2021, 14:02Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit Taulant Balla gjatë një takimi me të rinjtë u tha atyre se PS është një parti që nuk mund të krahasohet me Sali Berishën apo Ilir Metën, që kanë marrë ç'kanë dashur me vendin në 30 vite.
-
-
Kandidati për deputet përplaset fizikisht me biznesmenin, Braçe: Ky është një sulm real politik dhe kriminal ndaj Lucës, këta doni në pushtet?!
20 Mars 2021, 13:36Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me përplasjen fizike mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca, dy ditë më parë në një lokal në Elbasan.
-
‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 95% e shërbimeve publike ofrohen online, në 2013 vetëm 1%
20 Mars 2021, 13:07Kryeministri Edi Rama përmes një postimi një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
-
Renditja në fletën e votimit/ Kryemadhi: Edhe Zotit 6 ditë iu desh për të krijuar njerëzimin, të 7-tën e bëri pushim! Ne do ndryshojmë sistemin
20 Mars 2021, 12:40Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë ditën e sotme në një takim me të rinjtë në Fier, ku ka komentuar edhe renditjen në fletën e votimit. Ajo ka zgjedhur që t’i japë një shpjegim biblik.
-
Provokimi i Vuçiç me Kosovën, Rama: Hartë leshi, shoku në Beograd po luan kukullash në Facebook, Shqipëria e Kosova janë një
20 Mars 2021, 12:22Provokimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke postuar në Facebook Kosovën me hartën e Serbisë, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si 'hartë leshi dhe lojë kukullash nga shoku në Beograd'. Rama shprehet se Kosova dhe Shqipëria janë një përtej kufirit që kanë dhe se e kanë të qartë të ardhmen e tyre.
-
Basha në Berat: Rama aksidentalisht kryeministër! Shqipëria do të jetë në BE pas fitores së opozitës më 25 prill
20 Mars 2021, 11:11Mes brohërimave e duartrokitjeve e thirrjeve ‘Rama ik!’është pritur sot në qytetin e Beratit, lideri i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i opozitës ka premtuar ndryshimin nëse opozita vjen në pushtet duke cilësuar aksident 8 vitet e qeverisjes së ramës
-
Basha publikon foto nga momenti kur mori dhuratën e veçantë: Gratë gjirokastrite janë nikoqire dhe duararta
20 Mars 2021, 10:48Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto nga momenti kur ka marrë si dhuratë një jelek të kostumit popullor. Ai ka pasur një postim ku e ka falenderuar publikisht, e ndërsa ka vlerësuar punën e tyre.
-
Xhaçka në Kolonjë: Të sigurt për mandatin e tretë! Isai: Rama ngriti diplomacinë e Shqipërisë në nivelin e Konicës e Nolit
20 Mars 2021, 08:51Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, kandidate për deputete ne listën e skuadrës socialiste në qarkun e Korçës ka zhvilluar një takim elektoral në Kolonjë. Për Xhaçkën në Kolonjë është bërë shumë, por ka ende për të bërë ndërsa vlerëson bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Kolonjë, Erion Isain.
-
Me shkrim dore e plot gabime, dorëhiqet kandidati për deputet i ‘Nismës’! Qytetarët: Kaq poshtë kemi rënë, ky s'di shkrim e lexim
20 Mars 2021, 07:49Pa nisur mirë fushata, Nismës Thurje i largohet një kandidat për deputet. Bëhet fjalë për Selim Selën, i cili garonte në 25 prill në qarkun e Dibrës.
-
Paralajmëron Boçi: Dhuna do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore deri me 25 prill
19 Mars 2021, 23:21 -
Qëlloi me grushte biznesmenin Luca, Luçiano Boçi në 'Pa Protokoll': Dhuna do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore deri me 25 prill
19 Mars 2021, 23:01Ndërsa sot në media doli video ku dukej përplasja mes kandidatit për deputet i PD në Elbasan, Luciano Boçi ku gjuante me grushte biznesmenin Gjergj Luca, për demokratin këto pamje janë cilësuar të manipuluara.Gjatë një interviste në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Boçi tha se video nuk tregon ngjarjen si ka ndodhur, ndërsa grushtet që i ka dhënë biznesmenit Luca për të kanë qenë një reagim instiktiv dhe mbrojtës që do e bënte kushdo.
-
Lakmi për para, si funksiononte 'taksa' e Argita Berishës ndaj biznesmenëve, krijoi miliona euro pasuri
19 Mars 2021, 22:46Argita Berisha, veç pagave të marra nga të ardhurat si pedagoge në universitetet shtetërore dhe private ka deklaruar se ka përfituar rreth 23 mijë euro nga konsulenca, kjo sipas deklaratës zyrtare së pasurisë së vitit 2016
-
'Më financoni të futem në parlament'! Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para në Facebook për fushatën, qytetarët nuk e presin mirë
19 Mars 2021, 21:37Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Anduena Qefalia ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me financime për fushatën elektorale për 25 prillin në mënyrë që ajo të mund të paraqes programet e saj për elektoratin dhe të hyjë në parlament. Kjo ka habitur ndjekësit e saj, ku një pjesë nuk e ka pritur mirë dhe kërkojnë llogari se pse ajo do para për fushatë.
-
Hajdari në 'Pa Protokoll': Bandat në Elbasan, të veshura me pushtet nga forcat e vjetra politike! Provokuan me militantë, asnjë i arrestuar nga përplasja
19 Mars 2021, 21:32E ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, duke ju referuar përplasjeve që ndodhën Ditën e Verës’,Rudina Hajdari nënvizoi se ndëshkimi i këtyre bandave duhet të ishte kryer me kohë, dhe jo të pritej ajo ditë për ti identifikuar. Sipas Hajdarit, partitë politike provokuan me flamuj dhe me militantë, ndërkohë që asnjë person nuk u arrestuar pas ngjarjes
-
Pa maska dhe në semafor të kuq, kandidati i PD-së Ivi Kaso dhe Eno Bozdo 'kapen mat' duke shkelur rregullat
19 Mars 2021, 19:45Ndonëse njëri jurist dhe tjetri ish nënkryetar Bashkie, dy zyrtarët e PD-së, siç mund të shihen edhe nga kjo foto, jo vetëm që janë pa maskë, por janë futur edhe me të kuqe, duke kaluar rrugën.
-
Ndoka kritika Bashës: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, hiq ‘maskën e pandemisë’ dhe tregoji vendin
19 Mars 2021, 19:21Sipas Ndokës, Lulzim Basha e ka marrë me shumë sportivitet përballjen me Ramën, duke theksuar se kreu i qeverisa ka filluar presionin kudo, ndërkohë që Basha akoma nuk ka hequr ‘maskën e pandemisë’ për të folur fort, qartë dhe guximshëm
-
Gjiknuri për Report Tv: Në Vlorë s'i diskutojmë 8 mandate, të 9-in e marrim nga komuniteti çam! Kandidatët e PD-së s' kanë lidhje me qarkun, shanset e LSI këtu janë zero
19 Mars 2021, 19:19Pas investimeve të kryera në qytetin e Vlorës nga qeveria dhe pushteti vendor, drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri gjatë një interviste për Report Tv, shprehet se në mandtin e 3-të investimet do të shtrihen në zonat ruale. Për sa i përket mandateve, Gjiknuri shprehet se partia me të cilën ai kandidon nuk i diskuton 8-të mandate në qytetin bregdetar, madje ata synojnë edhe të 9, të cilin pretendon ta marrin nga komuniteti çam.
