Politikë
-
Pas vizitës së djeshme në Hungari, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bullgari, ku ka zhvilluar një takim pune mëngjesin e sotëm me Presidentin Rumen Radev. Me një postim në Facebook, Rama shkruan se mes tyre u diskutua në lidhje me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas Ramës, ky ngërç po pengon momentalisht edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
9 Qershor 2021, 08:42 -
Me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike bregdetare, Rama nis ditën dhe uron ‘mirëmëngjes’
9 Qershor 2021, 08:37Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike të qytetit bregdetar.
-
Urdhri ekzekutiv i Biden, Blinken: Të përkushtuar për promovimin e demokracisë në Ballkan! Kim: SHBA do të luftojë të pandëshkueshmit nga korrupsioni
9 Qershor 2021, 07:58Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, e ka përshëndetur përmes një postimi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
-
Kuvendi shkarkon me 104 vota Ilir Metën, Presidenti i parë në histori që ndëshkohet nga ligjvënësit! 'Fati' i tij në dorë të Kushtetueses! Rama: Largimin e tij e duan 90% e shqiptarëve
9 Qershor 2021, 07:17Nga sot Ilir Meta, përveçse një karrierë politike si askush tjetër pasi ka qenë në krye të tre institucioneve kryesore të shtetit si Kryeministër, Kryeparlamentar apo President Republike, do të hyjë në historinë e vendit si Kreu i Shtetit i parë që shkarkohet institrucioni që përfaqëson sovranitetin e popullit si 'shkelës i Kushtetutës'.
-
LETRA e plotë drejtuar Senatit dhe Kongresit: ja pse Joe Biden fut në listë Shqipërinë për politikanët e korruptuar
9 Qershor 2021, 00:11Presidenti Biden informon se këta persona që konsiderohen si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, do ju sekuestrohet prona dhe ndalohet hyrja në SHBA
-
-
SHBA tjetër goditje Berishës, Joe Biden fut Shqipërinë në urdhrin e ri: Bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që destabilizojnë Ballkanin
8 Qershor 2021, 22:50Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin edhe Shqipërinë, ku parashikon bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor
-
Vendimi i Byrosë së Kuvendit, Murrizi nuk përmbahet, ofendon gazetarët dhe mediat: Ju përdorin si prezervativ
8 Qershor 2021, 21:59Pas reagimeve të gazetarëve, të cilët nuk janë lejuar nga Byroja e Kuvendit për të ndjekur live senacën e shkarkimit të Presidentit Meta, deputeti Myslim Murrizi ‘humb’ kontrollin. Murrizi ka reaguar duke ofenduar gazetarët me një gjuhë aspak të përshtatshme.
-
-
-
Alimadhi nuk shkarkon Metën: Nëse del se presidenti ka bashkëpunuar me rusët mund të ndryshoj mendje! Gazetari Doçi: Mund të japë dorëheqjen
8 Qershor 2021, 21:49Kuvendi do të votojë nesër raportin e përgatitur nga Komsioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda ligjore.
-
-
-
Bullgaria pengon negociatat, Yanev: Jo ndërhyrje të jashtme mes nesh dhe Maqedonisë së Veriut! Rama: S'jemi këtu për të mbajtur anë, problemet mes dy miqve të zgjidhen me dialog
8 Qershor 2021, 21:02Mosmarrëveshja e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po pengon integrimin e kësaj të fundit në BE, por edhe të Shqipërisë duke qenë se procesi për hapjen e negociatave do të bëhet njëkohësisht për të dyja vendet.
-
Ina Zhupa denoncon: Prishjet e objekteve në Ksamil po bëhen ndaj atyre që përkrahën opozitën në fushatë! Dokumenti që hedh poshtë PD: Vendimi është i 2020-s
8 Qershor 2021, 20:11Operacioni për shembjen e objekteve pa leje ka nisur nga veriu në Jug, me Velipojën dhe Ksamilin për të vijuar në drejtimet respektive. Por për Partinë Demokratike prishja e këtyre objekteve janë selektive për hakmarrje politike për denoncimet që pronarët e tyre kanë bërë hapur ndaj pushtetit në fushatën elektorale. Një dokument i Bashkisë Sarandë, i siguruar nga Report Tv, tregon se në fakt banesa që i është prishur Maliq Zogaj, vëllai të Hydajet Zogajt, është marrë si vendim në gusht të 2020.
-
-
'Mos godit kalin, por kundërshtarin', Harxhi 'përplaset' me demokratët në Peqin: Basha të dalë në debat me mua, unë i bie atij që ka hedhur karrocën në gropë 4 herë
8 Qershor 2021, 19:28Me debate të forta është shoqëruar takimi i kandidates për kryetare të PD Edith Harxhi me strukturat e partisë në Peqin. Duke thënë se situata është e pashpresë në parti ndërsa po fliste edhe për projektet që ka për të ngritur PD, Harxhi është kundërshtuar e ndërprerë vazhdimisht nga të pranishmit.
-
OKB, Xhaçka pritet nga Sekretari i Përgjithshëm: Shqipëria, kontribut për zgjidhjet dhe sfidat me të cilat përballet globi
8 Qershor 2021, 19:28Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është pritur në një takim te veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.
-
Kim takohet me Artan Lamen: Transparenca dhe gjykatat e pastra tërheqin investimet amerikane! Progresi i bërë në regjistrimin e pronave ndihmon në këtë gjë
8 Qershor 2021, 19:09Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e kadastrës Artan Lame, ku vuri theksin se me gjykata të pastra dhe procese transparent, ligji për regjistrimin e pronave do të ketë një progres edhe më të madh nga sa ka aktualisht, madje do të zgjidh edhe shumë çështje që deri më sot kanë qenë të vështira.
-
Kadilli në Report Tv: Basha po tregohet diabolik, u ka premtuar anëtarëve se do të jenë kryetar bashkie! Manifesti politik është zgjidhja për të ringritur PD-në
8 Qershor 2021, 19:06'Manifesti im kërkon të zhbëjë monopolin e kryetarit 'pronar' ky është një nga propozimet e kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadillit në manifestin politik për të ringritur këtë parti dhe thotë se ka gjetur mbështetje nga shumë demokratë në terren. Kadilli thekson në një intervistë për Report Tv se ka mbështetjen morale dhe logjike të demokratëve, pasi analiza e tij thotë të vërtetën mbi faktin dhe ky propozim është e vetmja zgjidhje. Kadilli nënvizon se ringritja e PD këkron një parti më të madhe se kryetari