Politikë
-
21 Qershor 2021, 17:58
-
Ndryshon ligji, 3 shtetasit e rinj të Republikës së Shqipërisë betohen para kreut të Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Kënaqësi dhe privilegj, Shqipëria është vend i transformimeve dhe i shpresës
21 Qershor 2021, 17:27Pas dekretit për fitim të shtetësisë shqiptare, Petrit Krasniqi nga Prishtina, Përparim Sina nga Gjakova dhe Mustafa Ali Gezen, i cili ka lënë Turqinë për të jetuar në Shqipëri, u betuan ditën e sotme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
-
Zgjedhjet e 25 prillit/ Pas 8 vitesh deputet në Vlorë, Rama merr mandatin në Durrës! Kryemadhi zgjedh Fierin,' djeg' Mehmetajn dhe fut në Kuvend Vasilin
21 Qershor 2021, 17:25Kryeministri Edi Rama, i cili u shpall fitues si deputet në dy qarqet Durrës dhe Vlorës, ka zgjedhur që të mbajë mandatin e deputetit në qytetin e Durrësit
-
Ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Jep kontributin tënd në realizimin ëndrrës historike për Shqipërinë
21 Qershor 2021, 17:20Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bën me dije se për shkak të numrit të madh të kërkesave, afati i ri i aplikimit për t'u bërë pjesë e ekipit të ekspertëve shqiptarë që do të përfaqësojnë vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB është 30 qershori 2021.
-
Petro Koçi në Report Tv: Rikthimi i Berishës si lider i PD? Karagjozllëk! Presidenca e Metës më e shëmtuara, kabineti i ri dhe me disa ministra 'të vjetër'
21 Qershor 2021, 17:15Deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha që do rikthehet si lider i PD, zv.ministri i mbrojtjes, Petro Koçi e cilëson si "karagjozllëk", e ndërsa tha se shembullin më të mirë ia dha Gramoz Ruçi, që u dorëhoq pas një karriere të gjatë politike. I ftuar në studion e Report Tv, Koçi tha se në ndryshim nga Berisha, Ruçi nuk vuri në qendër interesat personale.
-
Çelet për herë të parë ankandi për shfrytëzimin e erës si burim energjie, Rama: Synim, Shqipëria eksportuese e energjisë së gjelbër të rinovueshme
21 Qershor 2021, 14:55Është hapur sot ankandi i parë konkurrues për projekte të shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme nga fuqia e erës, nga Kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në praninë e Ambasadorit zviceran, Adrian Maitre dhe përfaqësuesve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
-
Bardhi: Punonjësi i zjarrfikëses i arrestuar për trafik droge, patronazhist i PS-së! Shërbeu për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi
21 Qershor 2021, 13:44Sekretari Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar se punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës, Ndriçim Harka, i arrestuar sot për trafik droge, ishte patronazhist i PS. Kjo sipas tij është një tregues i qartë se si e ka marrë pushtetin "Rama-Doshi".
-
Zgjedhjet e 25 prilli/ Monika Kryemadhi merr mandatin e Fierit, ‘djeg’ Kejdi Mehmetajn, fut në Kuvend Petrit Vasilin
21 Qershor 2021, 12:36Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetajn e cila ishte renditur e dyta në këtë qark ku LSI mori vetëm një mandat, ndërsa i ka dhënë shansin Petrit Vasilit që të futet në Kuvend pasi i ka lënë mandatin e Tiranës
-
Aleati i Bashës, Shpëtim Idrizi e konfirmon: Do jem në shtator në parlament! Do thyejmë heshtjen për çështjen çame
21 Qershor 2021, 12:05Një nga aleatët kryesor të Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi ka konfirmuar se do të jetë në parlament në shtator. Kjo sipas tij, do të jetë një formë për të dërguar 'Çështjen Çame' në Kuvend.
-
Analiza e Bujar Nishanit pas zgjedhjeve në PD: Procesi nuk solli shpresë, s’ka sukses me një kryetar të paaftë dhe jo serioz
21 Qershor 2021, 10:15Në një kohë kur në Partinë Demokratike pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në zgjedhjet e 13 qershorit po nis ristrukturimi i organeve drejtuese të partisë, për Bujar Nishanin procesi i zgjedhjeve nuk solli asnjë shpresë.
-
-
Sot në orën 20:55, Report Tv risjell investigimet mbi aferat e klanit Berisha dhe privatizimin e ish klubit Partizani: Si i ka financuar Jamarbër Malltezi ndërtesat e 17 kullave në Tiranë?
20 Qershor 2021, 17:02Report Tv ka publikuar më parë disa nga aferat e shumta të klanit Berisha duke i dedikuar 3 investigime të gjata se si ish kryeministri Sali Berisha arriti të privatizonte ish klubin Partizani dhe lumin e milionave të eurove që dhëndri Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e dhjetëra kullave në zemër të kryeqytetit pa treguar asnjëherë origjinën.
-
Rama për ‘France 24’: Ne duhet ta marrim dritën jeshile nga Brukseli! Dënimi i Llallës dhe politikanëve, sinjal i mirë! Shqipëria 'betejë' për reformimin e sistemit të drejtësisë
20 Qershor 2021, 13:48Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon.
-
Një e diel historike, Meta: Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut
20 Qershor 2021, 13:33Presidenti Ilir Meta ka kaluar të dielën e tij duke vizituar monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut.
-
Analiza për 25 prillin/ Nis nesër faza e parë, në filter nga ‘armiqtë’ te aleatët e Bashës, formulari: Të identifikohen kush punoi kundër PD
20 Qershor 2021, 13:05Nis nesër faza e parë e analizës së zgjedhjeve nga demokratët. Grupi i punës që do të ngrihet në cdo degë të partisë, do të identifikojë së pari me emra të gjithë ata që persona të cilët punuan kundër PD, teksa deri më 5 korrik do të duhet të përmbyllet në çdo qelizë të partisë analiza analitike. Faza e parë përmbyllet më 10 korrik, kur raporti me performancën e cdo hallke lokale të Partisë Demokratike, do ti dorëzohet kryesisë.
-
Deklaratat për rikthimin në krye të PD-së, Berisha me tjetër mesazh të koduar në Facebook
20 Qershor 2021, 12:56Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, duket se nuk ka ndërmend t'i lërë vetëm disa 'fjalë' në ajër deklaratat e tij për t'u rikthyer në krye të partisë më të madhe opozitare në vend. Ai ka reaguar sot me një tjetër mesazh të koduar, ndërsa ka postuar një foto nga një tubim i PD në Sheshi "Skënderbej", në kohën kur udhëhiqej nga ai.
-
Xhaçka në Forumin e Antaljas: Vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare, kyç për besueshmërinë e BE
20 Qershor 2021, 09:45Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku merrni pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta
-
3 ditë nga vendimi i KE për negociatat, ekspertet Deliu dhe Caka: Shqipëria të vlerësohet pa Maqedoninë e Veriut
19 Qershor 2021, 21:13Teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga vendimi i Këshillit Evropian për vendimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekspertët e integrimit e cilësojnë pozitive ecurin e Shqipërisë në plotësimin e reformave, ndërsa shprehen se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vlerësohen individualisht për rrugëtimin e tyre drejt BE.
-
Largimi i Gramoz Ruçit nga politika, zv. ministri Koçi: Vendosi partinë të parën, Berisha po mban peng PD
19 Qershor 2021, 20:21Nga Pojani i Fierit ku mori pjesë në festën e grurit të Myzeqesë, Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur për largimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika. Ndër të tjera ai tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur.
-
Pasuria e ‘frikshme’ e Familjes Berisha, pallate, fabrika, vila, disa shtëpi e qindra mijëra euro! Shkëlzeni mbi 900 mijë € si sekser e konsulent, të ardhurat befasuese të Argitës (Dokumentet)
19 Qershor 2021, 17:34Disa prova për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e në listën e zezë të Sali Berishës dhe Familjes së tij për korrupsion. Të ardhurat e Argitës ranë në mënyrë drastike pas largimit të Berishës nga pushteti. Në 2013 6.5 milionë lekë nga mësimdhënia në universitete private, në vitin 2014 vetëm 1.4 milionë lekë. Çuditërisht më pak të ardhura edhe nga qiratë dhe konsulenca! Shkëlzeni makinë 85 mijë euro, bleu apartament 346 mijë euro dhe e shiti pas 3 vitesh 600 mijë euro. Miliona euro investim pranë Gërdecit.