Zgjedhjet e 25 prillit/ Pas fitores së mandatit të tretë, Basha mbledh të premten Kryesinë, më 17 korrik Kuvendin Kombëtar të partisë

TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e premte, në orën 11:00. Gazetarja e "Report TV", Danjela Maloku, ka siguruar edhe mesazhin që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar anëtarëve të Kryesisë, ku në rend të ditës të mbledhjes së Kryesisë pritet të jetë miratimi i metodologjisë së analizës për zgjedhjet e 25 prillit si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021.

Nuk dihet ende nëse Basha do t'i propozojë Kuvendit Kombëtar të Partisë edhe ndryshime statutore.

"Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi", thuhet në mesazhin që i ka dërguar Bardhi anëtarëve të Kryesisë.

Kryesia e PD mblidhet të premten për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së. Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Ai mori 32,882 vota ose mbi 80% të votave, teksa pas tij më i votuari ishte Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Ky proces u kontestua nga 3 kundërshtarët duke akuzuar Lulzim Bashën se ka manipuluar zgjedhjet.

Funksioni i Kuvendit Kombëtar të PD dhe përbërja
1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë.
2. Kuvendi Kombëtar përbëhet nga:
a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e atyre seksioneve që kanë mbi 50 anëtarë të regjistruar deri ditën e zhvillimit të Kuvendit të Degës së PDSH-së;
b) Kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike;
c) Anëtarët e Kryesive të degëve, përfshirë anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të Degës;
d) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;
e) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;
f) Sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, koordinatorët tematikë, koordinatorët e procesit zgjedhor në Degët e Partisë Demokratike dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike;
g) Kryetarët e Bashkive të Degës, Prefekti, Kryetari i Qarkut, dhe këshilltarët vendorë, anëtarë të PDSH-së;
h) Anëtarët e Kryesive të Degëve të PDSH-së;
i) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere LDG dhe FRPD, në numër të barabartë sa 5 për qind e numrit të anëtarëve.
3. Në punimet e Kuvendit Kombëtar mund të marrin pjesë edhe personalitete të ftuara nga brenda ose jashtë vendit.
4. Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.
5. Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij, përveç rasteve kur ky Statut përcakton ndryshe, e kanë:
a) Kryetari i Partisë;
b) Këshilli Kombëtar;
c) Kryesia e PDSH-së;
d) Jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së. Kërkesat për propozim kandidaturash sipas kësaj germe, duhet t’i nënshtrohen të njëjtave procedura si të tre germave të para.
6. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar
Kuvendi Kombëtar:
1. vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;
2. miraton Statutin e PDSH-së dhe ndryshimin e tij;
3. zgjedh me votim të fshehtë Këshillin Kombëtar nga një listë, ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues sipas modaliteteve të përcaktuara nga Kryesia e PDSH-së;
4. vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;
5. me propozim të Kryesisë Qendrore ose të Këshillit Kombëtar zgjedh Kryetarët e Nderit, i cili ka vend e votë në organet qendrore të PDSH-së për gjithë jetën;
6. vendos shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;
7. miraton Komisionin e Drejtimit të Punimeve, si dhe Komisionet e Mandateve, të kërkesave dhe të votimit, që përgjigjen për mbarëvajtjen e punimeve të tij.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë