Politikë
-
23 Prill 2021, 13:39
-
Prezenca e OSBE-së përmbyll fushatën e edukimit të zgjedhësve, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
23 Prill 2021, 13:33Si pjesë e fushatës, Prezenca përgatiti dy spote televizive informuese, ku u bëhej thirrje qytetarëve të kontrollonin vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identitetit dhe saktësinë e të dhënave në listat e zgjedhësve, si edhe jepej informacion për krimet zgjedhore. Spotet u transmetuan në televizionin publik dhe privat dhe u shpërndanë në rrjetet sociale
-
Nga Arabia dhe Malajzia: Berisha blen ndjekës të rremë për të treguar se ka mbështetje në mediat sociale (VIDEO)
23 Prill 2021, 13:23Partia Demokratike vazhdon të blejë në Facebook audiencë të huaj, kryesisht nga vendet arabe. Kjo bëhet për të krijuar idenë se PD dhe eksponentët e saj kanë mbështetje nga shqiptarët. Mjafton t’i hedhësh një sy Berishës dhe postimit të tij, për të parë se si në fakt audienca nuk është shqiptare
-
Muaji i Shenjtë gëzon familjen Gurra në Tiranë, Veliaj: Mirënjohës për veprën e bamirësisë dhe kontributin e Xhamisë së Xhurës
23 Prill 2021, 13:11Pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë si shumë të tjerëve edhe në Njësinë 4 në Tiranë, në këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë kësaj familjeje i është rikthyer buzëqeshja falë mirësisë së Xhamisë së Xhurës, që me kontributet e mbledhura nga donacionet e rindërtimit ia kanë ringritur shtëpinë nga e para. Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me imamin Bilal Teqja uruan për shtëpinë e re të familjen Gurra.
-
Me foton e 2 marsit, Meta 'bëhet president' 2 ditë para zgjedhjeve: Të shmanget çdo incident që dëmton zgjedhjet! Të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike
23 Prill 2021, 12:53Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar një foto të 2 marsit, bën thirrje që të tregohet qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje, të cilat i konsideron të rëndësishme. Duke bërë thirrje që të shmanget çdo incident që synon të dëmtojë zgjedhjet Meta u ka bërë apel forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike
-
-
-
Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini: Do të shkoj në Tiranë për të votuar PS, vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë
23 Prill 2021, 12:25Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është shprehur se të dielën, ditën që do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend, do të vijë në Tiranë për të votuar për Partinë Socialiste.
-
Thirrja shokuese që nxiste dhunë, hetohet në gjendje të lirë Xhelal Mziu
23 Prill 2021, 12:13 -
Veliaj në Petrelë: Vazhdo rri i djathtë, por më 25 Prill voto Partinë Socialiste
23 Prill 2021, 11:59Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë. bAi tha se prindërit do duan të sjellin fëmijët e tyre në këtë shkollë, e cila është padyshim një ndër më të bukurat në vend.
-
'Ditë e bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqet' Basha takim në Shkodër: Nga këtu do të nisë fitorja e ditës së dielë (VIDEO)
23 Prill 2021, 11:57Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit më 25 prill, Basha tha se ditën e diel do të sjellim fitoren më të madhe dhe më të bukur, sepse do jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve
-
Tragjikomedia e Maqellarës, për të zhurmuar vrasjen e Elbasanit, në makinë familjari i ish-deputetit të LSI-së
23 Prill 2021, 11:52Ka dy ditë që opozita dhe qarqet pranë saj po bëjnë zhurmë për incidentin e Maqellarës, ku sipas tyre, janë kapur njerëz që donin të blinin vota për Partinë Socialiste.
-
Xhelal Mziu thirrje për vrasje, Rama: Kush vjen në pushtet duke vrarë, vret edhe në qeverisje! Yuri Kim: 'Elbasani' s'mund të justifikohet e të përsëritet, fund grupeve me armë
23 Prill 2021, 11:42Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për deklaratën e Xhelal Mziut i cili tha se të gjithë ata që janë të dyshuar për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani në Elbasan, që u vra nga shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Arbër Paplekaj, i cili është pjesë e grupit që PD pretendon se ka ngritur për mbrojtjen e votës
-
'Medalje e Artë' për gjimnazistë me rezultate të shkëlqyera, Rama: Është një shenjë e forcës që keni ju brenda
23 Prill 2021, 11:36Ditën e sotme është zhvilluar në kryeministri ceremonia e dhënies së 'Medaljes së Artë' për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera
-
-
-
LSI ankimoi vendimin e Komitetit të Ekspertëve, Gjykata Administrative shpall moskompetencën! Mbetet në fuqi karantina për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut
23 Prill 2021, 10:53Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencën për kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anulimin e vendimit të komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen 2 javore të karantinës për qytetarët të cilët vijnë në Shqipëria nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia
-
Nis vaksinim i 60 mijë punonjësve të fasonerive, Rama: E rëndësishme është të kemi mirë gratë, burrat pastaj të shohin e të bëjnë (VIDEO)
23 Prill 2021, 10:50Sot ka nisur vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me material porositës, teksa janë kryer më shumë se 380 mijë vaksinime në të gjithë vendin
-
‘Takimi i djeshëm i Tiranës, i jashtëzakonshëm’, Kryemadhi shpërndan videon dhe i bën thirrje qytetarëve: Më 25 prilli votoni LSI, ndryshimi ka ardhur
23 Prill 2021, 10:43Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një videomesazh falënderues për të gjithë qytetarët që ditën e djeshme ishin të pranishëm në takimin përmbyllës të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë.
-
Rama publikon videon: O miq tropojanë që s'jeni tropojsa, zgjidhni punën dhe jo dhunën! Ata që i votuat 30 vjet veç sherrin u keni parë
23 Prill 2021, 10:43Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se si ka ndryshuar gjatë kohës që mazhoranca ka qenë në pushtet.